22 November 2026, 16:36
Nga DOSJA
PORTUGALI - Marc Marquez ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e MotoGP. Piloti i Ducatit është shpallur kampion bote për herë të tetë në kategorinë më të lartë të garave me motorë, duke regjistruar titullin e dhjetë botëror në karrierën e tij.
Spanjollit i mjaftoi vendi i tetë në Çmimin e Madh të Portugalisë, në Portimao, për të siguruar matematikisht kurorën, pa pasur nevojë të varej nga rezultatet e rivalëve. Pas përfundimit të garës, festa shpërtheu në kampin e Ducatit, me përqafime, lot gëzimi dhe emocione të mëdha.
Momenti më special erdhi gjatë ceremonisë së festimit, kur në skenë u shfaq Giacomo Agostini. Legjenda italiane, fitues i 15 titujve botërorë, i dhuroi Marquezit një kaskë të artë speciale për të përkujtuar arritjen e tij të dhjetë në karrierë.
I emocionuar nga triumfi, piloti spanjoll nuk i fshehu ndjenjat dhe kujtoi periudhën e vështirë që kishte kaluar përpara se të rikthehej në majën e këtij sporti.
"Nuk e di ku jam, por di vetëm se jam shumë i lumtur. Po festojmë historinë. E di sa shumë kam vuajtur dhe e di se tifozët e mi kanë besuar shumë tek unë edhe në mes të sezonit", u shpreh Marquez.
Ai theksoi se nuk ishte dorëzuar asnjëherë dhe kishte vazhduar të punonte për t'u përmirësuar, duke shtuar se ky titull kishte një domethënie të veçantë.
"Vazhdova të shtyja përpara, duke dhënë gjithçka nga vetja dhe duke u përpjekur të bëhesha më i mirë. Thashë se titulli i vitit të kaluar më kishte bërë të ndihesha në paqe me veten, por ky është për të gjithë tifozët. Faleminderit të gjithëve, ky titull është për ju", përfundoi kampioni spanjoll.
Një titull i dhjetë, një helmetë e artë nga një prej legjendave më të mëdha të motoçiklizmit dhe një tjetër konfirmim se Marc Marquez mbetet një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e këtij sporti.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 16:22
Gëzimi i Fermin Lopez dhe Joao Cancelo
SPANJE - Barcelona dhuroi një tjetër mbrëmje plot emocione, duke përmbysur një disavantaz...
Sport
22 November 2026, 15:31
VORE - Java e 12-të e Abissnet Superiores është mbyllur me një barazim pa gola. Vora dhe Tirana u ndanë në shifrat 0-0, në nj...
Sport
22 November 2026, 15:14
ITALI - Cili është Juventusi i vërtetë? Ai i pjesës së parë, i ngadaltë, pa ide dhe i paaftë të gjente hap&eum...
Sport
22 November 2026, 15:00
SPANJE - 22 nëntori është një datë e veçantë për Barcelonën. Pikërisht një vit më parë, kata...
Sport
22 November 2026, 14:30
BRAZIL - Dy emra të mëdhenj të futbollit botëror do të rikthejnë kujtimet e së kaluarës në një takim të ...
Sport
22 November 2026, 14:00
ANGLI - Roman Abramovich nuk e ka mbyllur ende plotësisht kapitullin e tij me Chelsea. Katër vite pas shitjes së klubit londinez te konsorciumi ...
Sport
22 November 2026, 13:30
Vitor Bruno në stolin e Anderlehtit
BELGJIKE - Anderlechti mund të pësojë një humbje të papritur në tavolinë, pavar&eu...
Sport
22 November 2026, 13:00
ANGLI - Real Madridi ka fituar garën për një prej talenteve më premtues të futbollit të ri. JJ Gabriel është larguar ng...
Sport
22 November 2026, 12:30
ANGLI - Mikel Arteta ka folur për të ardhmen e Kai Havertz te Arsenali, duke bërë të qartë se klubi nuk ka ndërmend të ...
Sport
22 November 2026, 12:00
RUMANI - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin rumun, në përballjen mes Dinamo Bukureshtit dhe Petrolul, ku protagonistë...