31 October 2026, 13:48
Nga E.M

FRANCË- Shkrimtari i njohur francez Michel Houellebecq ka ngritur shqetësimin e tij për normalizimin e dhunës në shoqërinë franceze duke theksuar se protestat, plaçkitjet dhe incidentet në rrugë janë kthyer në një fenomen të zakonshëm.
Gjatë një interviste ai foli për episodet e dhunës gjatë tubimeve masive, qofshin protesta, festa kombëtare apo ndeshje futbolli, Houellebecq thotë se ajo që ndodh në Francë nuk e habit më.
“Është e trishtueshme ta thuash, por francezët janë mësuar me dhunën. Prej disa vitesh, sa herë që ka një aktivitet që mbledh shumë njerëz në rrugë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një demonstratë, një festë kombëtare apo një finale futbolli, ndodhin plaçkitje. Gjithmonë. Çdo herë”, shprehet ai.
Sipas tij një nga arsyet kryesore të kësaj situate është dështimi i sistemit të drejtësisë, që ka bërë që qytetarët të mos kenë më frikë nga pasojat ligjore të veprimeve të tyre.
“Besoj se ka pasur një dështim të drejtësisë. Njerëzit kanë gjithnjë e më pak frikë se mos arrestohen. Nuk është për shkak të pakënaqësisë, por sepse nuk kanë më frikë nga policia. Mbi të gjitha, nuk kanë më frikë nga drejtësia”, thekson Houellebecq.
Një tjetër çështje që trajton shkrimtari është kontrolli social, të cilin e konsideron gjithnjë e më të pranishëm në shoqëritë moderne. të tjerëve.
“Besoj se në këtë moment ekziston një vullnet shumë i fortë për kontroll social. Këtë e pamë edhe gjatë COVID-it. Shumë njerëz ishin vërtet të kënaqur, sepse mund të përgjonin dhe të mësonin se çfarë bënin fqinjët apo familjarët e tyre, madje edhe t'i denonconin”, shprehet shkrimtari.
Një nga bindjet që thotë se e ka shoqëruar gjithmonë është edhe ideja se mirësia përbën vlerën më të lartë njerëzore. Duke iu referuar një shprehjeje të Beethovenit, Houellebecq thotë: “E vetmja epërsi që njoh është mirësia”.
Në fund, Houellebecq ka konfirmuar se se po punon për një libër të ri, por nuk pranon të zbulojë detaje. Ai thekson se procesi krijues kërkon vetmi dhe se shkrimtari duhet të ruajë distancën nga ndërhyrjet dhe reagimet e të tjerëve.
“Shkrimi ka të bëjë me vetminë. Nëse i tregon diçka dikujt, nuk mund ta ndalosh reagimin e tij dhe kjo është tepër ndërhyrëse. Shkruhet në vetmi”, përfundon Michel Houellebecq.Dosja.al
Michel Houellebecq
Art&Argëtim
31 October 2026, 09:57
E. D
Modelet e Victoria's Secret
SHBA- Në vitin 1997, Victoria's Secret bëri një lëvizje që ndryshoi marketingun e modës. Tyra Banks,...
Art&Argëtim
30 October 2026, 21:06
E.M
NEW YORK- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është shfaqur në ndarjen e çmimeve WSJ mbrëm...
Art&Argëtim
30 October 2026, 19:37
E.M
SHBA- Kim Kardashian ka ndarë një histori të veçantë nga e kaluara e saj, që e lidh me një prej ikonave më të m&...
Art&Argëtim
30 October 2026, 16:33
E.M
PARIS- Viti 2027 do të sjellë një seri koncertesh në Evropë, me disa prej emrave më të njohur të muzikës nd&e...
Art&Argëtim
30 October 2026, 16:04
E.M
LOS ANGELES- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka fituar një betejë të rëndësishme ligjore ...
Art&Argëtim
30 October 2026, 07:07
G.M
DASHI
Sot marrëdhëniet tuaja do të marrin një kthesë interesante, pasi dikush i afërt mund të shprehë ndjenja të r...
Art&Argëtim
29 October 2026, 21:17
E.M
BRITANI- Aktori i njohur britanik Patrick Stewart është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Sipas një njoftimi n&eum...
Art&Argëtim
29 October 2026, 18:33
E.M
FLORIDA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje suksesin e bashkëpu...
Art&Argëtim
29 October 2026, 17:06
E.M
SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa është përballur me një tjetër moment të pazako...
Art&Argëtim
29 October 2026, 15:36
E.M
LONDËR- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë n...