26 October 2026, 22:41
Nga E.d
Michael Martens
TIRANA- Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk përcaktohet nga qëndrimi i Edi Ramës në pushtet, por nga vullneti politik dhe funksionimi i institucioneve demokratike. I ftuar në emisionin “Ora 19” në Syri Tv, Martens theksoi se integrimi evropian nuk është çështje e një individi, por rezultat i angazhimit të një shoqërie të tërë për të përmbushur standardet demokratike.
Duke sjellë si shembull Gjermaninë dhe ish-kancelaren Angela Merkel, gazetari u shpreh se jetëgjatësia politike nuk është e vetmja masë e demokracisë, ndërsa mënyra e qeverisjes dhe respektimi i institucioneve mbeten vendimtare. Martens vlerësoi gjithashtu orientimin proevropian të shoqërive shqiptare, duke theksuar se perspektiva e anëtarësimit në BE varet nga vazhdimësia e reformave dhe ekzistenca e një shumice politike të angazhuar për integrimin.
Michael Martens: Një vend i cili ka një udhëheqës të përjetshëm do të thotë se ka ca mangësi në demokraci. Por gjithnjë varet se kur themi mjaft. Unë vij nga Gjermania, ku Angela Merkel kishte 16 vite në pushtet, pra më tepër se Edi Rama dhe më tepër se Vuçiç.
Sigurisht që stili i saj i qeverisjes ishte tërësisht ndryshe, por në fund njerëzit thjesht thanë se mjafton me kaq. Unë nuk besoj se hyrja në Bashkimin Evropian apo moshyrja në Bashkimin Evropian varet nga vetëm një politikan, por varet nga vullneti politik i bashkësisë së njerëzve.
Dhe me sa di, Kosova dhe Shqipëria janë shtetet dhe shoqëritë më pro-evropiane, dhe ndonjëherë ngjajnë se janë më tepër pro-evropiane se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, shikoni çfarë po ndodh në Francë apo në vende të tjera.
Pra, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk varet nga fakti nëse Edi Rama është apo nuk është kryeministër. Dhe ecuria e anëtarësimit të Malit të Zi nuk varet nga një apo një tjetër politikan, por varet nga strukturat demokratike, dhe në qoftë se brenda këtyre strukturave demokratike ka një shumicë e cila vepron për të arritur këtë qëllim.
Dhe në Mal të Zi kemi parë ecje përpara, në Shqipëri gjithashtu, ndoshta jo me të njëjtin progres si në Mal të Zi. Pra, anëtarësimi nuk varet nga një lider. Kushdo që thotë se varet vetëm prej tij apo prej saj jeton në shekullin e gabuar, nuk jemi në kohën e mbretërve.
Rrëzimi i Vuçiçit na mëson se edhe një udhëheqës i cili kontrollon të gjitha institucionet, ose të paktën pjesën më të madhe të institucioneve në vendin e vet, që kontrollon të gjithë median ose pjesën më të madhe të mediave, dhe i cili ka lidhje me biznesmenë të fuqishëm, nuk mund të garantojë pushtetin e tij të përjetshëm.
Çka është diçka shumë pozitive në Evropë, që do të thotë se zgjedhjet mund të sjellin ndryshime. Le të mos harrojmë se Vuçiç nuk u rrëzua me revolucion. Patjetër që protestat ishin arsyeja për këto zgjedhje të parakohshme, sepse mund të priste edhe një vit, megjithatë ai vendosi që t'i shpallte zgjedhjet më herët.
Por rrëzimi i tij ndodhi nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, të cilat nuk ishin plotësisht të drejta, por të paktën ishin plotësisht të drejta për studentët, për opozitën, për të sjellë një ndryshim./Dosja.al
Michael Martens
Politike
26 October 2026, 22:33
E.d
Michael Martens
TIRANA- Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se fajësimi i faktorëve të huaj për protestat dhe pakënaq...
Politike
26 October 2026, 22:08
E.d
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se masat e propozuara në Shqipëri për të parandaluar dhunën g...
Politike
26 October 2026, 20:41
E.d
Aulon Kalaja
TIRANA- Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj akuzave të Taulant Ballës dhe disa fa...
Politike
26 October 2026, 20:30
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar zbardhjen e plotë t&e...
Politike
26 October 2026, 19:45
E.d
Ministria e Jashtme e Shqipërisë
TIRANA- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, du...
Politike
26 October 2026, 19:37
G.M
TIRANË- Demokratët Europianë kanë kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë prot...
Politike
26 October 2026, 19:11
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar për median greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë d...
Politike
26 October 2026, 17:35
E.d
Justina Shiroka-Pula
KOSOVA- Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Parlamentin e Serbisë, me Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin si deputet&eu...
Politike
26 October 2026, 17:26
E.d
Ulsi Manja dhe Tedi Blushi
TIRANA- Protestat studentore dhe dhuna gjatë tubimeve në Tiranë janë bërë pjesë e debatit në...
Politike
26 October 2026, 17:22
G.M
Zyrtarë Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, në hollin e Kuvendit të Kosovës, s...