26 October 2026, 22:33
Nga E.d
Michael Martens
TIRANA- Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se fajësimi i faktorëve të huaj për protestat dhe pakënaqësitë qytetare është një strategji tipike e liderëve autokratë për të shmangur përgjegjësinë për gabimet e tyre. I ftuar në emisionin “Ora 19” në Syri Tv, ai komentoi situatën politike në Shqipëri dhe zhvillimet në rajon.
Martens theksoi se protestat burojnë nga pakënaqësia e vetë qytetarëve dhe nuk mund të shpjegohen me pretendime për ndërhyrje të jashtme. Ai solli si shembull Serbinë, ku presidenti Aleksandër Vuçiç ka fajësuar vende të huaja për protestat kundër tij.
Martens u shpreh se ashtu si në Serbi, edhe në Shqipëri qytetarët janë ata që vendosin të kërkojnë ndryshim kur ndiejnë se pushteti nuk u përgjigjet më shqetësimeve të tyre. Gazetari gjerman nënvizoi gjithashtu rëndësinë e shoqërive të forta demokratike, të cilat kanë mundësinë të ndryshojnë drejtimin politik të vendeve të tyre përmes zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes qytetare.
Michael Martens: Martens kundërshtoi deklaratat se protestat mund të jenë rezultat i ndërhyrjeve të huaja, duke theksuar se është vetë shoqëria ajo që vendos të kërkojë ndryshim kur pakënaqësia ndaj pushtetit arrin një pikë të caktuar.
Kemi dy diktatura që është Bjellorusia dhe Rusia në Evropë, kemi Turqinë, që është një sistem autokratik, ose në qoftë se doni mund ta quani dhe diktaturë, sepse futen në burg kundërshtarët politikë.
Por nga ana tjetër ka vende të vështira të cilat kanë mangësi të mëdha si Serbia, si Shqipëria, si Mali i Zi më përpara kur mbështetej Gjukanoviç. Megjithatë, ka shoqëri të cilat mund të sjellin një ndryshim dhe unë shpresoj që shoqëria të vazhdojë ta sjellë këtë ndryshim në Evropë.
Dhe në Evropë të vazhdojmë të kemi sisteme që edhe kur gjërat për disa vite mund të mos shkojnë mirë, shoqëritë të jenë të fuqishme demokratikisht dhe nëpërmjet zgjedhjeve të ndryshojnë fatet e tyre.
Është loja tipike e një autokrati. Vuçiç thoshte se Kroacia ose Gjermania ose forca të tjera janë mbrapa protestave kundër tij. Dhe kur e kam intervistuar një herë, i kam thënë: ‘A keni mundësinë që tani lexuesve të gazetës sime t'u thoni se kush është mbrapa këtyre protestave? Unë nuk do t'ju ndërpres, por do ta botoj përgjigjen tuaj. Më thoni konkretisht, kush qëndron mbrapa protestave ndaj jush?’.
Dhe në fakt nuk mora asnjë përgjigje. Sepse nuk ka asnjë institucion, nuk ka asnjë shërbim sekret që të jetë duke organizuar protestat në Beograd. Dhe do të ishte e palogjikshme të mendohej se institucione të jashtme mund të vënë në lëvizje miliona serbë që të votojnë në këtë apo në atë drejtim.
Janë vetë serbët të cilët vendosën se mjaft është mjaft... Dhe në shqip në fakt e di fjalën ‘mjaft’, sepse keni pasur dhe një organizatë të quajtur ‘Mjaft’ para shumë vitesh. Dhe kështu që njerëz vendosën që, tani mjafton, mjaft me kaq, dhe kjo nuk mund të instrumentalizohet nga të huajt.
Dhe tani populli shqiptar thotë të njëjtën gjë për institucionet e huaja. Por do të ishte qesharake ta thoshim këtë. Dhe nuk duhet të merret seriozisht, sepse vetë lëvizja ndodh prej popullit dhe fajësimi i forcave të errëta është tipike e atyre regjimeve të cilat nuk duan të pranojnë gabimet e tyre dhe duan të shpërqendrojnë vëmendjen./Dosja.al
Michael Martens
Politike
26 October 2026, 22:08
E.d
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se masat e propozuara në Shqipëri për të parandaluar dhunën g...
Politike
26 October 2026, 20:41
E.d
Aulon Kalaja
TIRANA- Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj akuzave të Taulant Ballës dhe disa fa...
Politike
26 October 2026, 20:30
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar zbardhjen e plotë t&e...
Politike
26 October 2026, 19:45
E.d
Ministria e Jashtme e Shqipërisë
TIRANA- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, du...
Politike
26 October 2026, 19:37
G.M
TIRANË- Demokratët Europianë kanë kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë prot...
Politike
26 October 2026, 19:11
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar për median greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë d...
Politike
26 October 2026, 17:35
E.d
Justina Shiroka-Pula
KOSOVA- Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Parlamentin e Serbisë, me Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin si deputet&eu...
Politike
26 October 2026, 17:26
E.d
Ulsi Manja dhe Tedi Blushi
TIRANA- Protestat studentore dhe dhuna gjatë tubimeve në Tiranë janë bërë pjesë e debatit në...
Politike
26 October 2026, 17:22
G.M
Zyrtarë Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, në hollin e Kuvendit të Kosovës, s...
Politike
26 October 2026, 16:26
E.d
Ferit Hoxha
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me ambasadorët e shteteve anët...