LIVE UPDATES
Politike

Përplasjet për protestat në Komisionin e Ligjeve/ Blushi: Po dhunoni studentët! Manja: Duhet të dënoni edhe dhunën ndaj policisë!

Ai ngriti shqetësime për përdorimin e plumbave të gomës dhe plagosjen e protestuesve, duke e cilësuar situatën si një shkelje të të drejtave të qytetarëve.

26 October 2026, 17:26 Nga E.d
Përplasjet për protestat në Komisionin e Ligjeve/ Blushi: Po
Ulsi Manja dhe Tedi Blushi

TIRANA- Protestat studentore dhe dhuna gjatë tubimeve në Tiranë janë bërë pjesë e debatit në Komisionin e Ligjeve, ku deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është përplasur me kryetarin e komisionit, Ulsi Manja. Blushi kërkoi ndërprerjen e mbledhjes dhe dorëheqjen e Manjës, duke thënë se policia ka ushtruar dhunë ndaj studentëve dhe duke kërkuar që komisioni të përqendrohej te kërkesat e protestuesve.

Gjatë fjalës së tij, Blushi deklaroi se Kuvendi nuk mund të vijojë punën normalisht, ndërsa jashtë tij zhvillohen protesta dhe qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai ngriti shqetësime për përdorimin e plumbave të gomës dhe plagosjen e protestuesve, duke e cilësuar situatën si një shkelje të të drejtave të qytetarëve.

Nga ana e tij, Ulsi Manja kundërshtoi kërkesën për ndërprerjen e mbledhjes dhe deklaroi se dhuna duhet dënuar në të gjitha format e saj, si ndaj Policisë së Shtetit dhe institucioneve. Manja tha se institucionet duhet të vijojnë punën e tyre.

Kjo ndërsa kujtoi edhe përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës gjatë seancës parlamentare të 22 tetorit. A i cilësoi ato si një mesazh të gabuar për qytetarët. Në fund, Manja refuzoi të ndërpresë mbledhjen dhe njoftoi vijimin e punimeve sipas rendit të ditës.

Debati i plotë:

Blushi: Ky komision, përgjegjës për garantimin e ligjit dhe Kushtetutës, nuk mund të bëjë sikur nuk po ndodh asgjë në Shqipëri. Nuk mund të ketë punime normale të jetës parlamentare në kushtet kur ky institucion është rrethuar nga policë e banditë të paidentifikuar, me maska, pra Kuvendi është marrë peng. Dhe kjo ka ndodhur vetëm në regjimet e Pinochetit apo të Gadafit, por nuk mund të ndodhë në Shqipëri.

Së dyti, prisja nga ky komision të dënonin dhunën kriminale ndaj studentëve, thyerjen e kockave, gjakosjen me plumba gome, njëri për pak sa humbi syrin për shkak të dhunës barbare të këtij regjimi, që do ketë fundin e njëjtë me atë të Vuçiçit. Ndaj, kryetar, e di ç’keni marrë përsipër një rol për të vijuar dhe ju, jo me shkopinj dhe plumba gome, por për të vijuar shkeljen flagrante të ligjit, duke përjashtuar 6 deputetë nga parlamenti, që nuk meriton të ekzistojë më. Nuk mund të ketë parlament normal, në kushtet kur shqiptarët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Kjo duhet të jetë dhe agjenda e këtij komisioni, veçanërisht në kushte kur qeveria, sikur jam informuar nga mediat, ka ndërmend të marrë një sërë aktesh, të cilat do të certifikojnë këtë regjim gjakatar. Ndaj, zoti kryetar, ndërprisni mbledhjen, agjenda e këtij komisioni duhet të jetë vetëm kërkesat e studentëve që po rrihni. Nuk mund të ketë parlament normal, në kushte kur vendi po rrëshket drejt një diktature, drejt një junte policore ku dhuna po legjitimohet dhe po kthehet në të vetmin instrument qeverisës të kësaj mazhorance. Ndaj ndërprisni urgjent këtë mbledhje ose të diskutojmë kërkesat e studentëve dhe të mbani një qëndrim për atë dhunë që po ushtroni.

Manja: Po, shumë faleminderit, zoti Blushi, keni kërkesa të tjera?

Blushi: Kjo është kërkesa ime, jepni dhe ju dorëheqjen, si kryetar i këtij komisioni që duhet të garantojë zbatimin e ligjit.

Manja: Ka kërkesë tjetër?

Blushi: Kjo është kërkesa ime, kam vetëm një kërkesë, ato janë kërkesat e studentëve dhe të rinisë shqiptare.

Manja: Dakord, faleminderit, zoti Blushi, ditë të mbarë, javë të mbarë, mund të vazhdoni. Ditë e hënë është sot, merreni me terezi këtë punë. Puna e parë që duhet të kishit bërë ju në këtë komision, që është komisioni i ligjeve të Kuvendit i zgjedhur në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Puna e parë që duhet të kishit bërë, duhet të ishit bashkuar me ne në dënimin e dhunës mbi policinë e shtetit, mbi institucionet, mbi pronën private dhe publike, padiskutim edhe për dhunën…

Blushi: Kriminale!

Manja: Edhe për tejkalimin e dhunës, por aty ku ndahemi është se ne kërkojmë që institucionet të bëjnë punën e vet, por dhuna duhet të dënohet në çdo lloj forme, dhuna mbi shtetin është ajo që na ndan ne me ju. Ndërsa sa për rolin tim si kryetar i komisionit, por dhe si drejtues i sekretariatit për procedurat e votimit dhe etikën, është një rol që ma ka ngarkuar Kuvendi, sigurisht çdo deputet, përfshirë dhe neve, që në atë sallë dhe këtu shkel rregullat e bashkëjetesës demokratike sa i takon punës në komisione dhe seanca plenare, vetë kemi rënë dakord që të ketë dhe masa disiplinore. Dhe meqë dole këtu, ajo që ndodhi në seancën e 22 tetorit, ku deputetët e opozitës u kacafytën deri në përleshje fizike me kolegët e mazhorancës, është mesazhi më i gabuar që u përcillet qytetarëve. Dhe po të them që ajo nuk na nderon asnjërin prej nesh, kështu që unë do të sugjeroja që këtë lloj dhune që ndodhi në parlament do të duhet ta kishit dënuar, ndërsa sa për të tjerat që ju thoni, regjim etj., zoti Blushi, poshtë atje në katin e dytë është një sallë për konferencat që japin deputetët, mund të dilni atje dhe mund të vazhdoni. Dakord? Ditë të mbarë dhe javë të mbarë. Ndërkohë ne vazhdojmë me rendin e ditës, sepse në fund të fundit agjendën e integrimit, nuk ka forcë që e ndalon në Shqipëri./Dosja.al

Tedi Blushi Ulsi Manja protesta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin