26 October 2026, 19:45
Nga E.d
Ministria e Jashtme e Shqipërisë
TIRANA- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, duke përgëzuar Listën Studentore për fitoren dhe qytetarët për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor. Në reagimin e saj, ajo ka vlerësuar edhe rezultatin e Koalicionit Shqiptar në Luginën e Preshevës, ku dy mandate parlamentare janë në perspektivë, ndërsa gara për një mandat të tretë mbetet e hapur.
Ministria e Jashtme theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Ajo i bëri thirrje Beogradit të angazhohet konkretisht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe forcimin e bashkëpunimit e të stabilitetit në rajon.
Reagimi
Shqipëria përgëzon Koalicionin Shqiptar dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin në zgjedhjet parlamentare në Serbi
26 Tetor 2026
Zhvillimet në Serbi dëshmojnë rëndësinë e angazhimit qytetar dhe të votës së lirë si shprehje e vullnetit demokratik. Energjia qytetare që gjen përfaqësim përmes institucioneve është një mundësi për ndryshim, por edhe një përgjegjësi për ata që marrin besimin e qytetarëve.
Një përgëzim i veçantë shkon për Koalicionin Shqiptar dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë shënuar një rezultat të rëndësishëm në këto zgjedhje. Sipas projeksioneve paraprake, dy mandate parlamentare janë në perspektivë, ndërsa gara për një mandat të tretë mbetet e hapur. Ky përfaqësim duhet të shërbejë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, garantimin e trajtimit të barabartë dhe adresimin e shqetësimeve të tyre legjitime.
Në këtë kapitull të ri politik për Serbinë, normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Kosovës mbetet një përgjegjësi thelbësore. Shqipëria pret një angazhim konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, si dhe hapa konkretë drejt marrëdhënieve të qëndrueshme fqinjësore. Ndryshimi politik duhet të krijojë mundësi të reja edhe për paqen dhe bashkëpunimin në rajon.
Shqipëria mbetet e gatshme të bashkëpunojë me institucionet që do të dalin nga ky proces zgjedhor, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, interesave të përbashkëta dhe angazhimit për një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe të orientuar drejt së ardhmes europiane./Dosja.al
Shqipëria Serbi zgjedhje
Politike
26 October 2026, 19:37
G.M
TIRANË- Demokratët Europianë kanë kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë prot...
Politike
26 October 2026, 19:11
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar për median greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë d...
Politike
26 October 2026, 17:35
E.d
Justina Shiroka-Pula
KOSOVA- Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Parlamentin e Serbisë, me Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin si deputet&eu...
Politike
26 October 2026, 17:26
E.d
Ulsi Manja dhe Tedi Blushi
TIRANA- Protestat studentore dhe dhuna gjatë tubimeve në Tiranë janë bërë pjesë e debatit në...
Politike
26 October 2026, 17:22
G.M
Zyrtarë Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, në hollin e Kuvendit të Kosovës, s...
Politike
26 October 2026, 16:26
E.d
Ferit Hoxha
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me ambasadorët e shteteve anët...
Politike
26 October 2026, 15:55
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vish...
Politike
26 October 2026, 15:06
Izmir Akulli
Foto ilustruese
TIRANË- Protestat studentore në vendin tonë prej 13 ditësh kanë tronditur kryeministrin. Kjo pasi studentët kan&...
Politike
26 October 2026, 14:51
E. D
Nenad Rashiq
KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores s&...
Politike
26 October 2026, 13:39
E. D
SERBI- Lista Studentore ka arritur një sukses që shënon një brez, thotë Nikola Xaviereff-Weckwerth, ekspert për ç&eum...