26 October 2026, 19:37
Nga G.M

TIRANË- Demokratët Europianë kanë kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestave studentore në Tiranë, duke kërkuar hetim të pavarur për incidentin, vënien para përgjegjësisë të personave të përfshirë dhe ndalimin e përdorimit joproporcional të forcës nga policia. Sipas tyre, i riu është goditur në sy me plumb gome dhe shikimi i tij është në rrezik.
Ata kanë akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet të marrë meritat për organizimin e trajtimit mjekësor të të riut, pretendim që, sipas tyre, është kundërshtuar nga familjarët e tij. Demokratët Europianë theksojnë se kujdesi shëndetësor dhe mbrojtja e qytetarëve janë detyrime të shtetit, jo favore personale të kryeministrit, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për ngjarjen, në vend të asaj që e cilësojnë si vetëpromovim politik.
"Në Tiranë, 28-vjeçari Erjon Vishkulli u qëllua në sy nga një plumb gome i policisë. Shikimi i tij tani është në rrezik. Ne kërkojmë një hetim të pavarur, përgjegjësi dhe fundin e dhunës joproporcionale të policisë. Dhe çfarë bën Edi Rama? Përpiqet të marrë meritat personale për organizimin e trajtimit mjekësor të të riut, një pretendim që është kundërshtuar publikisht nga vetë familja e Erjonit. Zoti Rama, mbrojtja e qytetarëve është detyra juaj, jo një akt bujarie personale. Kujdesi mjekësor është një e drejtë, jo një favor nga kryeministri. Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi, jo për vetëpromovim politik në kurriz të një të riu të plagosur”, thotë deklarata./Dosja.al
Demokratët Europianë Edi Rama
Politike
26 October 2026, 19:11
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar për median greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë d...
Politike
26 October 2026, 17:35
E.d
Justina Shiroka-Pula
KOSOVA- Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Parlamentin e Serbisë, me Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin si deputet&eu...
Politike
26 October 2026, 17:26
E.d
Ulsi Manja dhe Tedi Blushi
TIRANA- Protestat studentore dhe dhuna gjatë tubimeve në Tiranë janë bërë pjesë e debatit në...
Politike
26 October 2026, 17:22
G.M
Zyrtarë Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, në hollin e Kuvendit të Kosovës, s...
Politike
26 October 2026, 16:26
E.d
Ferit Hoxha
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me ambasadorët e shteteve anët...
Politike
26 October 2026, 15:55
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vish...
Politike
26 October 2026, 15:06
Izmir Akulli
Foto ilustruese
TIRANË- Protestat studentore në vendin tonë prej 13 ditësh kanë tronditur kryeministrin. Kjo pasi studentët kan&...
Politike
26 October 2026, 14:51
E. D
Nenad Rashiq
KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores s&...
Politike
26 October 2026, 13:39
E. D
SERBI- Lista Studentore ka arritur një sukses që shënon një brez, thotë Nikola Xaviereff-Weckwerth, ekspert për ç&eum...
Politike
26 October 2026, 12:55
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka folur gjatë konferencës për mediat edhe për protestën e rini...