12 November 2026, 18:59
Nga E. D

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin në lidhje me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se ato mund të cenojnë detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe parimet themelore të sundimit të ligjit.
Me anë të një reagimit, Unioni deklaron se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze, veçanërisht sa i përket pavarësisë së gjyqësorit, mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësisë së të drejtave procedurale dhe llogaridhënies efektive. BE thekson gjithashtu se para çdo miratimi të mundshëm të ligjit duhet të zhvillohen konsultime paraprake.
“Ndryshimet ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrene shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre. Që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës. Kjo përfshin nevojën për konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës," thuhet në reagimin e BE-së.
Reagimi i Unionit vjen në prag të votimit të mundshëm të premten në Kuvend, në një kohë kur ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë nxitur kundërshtime dhe diskutime lidhur me funksionimin e Gjykatës Speciale./Dosja.al
Ligji për Specialen nesër në Kuvend zyra e be ne podgorice
Aktualitet
12 November 2026, 18:56
E.M
SHKODËR- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës p&eum...
Aktualitet
12 November 2026, 18:53
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 15 të pandehurit e dosjes së tenderit për stu...
Aktualitet
12 November 2026, 18:29
E.M
TIRANË- Protesta studentore ka vijuar ashtu si çdo ditë edhe këtë të enjte duke shënuar në këtë mënyr&...
Aktualitet
12 November 2026, 18:21
E. D
Vendburimi i naftës në Gorisht do të kalojë në duart e një kompanie pa eksperiencë në fushën e prodhimit të n...
Aktualitet
12 November 2026, 18:08
E.M
LEZHË- Një 78-vjeçare me inicialet P. K. është aksidentuar në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë pasditën e...
Aktualitet
12 November 2026, 17:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se na...
Aktualitet
12 November 2026, 17:55
E.M
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se vendi pritet të përfshihet nga reshje mesatare dhe intensive në disa...
Aktualitet
12 November 2026, 17:40
E.M
SPANJË- Një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Luka Beqiraj, i njohur edhe si Kriols, është vrarë me armë zjarri dit&eu...
Aktualitet
12 November 2026, 17:13
E. D
pamjet
SHKODËR- Janë publikuar pamjet e dhunimit të 64-vjeçarit Vladimir Bruçi në Shkodër, ngjarje e ndodhur në v...
Aktualitet
12 November 2026, 17:07
E. D
FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë...