12 November 2026, 18:53
Nga E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 15 të pandehurit e dosjes së tenderit për studimin dhe projektimin e disa komisariateve të policisë, ku zyrtarë të Ministrisë së Brendshme akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.
Nga 15 të pandehurit, vetëm dy prej tyre u dënuan me 6 muaj burg. Bëhet fjalë për Denisa Skënderajn dhe Elona Kokalarin, anëtare të njësisë së prokurimit, të cilat u shpallën fajtore për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Për pjesën tjetër të të pandehurve, gjykata vendosi dënime alternative, duke caktuar për disa prej tyre punë në interes të komunitetit, ndërsa të tjerët u dënuan me nga një vit shërbim prove.
Trupa gjykuese që shqyrtoi çështjen përbëhej nga gjyqtarja Irena Gjoka, në cilësinë e relatores, si dhe anëtarët Erion Bani dhe Etleva Deda. Po ashtu, hetimet për këtë dosje u kryen nga prokurorja Dorina Bejko. Ndërkohë, procesi ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, është veçuar nga çështja kryesore, pasi ai ka kërkuar të gjykohet me procedurën e zakonshme.
Dosja lidhet me tenderat për supervizimin e punimeve në katër komisariate policie, konkretisht në Vlorë, Komisariatin nr. 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë. Vlera e procedurave arrinte në rreth 555 mijë euro. Sipas SPAK, tenderat janë zhvilluar në kundërshtim me procedurat ligjore, me qëllim favorizimin e njërës prej kompanive pjesëmarrëse./Dosja.al
gjykata e posacme
Aktualitet
12 November 2026, 18:29
E.M
TIRANË- Protesta studentore ka vijuar ashtu si çdo ditë edhe këtë të enjte duke shënuar në këtë mënyr&...
Aktualitet
12 November 2026, 18:21
E. D
Vendburimi i naftës në Gorisht do të kalojë në duart e një kompanie pa eksperiencë në fushën e prodhimit të n...
Aktualitet
12 November 2026, 18:08
E.M
LEZHË- Një 78-vjeçare me inicialet P. K. është aksidentuar në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë pasditën e...
Aktualitet
12 November 2026, 17:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se na...
Aktualitet
12 November 2026, 17:55
E.M
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se vendi pritet të përfshihet nga reshje mesatare dhe intensive në disa...
Aktualitet
12 November 2026, 17:40
E.M
SPANJË- Një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Luka Beqiraj, i njohur edhe si Kriols, është vrarë me armë zjarri dit&eu...
Aktualitet
12 November 2026, 17:13
E. D
pamjet
SHKODËR- Janë publikuar pamjet e dhunimit të 64-vjeçarit Vladimir Bruçi në Shkodër, ngjarje e ndodhur në v...
Aktualitet
12 November 2026, 17:07
E. D
FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë...
Aktualitet
12 November 2026, 17:02
E.M
KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që ndodhen n&e...
Aktualitet
12 November 2026, 17:02
E. D
Kristian Gjoni dhe gruaja e tij
RINAS- Një biznesmen kanadez përballet me mbi 15 vjet burg në një burg në Shqipëri pasi kon...