https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Goditet grupi i “skifterëve” shqiptarë në Angli/ Grabitën 9 banesa luksoze dhe vodhën mbi 500 mijë paund, dënohen me burg disa shqiptarë (EMRAT)
Ai hynte në banesa, kontrollonte kutitë e bizhuterive dhe merrte sende me vlerë, përfshirë edhe ato që mbaheshin në kasaforta.
8 November 2026, 15:38Nga E.d
Anëtarët e grupit
ANGLI- Një shtetas shqiptar është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për nëntë vjedhje në banesa luksoze në katër qarqe të Anglisë. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Dionis Doku, i cili gjatë periudhës tetor 2025 - shkurt 2026 dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë mbi 500 mijë paund, përfshirë bizhuteri, çanta firmato dhe para të gatshme. Po ashtu, janë dënuar edhe bashkëpunëtorët e tij. Ata janë Dionis Hetaj, 35 vjeç, bashkë me Arben Cukën, 31 vjeç.
Mediat britanike shkruajnë se shqiptari u identifikua nga policia britanike pasi la gjurmë ADN-je në disa prej skenave të vjedhjeve. Sipas policisë së Kentit, Doku veproi në disa zona, përfshirë Londrën, Kentin, Surrey dhe Buckinghamshire. Ai hynte në banesa, kontrollonte kutitë e bizhuterive dhe merrte sende me vlerë, përfshirë edhe ato që mbaheshin në kasaforta.
Dionis Doku
Hetuesit arritën të lidhnin 45-vjeçarin me disa prej vjedhjeve pasi gjurmët e ADN-së të gjetura në një banesë në Sevenoaks përputheshin me provat e siguruara në disa skena të tjera krimi. Një prej provave më të rëndësishme ishte ADN-ja e gjetur në mekanizmin e spërkatjes së një shisheje dezinfektuesi antibakterial, e përdorur për pastrimin e një prej skenave të vjedhjes në Putney të Londrës. Sipas mediaave, Doku la gjithashtu gjurmë dorezash në banesën ku kreu një prej vjedhjeve, ndërsa provat biologjike e lidhën atë me shtatë ngjarje të tjera kriminale.
Nga bizhuteritë te çantat luksoze, një grabitje prej 220 mijë paundësh
Një nga vjedhjet më të mëdha u regjistrua më 5 nëntor 2025, në një banesë në Ashford, ku u morën bizhuteri, para dhe çanta luksoze me vlerë rreth 220 mijë paund. Më herët, më 13 tetor 2025, ai kishte hyrë në një banesë në Seal, pranë Sevenoaks, duke u ngjitur përmes një tubi kullimi. Sipas policisë, ai vodhi bizhuteri ndërsa pronari i banesës ndodhej në kuzhinë, në katin e poshtëm.
Vjedhjet e tjera u kryen në zona të ndryshme të Londrës dhe Anglisë juglindore. Hetimet çuan policinë te automjeti që përdorte 45-vjeçari, i cili ishte lidhur me një vjedhje të kryer më 11 shkurt 2026 në Virginia ëater, në Surrey.
Pas identifikimit të automjetit në Londër, Dionis Doku u arrestua në zonën e Ealing. Ai pranoi fajësinë për nëntë akuza për vjedhje banesash në Gjykatën e Magjistraturës në Sevenoaks. Më pas, Gjykata e Kurorës në Harroë e dënoi me tre vite e dhjetë muaj burg, më 3 nëntor 2026.
Pamje nga grabitjet
Gjatë procesit gjyqësor, disa prej viktimave kanë treguar pasojat psikologjike që vjedhjet kanë lënë te familjet e tyre. Një prej tyre deklaroi se dy fëmijët e tij vazhdonin të kishin net pa gjumë dhe kishin frikë të qëndronin vetëm në çdo dhomë të shtëpisë.
Një tjetër viktimë e përshkroi banesën si një vend që dikur ishte strehë e sigurt për familjen, por që pas ngjarjes ishte kthyer në një ambient frike dhe pasigurie. Detektivi Leo Graham, nga Policia e Kentit, deklaroi se hetuesit kishin punuar intensivisht për të identifikuar dhe ndjekur autorin, në bashkëpunim me forcat e policisë në qarqet fqinje, agjenci partnere dhe organizata ndërkombëtare./Dosja.al