21 November 2026, 11:30
Nga DOSJA
GJERMANI - Bayern Munich merr një lajm shumë të keq për Harry Kane. Sulmuesi anglez pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre muaj, pas dëmtimit të pësuar në barazimin 1-1 ndaj Kolnit në Bundesligë.
Kane u rikthye në Gjermani pas angazhimeve me kombëtaren angleze, por aventura e tij në këtë ndeshje zgjati vetëm 20 minuta. Kapiteni i Anglisë pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, u detyrua të largohej nga fusha.
Sipas drejtorit sportiv të Bayernit, Max Eberl, sulmuesi ka pësuar një këputje të sindesmozës, ndërsa raportimet e Sky bëjnë fjalë për një periudhë rikuperimi që mund të arrijë të paktën tre muaj.
Një mungesë e tillë do të ishte një goditje e madhe për Kompanyn, që humbet golashënuesin kryesor në një periudhë vendimtare të sezonit. Përveç kampionatit, bavarezët kanë përpara edhe sfida të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Tashmë drejtuesit e klubit mund të detyrohen të rishikojnë planet për merkaton e janarit, pasi zëvendësimi i një lojtari me peshën e Kane nuk do të jetë një detyrë e lehtë.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 11:15
PORTUGALI - Një episod që vështirë se mund të besohet, por që ndodhi në Kupën e Portugalisë. Mbrojtësi i Porto...
Sport
21 November 2026, 11:00
SPANJE - Jesus Owono është shfaqur për herë të parë në publik që nga tragjedia që tronditi futbollin spanjoll. Port...
Sport
21 November 2026, 10:45
SHBA - Ferrari ka përjetuar një tjetër zhgënjim në Formula 1. Kualifikueset e Çmimit të Madh të Las Vegasit rezultuan ...
Sport
21 November 2026, 10:30
Edin Terzic përshëndet Eder Sarabia para fillimit të ndeshjes në San Mamés
SPANJE - Edin Terzic doli i zhgënjyer nga humbja nd...
Sport
21 November 2026, 10:15
SHBA - Kimi Antonelli vendosi kohën më të shpejtë prej 1 minutë e 33.893 sekondash në kualifikimet për Çmimin e ...
Sport
21 November 2026, 10:00
FRANCE - Paris Saint-Germain po lë pas problemet me dëmtimet dhe Luis Enrique më në fund mund të punojë me një grup pothuajse...
Sport
21 November 2026, 09:30
PARAGUAJI - Gianni Infantino merr një mbështetje të rëndësishme në garën për rizgjedhjen në krye të FIFA-s. K&...
Sport
21 November 2026, 09:00
GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge ka lëshuar një sinjal të fortë për Jamal Musialën. Anëtari i bordit mbikëqyrës t&e...
Sport
21 November 2026, 08:30
ANGLI - E ardhmja e Virgil van Dijk mbetet e paqartë. Mbrojtësi holandez i Liverpoolit ka pranuar se nuk ka marrë ende një vendim për r...
Sport
21 November 2026, 08:00
ITALI - Milani ka nisur të mendojë për merkaton e janarit. Pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale, ka zhvilluar një takim në selinë...