6 November 2026, 12:34
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se shqiptarët kanë humbur 30% të kursimeve të tyre si pasojë e rënies së euros. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se narkoshteti është një faktor me ndikim shkatërrues në ekonominë e vendit, duke akuzuar qeverinë dhe mediat pranë saj se shmangin trajtimin e kësaj problematike. Ai tha se pasojat e narkoshtetit reflektohen drejtpërdrejt në ekonominë e qytetarëve, në kursimet e tyre dhe në aktivitetin e bizneseve.
Berisha krahasoi edhe kursin e këmbimit të euros, i cili sipas tij ka zbritur nga 123.7 lekë në vitin 2020 në 96.7 lekë në vitin 2025, një rënie prej 27 lekësh. Duke u bazuar në këtë diferencë, kreu i PD-së nënvizoi se kursimet në euro të qytetarëve janë zhvlerësuar me rreth 236 miliardë lekë.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë, jam këtu për të folur përsëri e përsëri për një armik të egër që po gërryen në mënyrë të pamëshirë ekonominë tuaj, xhepat tuaj, sigurinë tuaj. Për një armik të egër që është dhe plazma e regjimit diktatorial autoritar në Shqipëri. Dhe ky armik është narkoshteti, për të cilin numërohen me gishtërinjtë e dorës ata që u flasin. Për të cilin mediat e qeverisë kanë moratorium për të mos e përmendur kurrë. Por, nga ana tjetër, përbën fuqinë e të keqes ndaj shqiptarëve. Kam denoncuar me qindra mijëra herë dhe do vazhdoj të denoncoj aspektet më dramatike të narkoshtetit janë pikërisht mbi ekonominë e shqiptarëve, mbi xhepat e shpiptarëve, mbi bizneset e shqiptarëve. Atë që mediat në Shqipëri në tërësi e fshehin, atë që në tërësi politikanët nuk guxojnë ta shqipërojnë, apo gazetarët, përveç ndonjë gazetari trim dhe guximtar, ai në fakt është faktori me fuqi të verbër shkatërruese mbi shqiptarët.
Unë do t’u njoh ju sot me të dhënat e pasojave katastrofike të narkoeurove që trafikantët e lidhur me qeverinë sjellin në Shqipëri me vagona, me kontejnerë, me avionë, me mikrobusë dhe mjete të tjera. Kam zgjedhur për këtë së pari kursimet. Në vitin 2020, qytetarët shqiptarë si individë kishin të depozituar 965 milionë euro. Në vitin 2025, këto depozita kanë arritur në 2 miliardë euro. Kursi i këmbimit në lekë në vitin 2020 ishte 123.7 lekë për euro. Kursimi i këmbimit në vitin 2025 ra në 96.7 lekë për euro. Pra ra me 27 lekë. Çfarë pësuan kursimet? Kursimet në euro nga viti 2020 deri në vitin 2025 janë zhvlerësuar 236 miliardë lekë. Shqiptarët, që me të drejtë, duke e konsideruar euron si monedhë më të çmuar dhe më të palëvizshme, kanë depozituar paratë e tyre në euro në banka dhe kanë pësuar një humbje të tmerrshme prej 236 miliardë lekë. Imagjinoni, qindra mijëra shqiptarë kanë humbur vetëm nga ky kurs rreth 30 përqind të kursimeve. Nuk po ndalem tek depozitat e tjera, u mora vetëm me depozitat e individëve," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
6 November 2026, 12:32
E. D
Marleen Monster
KORÇË- Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike ...
Politike
6 November 2026, 12:25
E. D
Erald Kapri dhe Ermal Nufi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është përballur me pyetjet e deputetit të opozitës, Erald K...
Politike
6 November 2026, 12:21
I.A
Mbledhja
TIRANË- Deputeti i opozitës, Erald Kapri, është përplasur me kreun e Komisionit për Çështjet e Brendshme dh...
Politike
6 November 2026, 12:17
E. D
Ina Zhupa dhe Erion Malaj
TIRANË- Gjobitja e qytetarëve që marrin pjesë në protesta është bërë shkak pë...
Politike
6 November 2026, 11:59
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin Enea Karakaçi dhe drejtorin e ARRSH-së, Ami Kozeli, inspektuan sot punimet në ...
Politike
6 November 2026, 11:42
E.M
TIRANë- Ish- presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për Progres- raportin e KE-së...
Politike
6 November 2026, 11:28
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se ka depozituar në Gjykatën Ku...
Politike
6 November 2026, 10:27
E.d
TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ka ndarë tre prioritetet kryesore për forcimin e marr&eum...
Politike
6 November 2026, 10:07
E. D
Milojko Spajiç dhe Edi Rama
TIRANË- Gazeta franceze, L’EXPRESS shkruan se Shqipëria dhe Mali i Zi i kanë kërkuar NATO-s...
Politike
6 November 2026, 09:45
E. D
TIRANË- Tirana do të mirëpresë më 25 dhe 26 nëntor 2026 edicionin e dytë të Konferencës së Investi...