6 November 2026, 12:17
Nga E. D
Ina Zhupa dhe Erion Malaj
TIRANË- Gjobitja e qytetarëve që marrin pjesë në protesta është bërë shkak për debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, kundërshtoi vendosjen e gjobave ndaj protestuesve, duke e cilësuar këtë praktikë si një formë presioni ndaj qytetarëve.
Ajo theksoi se e drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta dhe askush nuk mund t'ua kufizojë qytetarëve zgjedhjen e vendit ku dëshirojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre. Zhupa deklaroi se gjobat e vendosura ndaj protestuesve do të rrëzohen në gjykatë, ndërsa akuzoi qeverinë se po përdor ndëshkimet financiare si mjet për të frenuar protestat.
Nga ana tjetër, deputeti socialist Erion Malaj tha se e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet duke respektuar rregullat dhe ligjet në fuqi. Ai theksoi se liria e një individi nuk duhet të cenojë të drejtat e qytetarëve të tjerë dhe funksionimin normal të qytetit. Sipas Malajt, protestat janë të pranueshme në një demokraci, por bllokimi i rrugëve dhe cenimi i jetës së përditshme të banorëve nuk mund të justifikohen nga interesat e një grupi qytetarësh.
Debati u shoqërua me replika të forta mes dy deputetëve. Zhupa këmbënguli se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin vetë vendin e protestës, mjafton të njoftojnë autoritetet përkatëse, në mënyrë që policia të marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut. Ndërsa Malaj ritheksoi se protesta duhet të zhvillohet brenda kufijve të përcaktuar nga ligji, duke nënvizuar se liria për të protestuar nuk duhet të kthehet në pengesë për pjesën tjetër të shoqërisë.
Pjesë nga debati:
Ina Zhupa: Ndryshe nga çdo vend tjetër europian, ju keni arritur të gjobisni protestuesit. Këto janë të gjitha gjobat që ju keni vënë, te rruga para Ministrisë së Arsimit, thotë këtu. Nuk ka nevojë të marrë njeri leje për të protestuar. Asnjë lek nuk do të merrni nga këto gjoba, se janë antikushtetuese. Kjo është fletë lavdërimi, jo gjobë, do të vendosen në korniza, sepse të gjitha do t’i rrëzojë gjykata. Ky është thjesht një mjet represioni frikacak, harrojini se i trembni qytetarët me këto rroga. Ku do të protestojnë njerëzit, majë çatisë? Në rrugë do të protestojnë. Edhe komunizmi në bulevard u rrëzua. Çdo shqiptar ka të drejtën për të protestuar, ju ose i dhunoni ose i gjobitni. Kokërr leku s’keni për të marrë nga këto gjoba.
Erion Malaj: Ajo që dimë të gjithë, përfshirë botën perëndimore që ju përmendët, është që çdo protestë është e lirë, por duke ruajtur ato rregulla dhe ligje që përcaktojnë mënyrën si protestohet. Ka muaj të tërë që protestohet, problem u bë dhuna. Për sa i përket gjobave, ju e dini që ky qytet ka kohë që nuk funksionon si duhet, qyteti banohet nga qindra mijëra banorë dhe nuk ka të drejtë askush të marrë peng rrugët e qytetit. Të protestohet, patjetër, por me rregullat që i takojnë.
Unë kam një sugjerim, të ketë një opozitë të shëndoshë në një demokraci është e rëndësishme, por të ketë opozitë opozitës, unë nuk e kam parë akoma. Ata qytetarë që janë gjobitur, ju siguroj që nuk ju lejojnë juve fare të shkoni në protestë. Mbrohen vetë ata, s’kanë nevojë për ju. Patjetër që nuk më vjen mirë nëse qytetarët gjobiten, por duhet që çdokush ka limit deri ku shkon liria e tij dhe nuk mund të merret peng një qytet, për interesa, qoftë për 50, 500 apo 5000 vetëve.
Ina Zhupa: Zoti Malaj, as ju vetë nuk i besoni këto që po thoni, sepse ju mjafton kultura juridike që keni për të kuptuar që e drejta për të protestuar është kushtetuese, për të kuptuar që është e drejta e tij të zgjedhë vetë vendin ku do të protestojë, dhe detyra e tij e vetme është të njoftojë ku do të protestojë që policia të marrë masa për të devijuar trafikun. Nuk ndodh askund që cakton shteti vendin se ku do të protestojnë qytetarët, siç thoshte Gonxhja dje, shkoni protestoni në sheshin Skënderbej, sikur jemi në koncert, jo mo zotëri. Ju vërtet keni krijuar diktatorin, po qytetarët nuk i trajtoni dot si qytetarë të një diktature, sepse kanë zgjedhur që të jenë në demokraci. Dhe këta qytetarë protestojnë ku ta shohin të arsyeshme, kjo është e drejtë kushtetuese./Dosja.al
Ina Zhupa erion malaj Debate te Komisioni i Turizmit
Politike
6 November 2026, 11:59
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin Enea Karakaçi dhe drejtorin e ARRSH-së, Ami Kozeli, inspektuan sot punimet në ...
Politike
6 November 2026, 11:42
E.M
TIRANë- Ish- presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për Progres- raportin e KE-së...
Politike
6 November 2026, 11:28
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se ka depozituar në Gjykatën Ku...
Politike
6 November 2026, 10:27
E.d
TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ka ndarë tre prioritetet kryesore për forcimin e marr&eum...
Politike
6 November 2026, 10:07
E. D
Milojko Spajiç dhe Edi Rama
TIRANË- Gazeta franceze, L’EXPRESS shkruan se Shqipëria dhe Mali i Zi i kanë kërkuar NATO-s...
Politike
6 November 2026, 09:45
E. D
TIRANË- Tirana do të mirëpresë më 25 dhe 26 nëntor 2026 edicionin e dytë të Konferencës së Investi...
Politike
6 November 2026, 08:29
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër...
Politike
5 November 2026, 21:22
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar për herë të parë zhvillimet politike në SHBA pas humbjes s&...
Politike
5 November 2026, 20:15
E.d
Edi Rama
Teksa protestat e muajve të fundit kulmuar nga ato të dhunshmet të Tetorit, kanë prodhuar shpenzimin e shumë energjive nga m...
Politike
5 November 2026, 19:49
G.M
Pamje
TIRANA- Shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2027 në Komisionin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate mes kr...