6 November 2026, 12:21
Nga I.A
Mbledhja
TIRANË- Deputeti i opozitës, Erald Kapri, është përplasur me kreun e Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bledi Çuçi, gjatë diskutimeve për shoqërinë shtetërore KAYO dhe hetimin e SPAK. Kapri akuzoi qeverinë se po përdor argumentin e sigurisë kombëtare për të justifikuar veprimet e saj, ndërsa iu referua hetimit të SPAK për KAYO-n dhe drejtuesit e saj.
Ai deklaroi se opozita u beson institucioneve të drejtësisë dhe jo garancive të ministrave, duke shtuar se nuk mund të jesh njëkohësisht patriot dhe hajdut. Deklarata shkaktoi reagimin e socialistit Bledi Çuçi, i cili i kërkoi Kaprit të tërhiqte fjalën, duke argumentuar se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim gjykate të formës së prerë.
Pjesë nga debati:
Erald Kapri: Sa keni parashikuar të që të bëni kontrata me Kajon vitin e ardhshëm? A mund të na jepni një shifër? Ndërkohë që Kajo dhe drejtuesit e saj janë në hetim nga SPAK. Pjesa tjetër zoti ministër, duke e cilësuar akuzat për trafik edhe si anti kombëtare, tani më fal, garancitë tuaja dhe të kryeministrit, kemi parë që kanë përfunduar që edhe kreu i SHISH të dalë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Dakord. Dhe garancitë tuaja, sipas të cilës çdo dyshim, çdo akuzë që hedh opozita, juve ju duket anti kombëtare, ndërkohë që ne na ka rënë shteti këtu, nuk mund të talleni në këtë formë. Sepse mund të jepni garanci sot, por po provohet e kundërta. Mes jush dhe prokurorisë ne besojmë prokurorinë. Ju thoni po bëjmë kontrata për ushtrinë, jemi patriotë, po blejmë armë, ndërkohë prokuroria po thotë keni anashkaluar ligjin për të vjedhur. Nuk mund të jesh dhe patriot dhe hajdut njëkohësisht.
Bledi Çuçi: Këto akuza janë të tepërta, mos abuzo me të drejtën e fjalës. Tani, e para punës besohet drejtësia, nuk besohet as prokuroria dhe as media sociale, apo thashetheme i kafes. Besohet drejtësia në fund me vendim gjykate të formës së prerë. Ajo është që besohet në shtet, në shtet demokratik dhe modern siç është Shqipëria. Të lutem shumë tërhiqe mbrapsht fjalën hajdut se këtu nuk mund të përdorim këto fjalë me kolegë, me njëri-tjetrin. Ndërsa nëse ka abuzime me buxhetin e shtetit, ka ku të vërtetohen. Këtu përgjigjen e more shumë mirë nga ministri, edhe për gjëra që nuk lidhen me buxhetin./Dosja.al
Erald Kapri Bledi Çuçi
Politike
6 November 2026, 12:17
E. D
Ina Zhupa dhe Erion Malaj
TIRANË- Gjobitja e qytetarëve që marrin pjesë në protesta është bërë shkak pë...
Politike
6 November 2026, 11:59
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin Enea Karakaçi dhe drejtorin e ARRSH-së, Ami Kozeli, inspektuan sot punimet në ...
Politike
6 November 2026, 11:42
E.M
TIRANë- Ish- presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për Progres- raportin e KE-së...
Politike
6 November 2026, 11:28
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se ka depozituar në Gjykatën Ku...
Politike
6 November 2026, 10:27
E.d
TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ka ndarë tre prioritetet kryesore për forcimin e marr&eum...
Politike
6 November 2026, 10:07
E. D
Milojko Spajiç dhe Edi Rama
TIRANË- Gazeta franceze, L’EXPRESS shkruan se Shqipëria dhe Mali i Zi i kanë kërkuar NATO-s...
Politike
6 November 2026, 09:45
E. D
TIRANË- Tirana do të mirëpresë më 25 dhe 26 nëntor 2026 edicionin e dytë të Konferencës së Investi...
Politike
6 November 2026, 08:29
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër...
Politike
5 November 2026, 21:22
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar për herë të parë zhvillimet politike në SHBA pas humbjes s&...
Politike
5 November 2026, 20:15
E.d
Edi Rama
Teksa protestat e muajve të fundit kulmuar nga ato të dhunshmet të Tetorit, kanë prodhuar shpenzimin e shumë energjive nga m...