LIVE UPDATES
Politike

"Dhuna në protesta na ka shokuar"/ Ambasadorja holandeze: Më shumë vëmendje për lirinë e medias

Monster vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit europian, por theksoi se mbeten ende fusha që kërkojnë angazhim dhe vëmendje më të madhe, veçanërisht liria e medias dhe e shprehjes. Sipas saj, këto çështje kërkojnë jo vetëm përmirësime në aspektin ligjor, por edhe zbatim konkret në praktikë, përfshirë rolin e sistemit gjyqësor në garantimin e lirisë së medias.

6 November 2026, 12:32 Nga E. D
"Dhuna në protesta na ka shokuar"/ Ambasadorja holandeze: Më
Marleen Monster

KORÇË- Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore në vend, duke shprehur shqetësimin e palës holandeze për dhunën e shfaqur gjatë protestave qytetare. Duke folur për mediat nga Korça, pas një takimi me përfaqësues të organeve ligjzbatuese, ku në fokus ishte liria e medias, diplomatja u ndal te raporti i progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit të së drejtës.

Monster vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit europian, por theksoi se mbeten ende fusha që kërkojnë angazhim dhe vëmendje më të madhe, veçanërisht liria e medias dhe e shprehjes. Sipas saj, këto çështje kërkojnë jo vetëm përmirësime në aspektin ligjor, por edhe zbatim konkret në praktikë, përfshirë rolin e sistemit gjyqësor në garantimin e lirisë së medias.

Duke folur për protestat kundër korrupsionit, ambasadorja nënvizoi se ato janë një e drejtë themelore e qytetarëve dhe një tregues i tensioneve që ekzistojnë në shoqëri. Megjithatë, ajo bëri një dallim të qartë mes protestës paqësore dhe akteve të dhunës. Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe mbështetjes së Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, diplomatja kujtoi se Holanda ndjek një qasje të bazuar në tri parime: të qenit strikte, e drejtë dhe e angazhuar.

Ajo theksoi se vendi i saj do të vijojë të mbështesë procesin e integrimit europian të Shqipërisë përmes mekanizmave dhe mundësive që ka në dispozicion. Në lidhje me shtetin e së drejtës, Monster vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria, veçanërisht reformën në drejtësi, e cila sipas saj ka hyrë në një fazë të re, atë të konsolidimit. Megjithatë, ajo nënvizoi se sfida kryesore mbetet zbatimi i reformave në praktikë dhe përmbushja deri në fund e angazhimeve të marra.

Pjesë nga intervista për mediat: 

Pyetje: Cili është opinioni juaj për vlerësimin e Komisionit Europian për lirinë e medias?

Ambasadorja Marleen Monster: Sikundër ndoshta keni parë dhe keni dëgjuar në lidhje me raportin e progresit, ai shënon shumë nota pozitive për të cilat Shqipëria ka bërë progres. Megjithatë, njëkohësisht evidentohen edhe shumë çështje që kërkojnë ende vëmendje dhe punë. Një prej tyre është çështja e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes. Kjo është një nga temat për të cilat ne jemi sot këtu në Korçë, për të parë se si liria e medias mund të adresohet nëpërmjet sistemit gjyqësor. Prandaj jam shumë e kënaqur që ndodhem në Korçë për të diskutuar mbi këto çështje.

Pyetje: Si e shihni luftën kundër korrupsionit dhe faktin që studentët dhe qytetarët po protestojnë kundër tij?

Ambasadorja Marleen Monster: Sikurse e dini, Holanda është një nga vendet anëtare që ka një qasje të përqendruar në tri pika kryesore: të qenit strikt, i drejtë (fair) dhe i angazhuar. Një nga gjërat që përpiqemi të bëjmë është të vazhdojmë të mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, përmes mundësive që kemi në dispozicion. Kjo është ajo që na mban të angazhuar në këtë çështje.

Pyetje: Çfarë mund të bëjë Shqipëria më mirë për shtetin e së drejtës?

Ambasadorja Marleen Monster: Unë mendoj se Shqipëria tashmë ka nisur një sërë reformash, siç është, për shembull, reforma në drejtësi, e cila ka arritur tashmë në një fazë të re, atë të konsolidimit. Besoj se kjo ka të bëjë jo vetëm me atë që është shkruar në letra, por edhe me zbatimin e saj në praktikë dhe me qëndrimin deri në fund të angazhimeve të marra në kuadër të këtyre reformave.

Pyetje: Cili është mesazhi juaj për protestat?

Ambasadorja Marleen Monster: Protestat na treguan se ka një lloj tensioni në shoqërinë shqiptare, sepse përndryshe njerëzit nuk do të kishin dalë për të protestuar. Megjithatë, ne i qëndrojmë mendimit se protestat janë në rregull dhe përbëjnë një të drejtë themelore. Por dhuna është diçka që na ka shokuar dhe na ka surprizuar./Dosja.al

Marleen Monster Ambasadorja e Holandës në Shqipëri korce

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin