Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
“Fol me Kryeministrin”/ Rama prezanton platformën e re të komunikimi me qytetarët: Një urë komunikimi e hapur 24 orë për ju (VIDEO)
Kryeministri theksoi se përmes kësaj hapësire synohet të krijohet një mundësi për shkëmbimin e lirë të informacionit dhe opinioneve, në një moment kur komunikimi me studentët vjen pas protestave dhe tensioneve të fundit.
6 November 2026, 13:52Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën online “Fol me Kryeministrin”, ku sipas tij, studentët dhe të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të komunikojnë drejtpërdrejt me të. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se platforma është tashmë funksionale, duke e cilësuar atë si një urë të re komunikimi, e hapur 24 orë në ditë.
Kryeministri theksoi se përmes kësaj hapësire synohet të krijohet një mundësi për shkëmbimin e lirë të informacionit dhe opinioneve, në një moment kur komunikimi me studentët vjen pas protestave dhe tensioneve të fundit. Ai nënvizoi se teknologjia ofron një mundësi të rëndësishme për të zhvilluar dialogun, duke ftuar studentët dhe qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj nisme.
“Bukur, faqja është gati. Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet, kur vijmë nga një sfond protestash, përshkallëzimesh, dhune, presioni, kërcënimi, përpjekjesh për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju. Një urë funksionale, një urë e hapur 24 orë, një urë ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit edhe të opinioneve që shkëmbehen dhe kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë, sepse besoj që më herët se vonë do të shkrihen dhe akujt e vendosur artificialisht nga ata të cilët mendojnë se mund t’i imponohen shoqërisë, mund t’i imponohen bashkëjetesës demokratike, mund t’i imponohen të gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej tyre dhe ndërkohë ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia. E keni në kompjuter, e keni në pasqyrën e celularit. Mirë se vini në “Dialog," tha Rama./Dosja.al