27 October 2026, 18:25
Nga E.M

FRANCË- Qeveria franceze ka shqyrtuar mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale në disa zona të caktuara pas protestave të zhvilluara të shtunën e kaluar. Qëllimi është pengimi i organizimit dhe koordinimit të protestuesve përmes platformave online.
Gjatë javës para 24 tetorit, Ministria e Brendshme franceze zhvilloi bisedime me kompanitë e telekomunikacionit për të gjetur mënyra se si mund të kufizohej përdorimi i rrjeteve sociale ose i internetit celular në zona të caktuara, me synimin për të parandaluar organizimin e trazirave.
Çështja mori më shumë rëndësi pasi kryeministri francez, Sébastien Lecornu, u kërkoi operatorëve të telekomunikacionit të përgatiteshin për kufizimin e aksesit në disa platforma, përfshirë rrjetin social amerikan X. Kjo kërkesë u bë e njohur përmes një letre të publikuar nga media franceze “Blast”.
Sipas raportimit, përfaqësuesit e zyrës së kryeministrit, Ministrisë së Teknologjisë dhe Ministrisë së Brendshme nuk e mohuan ekzistencën e kësaj letre.
Një tjetër mundësi e shqyrtuar ishte çaktivizimi i funksioneve të ndarjes së vendndodhjes, me qëllim parandalimin e grumbullimeve të organizuara të personave që mund të mos njiheshin me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme franceze bëri të ditur se gjatë protestave mbarëkombëtare të së shtunës u arrestuan mbi 1.300 persona, ndërsa 53 pjesëtarë të forcave të sigurisë mbetën të plagosur.
Megjithatë, sindikatat dhanë shifra më të larta, duke vlerësuar pjesëmarrjen në afro 800 mijë protestues në shkallë kombëtare dhe 250 mijë në kryeqytet./Dosja.al
Ministria e Brendshme franceze
Bota
27 October 2026, 18:14
G.M
pamje
SHBA- Forcat amerikane kanë kryer një sulm ndaj një motoskafi të dyshuar për transportimin e lëndëve narkotike në...
Bota
27 October 2026, 18:11
G.M
Gandhi Eisenkot
IZRAEL- Partia e Gandhi Eisenkot ka kundërshtuar kërkesën e Likud-it për të zgjatur orarin e votimit në zgjedhje...
Bota
27 October 2026, 18:08
E.M
SERBI- Ish-presidenti Aleksandar Vuçiç pohoi në një tubim në selinë e Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) se mb&e...
Bota
27 October 2026, 18:00
E.M
NIGERI- Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave ka njoftuar se bilanci i viktimave nga sulmi i armatosur në fshatin Binnari, në ver...
Bota
27 October 2026, 18:00
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Gara parlamentare në Izrael është shoqëruar me akuza për mashtrim zgjedhor, arrestime të personave t&...
Bota
27 October 2026, 17:54
E.d
Pamje
KINA- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vizituar qytetin kufitar kinez Dandong, duke kaluar përmes urës s&eum...
Bota
27 October 2026, 17:51
E.M
ITALI- Sistemi i email-eve të Dhomës së Deputetëve në Itali janë hakeruar duke u lexuar kështu mesazhet e të paktë...
Bota
27 October 2026, 17:50
G.M
Melania Trump
SHBA- Armëpushimi lokal mes Rusisë dhe Ukrainës është zgjeruar përtej qytetit të Oleskit, në rajonin e K...
Bota
27 October 2026, 17:42
E.M
ITALI- Hetimet e autoriteteve italiane mbi trazirat që tronditën qendrën e qytetit të Milanos më 17 dhe 18 tetor po zhvillohen në...
Bota
27 October 2026, 17:29
E.d
María Corina Machado
VENEZUELA- Liderja e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado, &e...