23 November 2026, 11:08
Nga E.M

KOSOVË- Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ishte e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Djali i tij, Altin Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj familjes gjatë kësaj periudhe. Ndër të tjera ai njoftoi se edhe babai i tij është mirë me shëndet.
“Vizita ka qenë shumë e mirë, ka pas nevojë. Ka qenë shkaku i gjendjes së nënës që i falënderoj gjithë që na kanë mbështetur, gjithë qytetarët. Edhe babai ishte mirë me shëndet”, tha Krasniqi.
Jakup Krasniqi qëndroi katër ditë në Kosovë për arsye humanitare, përpara se të kthehej sërish në Hagë. Dhomat e Specializuara të Kosovës lejuan vizitën për “arsye të forta humanitare” pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.
Gjatë katër ditëve, Krasniqi u dërgua çdo ditë për disa orë në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës për të qëndruar pranë familjes dhe bashkëshortes, ndërsa netët i kalonte në selinë e EULEX-it në Fushë Kosovë. E gjithë vizita u zhvillua nën përcjellje të rreptë të forcave të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.
Kjo ishte vizita e dytë e Jakup Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi dhe transferimi në Hagë në nëntor të vitit 2020, pas vizitës së tetorit 2024 për vdekjen e vëllait të tij, dhe vjen pas vendimit të 16 shtatorit 2026, ku ai u dënua me 25 vjet burgim në shkallën e parë./Dosja.al
Kosove
Aktualitet
23 November 2026, 11:07
E. D
TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në zonën e “Xhamllikut”,...
Aktualitet
23 November 2026, 11:06
E. D
FIER- Policia e Vlorës ka blinduar hyjen e Vlorës, pas ekzekutimit të Selami Hasanit dhe plagosjes së nipit të tij Jakup Hasanit. N&eu...
Aktualitet
23 November 2026, 10:54
E.M
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar mbi pretendimet e sulmit me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Lib...
Aktualitet
23 November 2026, 10:50
E.M
POGRADEC- Një 39-vjeçar është plagosur me thikë si pasojë e një konflikti të çastit në qytetin e Pog...
Aktualitet
23 November 2026, 10:46
E. D
FIER- Një tjetër makinë e djegur, tip "Volvo" është gjendur e djegur te rrethrrotullimi i Pojanit, pas vrasjes së Selami Hasanit ...
Aktualitet
23 November 2026, 10:43
E.M
QAFË THORE- Në aksin rrugor në Qafë Thore po punohet për pastrimin e borës dhe përmirësimin e kushteve të qarkulli...
Aktualitet
23 November 2026, 10:33
E.M
SPANJË- Një bandë hajdutësh është arrestuar në Galicia të Spanjës të cilët fshiheshin në &cced...
Aktualitet
23 November 2026, 10:33
E. D
FIER-- Selami Hasani, i njohur në Fier me nofkën “Sel Çami”, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së ...
Aktualitet
23 November 2026, 10:17
E. D
Selami Hasani
FIER- Policia e Fierit ka reaguar zyrtarisht pas vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjen së nipit tij, Jakup Hasani, i cili ësht&...
Aktualitet
23 November 2026, 10:12
E. D
Selami Hasani
FIER- Personi që shihni në foto është Selami Hasani, i cili mbeti i vrarë ditën e sotme në Fier. Përve&c...