https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Ekzekutimi i Selami Hasanit dhe plagosja e vëllait tij/ Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit (VIDEO)
Sipas bluve, 60 vjeçari është ekzekutuar në oborrin e banesës në Fier, ndërsa nipi i tij, Jakup Hasani ka mbetur i plagosur. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në lagjen “1 Maji”, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke djegur dy makina të përdorura në krim.
23 November 2026, 10:46Nga E. D
FIER- Një tjetër makinë e djegur, tip "Volvo" është gjendur e djegur te rrethrrotullimi i Pojanit, pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier. Pak çaste më herët, policia gjeti edhe një makinë tjetër duke u djegur në Ndërmenas.
Sipas bluve, 60 vjeçari është ekzekutuar në oborrin e banesës në Fier, ndërsa nipi i tij, Jakup Hasani ka mbetur i plagosur. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në lagjen “1 Maji”, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke djegur dy makina të përdorura në krim.
Njëra prej tyre është gjetur e shkrumbuar në fshatin Ndërmenas, ndërsa tjetra te rrethrrotullimi i Pojanit. Selami Hasani, njihet ndryshe edhe si 'Sel Çami' ose 'Seli i Malit' dhe rezulton një emër me precedentë të mëparshëm kriminal. Ai njihet për hasmërinë me Arben Isufajn allias Ben Qimja. Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e nipit të Ben Qimes, Julian Isufajt në vitin 2002./Dosja.al