Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Pastaj më la. Mori një gur. Dhe e hodhi drejt policisë. Nuk e di ku përfundoi ai gur.Por e di historinë e dorës që e hodhi.Kam mbi 150 ditë mes protestuesve. Kam parë vajza që goditeshin me ujë e nuk largoheshin. Studentë që qëndronin mes gazit lotsjellës të lëshuar si shi mes studentëve e gjimnazistëve.

Ishte 17 vjeç. Fytyrën e kishte mbuluar me maskë. Vetëm sytë i dukeshin.
E pyeta: “Pse proteston?”
“Nuk e kam parë babanë as për festa, as për Vit të Ri, as për ditëlindje. Punon në ndërtim, në Gjermani. Iku që unë dhe motra ime të kishim një të ardhme.”
Pastaj më la. Mori një gur. Dhe e hodhi drejt policisë. Nuk e di ku përfundoi ai gur.Por e di historinë e dorës që e hodhi.Kam mbi 150 ditë mes protestuesve. Kam parë vajza që goditeshin me ujë e nuk largoheshin. Studentë që qëndronin mes gazit lotsjellës të lëshuar si shi mes studentëve e gjimnazistëve.
Kam parë një protestues të maskuar që hidhte gurë. Mendova se ishte djalë.
Ngriti maskën.
“Jam vajzë. Gjyshërit i kam të paralizuar. Ndihma që u jep shteti nuk u mjafton as për ilaçe.”
Kam parë një 27-vjeçar të kthyer nga Anglia.
“Ika me kamion. Pagova 8 mijë paund. Asnjë shok i rinisë nuk më ka mbetur në Shqipëri.”
Kam parë një djalë me leuçemi.
“Jetën ia kam borxh Italisë. Po të ishte për Shqipërinë, mbi varrin tim do të kishin mbirë lule.”
Kam parë studentë mjekësie që fshihnin fytyrat. Nuk duan të largohen nga Shqipëria, por nuk shohin të ardhme këtu.
Kam parë fëmijë që prindërit u kërkonin të mos protestonin. Sepse kishin frikë. Frika që dikur ua kishin mësuar atyre, tani po u trashëgohej fëmijëve.Por kam parë edhe anën tjetër të gurit. Kam parë policë që lotojnë.Policë që kanë fëmijë në emigrim. Që kanë prindër me pensione të vogla. Që përballen me të njëjtat çmime, të njëjtat spitale, të njëjtat halle.
Çfarë ndodh kur një njeri që nuk ka parë babanë prej vitesh, hedh një gur drejt një njeriu që ndoshta nuk ka parë fëmijën e tij prej muajsh?
Njëri ka një gur në dorë.Tjetri një mburojë, plumba gome, gaz kimik, shkopin e gomës.Por në fund të ditës, të dy kthehen te të njëjtat probleme.Dhe ndërsa ata përplasen në rrugë, ka të tjerë që e ndjekin përplasjen nga ekranet.Nuk u bie gazi në sy. Nuk u bien gurët mbi trup. Nuk u mungojnë ilaçet në shtëpi. Janë ata që qeverisin. Pushtetarët, të korruptuarit. Ata që duhet të japin llogari për korrupsionin, për paratë publike, për spitalet, për varfërinë, për të ardhmen e këtij vendi.Por ata nuk duan ta bëjnë. As përgjegjësi të mbajnë.
Shqipëria ka para.
Dhe paratë e shqiptarëve shkojnë për spektakle, për Kanye West, për Kopshtin Eden, për gaz lotsjellës e plumba gome. Nuk gjenden për ata që kanë nevojë, për fëmijët jetimë, për ata me aftësi ndryshe, për gjyshërit tanë pensionistë, për fermerët.Korrupsioni është bërë institucioni më i madh i këtij vendi.Pa adresë. Pa ndërtesë. Pa tabelë.
Por me dyer që hapen më lehtë se çdo derë e këtij shteti.Këta të rinj janë rritur duke njohur pothuajse vetëm Edi Ramën si kryeministër.Janë rinia e qeverisjes së tij. Dhe sot, zemërimi i studentëve përplaset me dhunën shumëvjeçare që politika ka ushtruar ndaj tyre.
Por unë kam parë edhe diçka tjetër.
Kam parë një brez që nuk pranon të trashëgojë frikën e prindërve.
Një brez që nuk kërkon të largohet, por të qëndrojë. Që nuk kërkon favore, por të drejta. Që nuk kërkon një Shqipëri vetëm për vete, por për të gjithë.
Edhe për policin që sot ka përballë.Sepse ai 17-vjeçari nuk duhet ta kërkojë babanë në Gjermani.Ajo vajza nuk duhet të zgjedhë mes bukës dhe ilaçeve të gjyshërve.Ai djali me leuçemi nuk duhet t'ia ketë borxh jetën një shteti tjetër.Dhe polici nuk duhet të jetë mburoja pas së cilës fshihen përgjegjësit e këtij realiteti.Unë nuk e di se kur do të ndryshojë Shqipëria.Por di se asnjë vend nuk ndryshon duke i mësuar studentët të heshtin. Dhe në këto mbi 150 ditë, unë kam parë diçka që nuk e kisha parë më parë.
Kam parë frikën të ndërrojë anë.Kam parë të rinj që nuk duan më të ulin kokën.Që duan ta ndërtojnë të ardhmen këtu, në vendin e tyre.Dhe ndoshta, një ditë, ai 17-vjeçari nuk do të ketë më nevojë të mbajë një gur në dorë.Do të mbajë dorën e babait të tij.
Në Shqipëri.
Unë dua ta shoh atë ditë./Piranjat news
TIRANË- Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadeti...
TIRANË- Një nga episodet më të shëmtuara të protestave qytetare të javës së kaluar ishte padyshim goditja pa ...
TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua profili i biznesmenit Ermal Beqiri, i cil...
TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24, u trajtua rrëmbimi i biznes...
Arrestimi i Agasit TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua arrestimi i Ergy...
Ergys Agasi TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër” në News24, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua ngritja ...
KOSOVË- Kush është kompetent që të reagojë nëse shkatërrohet dokumentacioni në institucionet e Serbisë në...
Arlinda Zekaj, Jeton Sylaj KOSOVË- Para se të vritej nga kunati i saj, Arlinda Zekaj ishte përballur me kërcënime dhe presion ng...
Përparim Rama KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar t&...
GREQI- Kolian Ilia, 34-vjeç, është njëri prej tre personave të arrestuar në Greqi, të dyshuar për përfshirjen n&...