16 November 2026, 21:33
Nga E. D
Blendi Klosi
TIRANË- Blendi Klosi ka treguar se çfarë ndodhi në Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u vendos përjashtimi i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga të gjitha forumet e partisë. I ftuar në emisionin "Top Story", Klosi e cilësoi mbledhjen si një takim pune, ku në fokus ishte organizimi i brendshëm i PS-së dhe përgatitjet për fushatën e ardhshme. Ai theksoi se një pjesë e diskutimeve u zhvillua me dyer të mbyllura.
Sipas tij, gjatë mbledhjes pati diskutime nga tre kolegë dhe në përfundim Asambleja vendosi shkarkimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga forumet e partisë. Klosi iu referua nenit 22 të statutit të PS-së, duke theksuar se ky nen u jep forumeve të partisë të drejtën për të kërkuar shkarkimin e anëtarëve për arsye që vlerësohen nga vetë Asambleja.
Megjithatë, ai nënvizoi se vendimi nuk nënkupton përjashtimin e dy socialistëve nga partia. I pyetur se cila ishte vija e kuqe që kishte kaluar Elisa Spiropali dhe që çoi në këtë vendim, Klosi nuk dha detaje konkrete, duke i cilësuar arsyet si çështje të brendshme të partisë.
Pjesë nga diskutimi:
Klosi: Ishte një mbledhje rutinë për fushatën dhe organizimin tonë, mbledhje pune. Sigurisht, një pjesë e mbledhjes ishte me dyer të mbyllura. Ne pas mbledhjes jemi shpërndarë dhe kemi nisur punën për fushatën. E prisnim të kishte diskutim të gjerë për ku duhet të fokusohemi në fushatë, që të mos prodhojmë lajm në 6 muajt që vijnë, kush do jetë fokusi ynë. U mor vendimi për t’i përjashtuar nga të gjitha forumet e PS-së, Elisa Spiropalin edhe Plarent Ndrecën. Ne nuk jemi parti që shkarkojmë njerëz, këtë filozofi ka pasur dhe në dekadat e fundit, që të jetë e hapur. E kemi dhe në statut që edhe online mund të regjistrohet. Kjo është mënyra si formohet Asambleja, si shkarkohet është bazuar në statusin e Asamblesë, që ua jep forumeve të partisë… Kjo është përbërja si krijohet forumi i lartë i PS-së, neni 22 jep të drejtën forumeve që për arsye që i gjykon vetë Asambleja kërkon shkarkimin. Ishin tre kolegë që patën diskutime dhe e gjithë Asambleja mori këtë vendim. Në mënyrën si funksionon, u shkarkuan të dy anëtarët nga forumet, nga Asambleja e PS-së. Asambleja mbajti këtë qëndrim dhe të dy kolegët janë të shkarkuar nga forumet e PS-së, por jo nga PS-ja. Nga partia nuk kemi shkarkuar askënd.
Pyetje: Por cila ishte vija e kuqe që kaloi Spiropali, që solli këtë largim?
Klosi: Këto janë të gjitha problemet tona të brendshme. Publiku duhet të dijë se ku fokusohet PS-ja dhe është thjesht dhe shumë e qartë biseda. Janë organizimet tona të brendshme./Dosja.al
Blendi Klosi
Politike
16 November 2026, 20:56
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj gazetarit irlandez Chay Bowes, pasi ky i fundit u përfshi në list&...
Politike
16 November 2026, 18:54
E. D
Edi Rama dhe Roberta Metsola
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, n&eum...
Politike
16 November 2026, 17:46
E. D
TIRANË- Konfindustria i ka kërkuar Kuvendit rishikimin e projekt-Paketës Fiskale 2027, duke paralajmëruar se ndryshimet në taksim...
Politike
16 November 2026, 17:35
E. D
Fatime Kryemadhi
TIRANË- Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ka kërkuar në GJKKO shpalljen e pafajësisë për ak...
Politike
16 November 2026, 17:15
E. D
Hashim Thaçi
HAGË- Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përb...
Politike
16 November 2026, 16:47
E.M
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillt Evropian, Antonio Costa gjatë vizitës së tij në Brukse...
Politike
16 November 2026, 16:27
E. D
Afrim Qendro
TIRANË- Afrim Qendro ka reaguar pas shkarkimit nga drejtimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). ...
Politike
16 November 2026, 15:24
E. D
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Europian, duke e cilësuar procesin e integrimit të Shqipërisë si një rrug&...
Politike
16 November 2026, 16:17
E. D
TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në faz&e...
Politike
16 November 2026, 16:07
E. D
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka nxjerrë urdhrin për zhvillimin e seancës plenare të 18 nëntori...