16 November 2026, 17:46
Nga E. D

TIRANË- Konfindustria i ka kërkuar Kuvendit rishikimin e projekt-Paketës Fiskale 2027, duke paralajmëruar se ndryshimet në taksimin e karburanteve dhe automjeteve mund të rrisin kostot e transportit me të paktën 200 milionë euro për qytetarët dhe bizneset.
Organizata kërkon që heqja e Taksës së Qarkullimit prej 27 lekësh për litër të reflektohet plotësisht në çmimin e karburanteve, si dhe që çmimet dhe taksat vjetore të automjeteve të mos tejkalojnë mesataren e vendeve fqinje.
Sipas administratorit të përgjithshëm, Gjergj Buxhuku, mungesa e konkurrencës në tregun e karburanteve rrezikon që përfitimi nga heqja e taksës të shkojë te tregtarët dhe buxheti i shtetit, në vend që të përfitojnë konsumatorët.
Po ashtu, Konfindustria paralajmëron se zëvendësimi i të ardhurave nga kjo taksë përmes rritjes së taksave vjetore të automjeteve do të mbajë të pandryshuar barrën fiskale. Ajo vlerëson se mosmarrja parasysh e propozimeve mund të dëmtojë konkurrueshmërinë e ekonomisë, prodhimin vendas dhe investimet, si dhe të shtojë rrezikun e falimentimeve dhe pasojat sociale.
Kërkesa e plotë:
Konfindustria paraqiti zyrtarisht në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë propozimin, që projekt Paketa Fiskale 2027 duhet të përmirësohet domosdoshmërisht dhe qeveria duhet të garantojë me masa institucionale rregullatore interesin publik. Lidhur me ndryshimet fiskale për karburantet dhe mjetet motorrike propozimet e Konfindustrisë janë si më poshtë:
Heqja e ‘Taksës së Qarkullimit” prej 27 lekë/litër plus TVSH të përcillet e plotë në çmimin fundor për konsumatorët dhe të mos përfundojë si “superfitim” për tregëtarët dhe të ardhura “shtesë” për buxhetin e shtetit. Çmimet fundore të karburanteve në Shqipëri të garantohet të mos jenë më të larta se mesatarja e shteteve fqinje të Rajonit ( Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mal i Zi)
Vlera e plotë e “Taksës vjetore për automjetet”të mos jetë më e lartë se mesatarja e shteve fqinjë të Rajonit( Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe Kosovë”. Konfindustria shprehu në Komision shqetësimin e bazuar për rrezikun e rritjes së fortë të mëtejshme të kostove të përgjithshme të transportit për qytetarët dhe bizneset deri në të paktën 200 milion euro nga zbatimi i projektit të Paketës Fiskale 2027 të paraqitur nga qeveria.
Konfindustria vlerëson, se mungesa e konkurencës në tregun kartel dhe oligopol të karburanteve rrezikon seriozisht, që heqja e “taksës së qarkullimit” prej 27 lekë/litër të mos përcillet e plotë në çmimin e blerjes për konsumatorët fundorë, por të përfundojë drejtëpërdrejtë në “fitim shtesë”për tregëtarët dhe të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit dhe goditje e rëndë për interesin publik.
Taksa e qarkullimit në regjimin e sotëm fiskal sjell afër 230-240 milion euro/vit për buxhetin e shtetit dhe parashikohet të zëvendësohet e plotë dhe të paguhet e 2-fishtë nga rritja e taksave vjetor të mjeteve motorrike për qytetarët dhe bizneset në kushtet e mosgarantimit ligjor të uljes së çmimit fundor të karburanteve
Konfindustria vlerëson, se në rast të mos marrjes parasysh të propozimit të mësipërm pasojat e rritjes së metejshme të kostove të përgjithshme të transportit do të jenë mjaft të rënda për uljen e konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare, industritë, prodhimin vendor, tërheqjen e investimeve, falimentime dhe goditje e ashpër për mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.
Sa më sipër mund të rrezikojë drejtëpërdrejtë në vitin 2027 e në vazhdim përveç treguesve kryesorë ekonomikë edhe qëndrueshmërinë shoqërore dhe rendin kushtetues. Gjergj Buxhuku. Administrator i Përgjithshëm./Dosja.al
Konfindustria Kuvend
Politike
16 November 2026, 17:35
E. D
Fatime Kryemadhi
TIRANË- Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ka kërkuar në GJKKO shpalljen e pafajësisë për ak...
Politike
16 November 2026, 17:15
E. D
Hashim Thaçi
HAGË- Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përb...
Politike
16 November 2026, 16:47
E.M
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillt Evropian, Antonio Costa gjatë vizitës së tij në Brukse...
Politike
16 November 2026, 16:27
E. D
Afrim Qendro
TIRANË- Afrim Qendro ka reaguar pas shkarkimit nga drejtimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). ...
Politike
16 November 2026, 15:24
E. D
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Europian, duke e cilësuar procesin e integrimit të Shqipërisë si një rrug&...
Politike
16 November 2026, 16:17
E. D
TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në faz&e...
Politike
16 November 2026, 16:07
E. D
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka nxjerrë urdhrin për zhvillimin e seancës plenare të 18 nëntori...
Politike
16 November 2026, 15:55
E.M
ITALI- Agron Gjekmarkaj, Nënkryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike dhe deputeti i Forza Italia-s, Alessandro Cattaneo kanë zhvilluar n...
Politike
16 November 2026, 15:10
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e ...
Politike
16 November 2026, 15:08
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë gradual, por sipas tij i bazuar në...