16 November 2026, 17:35
Nga E. D
Fatime Kryemadhi
TIRANË- Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ka kërkuar në GJKKO shpalljen e pafajësisë për akuzën e pastrimit të parave, si dhe rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së saj në Kodrën e Diellit. Në konkluzionet përfundimtare, avokatet e saj kundërshtojnë pretendimet e Prokurorisë së Posaçme për origjinën e paligjshme të parave të përdorura për blerjen e apartamenteve dhe shlyerjen e kredive bankare.
Një nga çështjet kryesore të kundërshtuara është shuma prej 846 mijë eurosh, të cilën SPAK e konsideron të pajustifikuar dhe e lidh me transaksionet financiare të familjes Meta-Kryemadhi. Sipas mbrojtjes, prokuroria nuk ka provuar konkretisht burimin e këtyre parave dhe dijeninë e Fatime Kryemadhit për një origjinë të mundshme kriminale të tyre.
Avokatet kundërshtojnë gjithashtu lidhjen që SPAK bën mes pasurive dhe çështjes CEZ-DIA, duke argumentuar se nuk ka prova që shuma prej 200 mijë eurosh, e përmendur në një mesazh të vitit 2009, është paguar nga Kastriot Ismailaj, përfituar nga Ilir Meta apo kaluar te Fatime Kryemadhi.
Një tjetër pikë e debatit janë 138 mijë eurot që Fatime Kryemadhi i ka kaluar vajzës së saj gjatë vitit 2009. SPAK i konsideron të justifikuara 100 mijë euro, ndërsa për 38 mijë eurot e mbetura pretendon se nuk ka burim të ligjshëm. Prokuroria ka përfshirë në përllogaritje edhe 75 mijë euro të ardhura nga qiraja, duke e çuar shumën e pretenduar të pajustifikuar në rreth 113 mijë euro.
Mbrojtja kundërshton edhe mënyrën e llogaritjes së këtyre të ardhurave, si dhe ekspertimin financiar të SPAK, duke pretenduar se nuk janë marrë parasysh të gjitha dokumentet bankare dhe burimet e të ardhurave.
Pjesa tjetër e rëndësishme e konkluzioneve lidhet me vilën në Kodrën e Diellit. SPAK kërkon gjithashtu konfiskimin e saj, duke e vlerësuar rreth 186.945 euro dhe duke pretenduar se përbën pasuri me vlerë ekuivalente me produktin e veprës penale.
Sipas mbrojtjes, vila është përfituar përmes një kontrate shkëmbimi me kompaninë AGI KONS dhe nuk është provuar lidhja e saj me paratë që prokuroria i konsideron me origjinë kriminale. Avokatet i janë referuar edhe vendimit të Apelit të Posaçëm të dhjetorit 2024, me të cilin u hoq sekuestroja preventive mbi këtë pasuri.
Pra, mbrojtja kërkon rrëzimin e pretendimeve të SPAK dhe moskonfiskimin e vilës, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme për origjinën kriminale të pasurive të Fatime Kryemadhit.
Hetimet e SPAK për Kryemadhin nisën për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pa emër personi të dyshuar, pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, që akuzoi partinë e drejtuar asokohe nga Ilir Meta, se ka paguar 700 mijë dollarë për lobimin në SHBA, përfshirë vizitat në SHBA edhe një foto me ish-presidentin republikan Donald Trump./Dosja.al
Fatime Kryemadhi gjkko
Politike
16 November 2026, 17:15
E. D
Hashim Thaçi
HAGË- Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përb...
Politike
16 November 2026, 16:47
E.M
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillt Evropian, Antonio Costa gjatë vizitës së tij në Brukse...
Politike
16 November 2026, 16:27
E. D
Afrim Qendro
TIRANË- Afrim Qendro ka reaguar pas shkarkimit nga drejtimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). ...
Politike
16 November 2026, 15:24
E. D
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Europian, duke e cilësuar procesin e integrimit të Shqipërisë si një rrug&...
Politike
16 November 2026, 16:17
E. D
TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në faz&e...
Politike
16 November 2026, 16:07
E. D
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka nxjerrë urdhrin për zhvillimin e seancës plenare të 18 nëntori...
Politike
16 November 2026, 15:55
E.M
ITALI- Agron Gjekmarkaj, Nënkryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike dhe deputeti i Forza Italia-s, Alessandro Cattaneo kanë zhvilluar n...
Politike
16 November 2026, 15:10
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e ...
Politike
16 November 2026, 15:08
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë gradual, por sipas tij i bazuar në...
Politike
16 November 2026, 15:06
E.d
Sara Mila
TIRANA- Kreu i SPAK, Klodian Braho është pyetur nga gazetarët në lidhje me paraqiten e deputetes së PS-së, Sara Mila n...