7 November 2026, 11:10
Nga E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka zbardhur mënyrën se si funksiononte organizata kriminale ndërkombëtare e drejtuar nga Franc Gergely dhe Ervis Çela, e cila trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt tregjeve europiane. SPAK bën me dije se organizata kishte një strukturë të mirëorganizuar, me ndarje të qartë rolesh dhe bashkëpunëtorë në disa shtete.
Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal ka funksionuar të paktën gjatë viteve 2019–2021 dhe ka përfshirë trafikimin e jo më pak se 60.7 tonë kokainë. Ervis Çela kishte rol kryesor në sigurimin dhe financimin e kokainës në Bolivi dhe vende të tjera të Amerikës Latine, ndërsa Franc Gergely koordinonte transportin ndërkombëtar, nxjerrjen e ngarkesave nga portet europiane dhe shpërndarjen e drogës, kryesisht në Holandë.
Kokaina transportohej fillimisht drejt Paraguait, ku magazinohej dhe fshihej në ngarkesa me produkte të ligjshme, si bojëra, stuko dhe materiale industriale. Më pas, kontejnerët niseshin drejt Europës përmes porteve ndërkombëtare, ndërsa destinacionet ndryshoheshin gjatë udhëtimit për të mundësuar nxjerrjen e ngarkesave në portet ku organizata kishte krijuar kontakte.
Një tjetër element i rëndësishëm ishte përdorimi i sistemit informal të transferimit të parave “Hawala”, si dhe i kodeve identifikuese “token”, për të lëvizur dhe verifikuar shumat monetare mes vendeve të ndryshme, pa përdorur transfertat e zakonshme bankare. SPAK thotë se nga hetimet janë dokumentuar disa episode të sekuestrimit të kokainës në Holandë, Spanjë dhe Gjermani, përfshirë edhe sekuestrimin e rreth 17 tonëve në Hamburg, në shkurt të vitit 2021.
Në kuadër të hetimit janë marrë të pandehur 16 persona, ndërsa janë vendosur sekuestro preventive mbi pasuri të paluajtshme, biznese, automjete dhe llogari bankare. Po ashtu, vlera totale e pasurive dhe shumave monetare të sekuestruara llogaritet rreth 9.18 milionë euro./Dosja.al
spak
Aktualitet
7 November 2026, 11:04
E. D
VLORË- Shtatë fëmijë të kopshtit nr. 10 në Vlorë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, pasi kanë shfaqur simptoma ...
Aktualitet
7 November 2026, 10:54
E. D
BULQIZË- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku, i cili humbi jetën më 3 në...
Aktualitet
7 November 2026, 10:44
E. D
TIRANË- SPAK ka zbardhur pasuritë e sekuestruara në kuadër të hetimit ndaj organizatës kriminale të Franc Çopjas...
Aktualitet
7 November 2026, 10:01
E. D
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, pjesë e grupit kriminal të Franc Çopjas dhe Ervis...
Aktualitet
7 November 2026, 09:58
E. D
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi në Athinë i 43-vjeçarit shqiptar Nikolin Pali, i dënuar në mu...
Aktualitet
7 November 2026, 09:44
E. D
TIRANË- Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri po tërhiqet nga tregu pas një sinjalizimi nga jashtë vendit.&nbs...
Aktualitet
7 November 2026, 09:39
E. D
makina e djegur
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para t&eum...
Aktualitet
7 November 2026, 09:19
E. D
kanabisi
SHKODËR- Dy vëllezër, 49 dhe 57 vjeç, janë arrestuar nga policia e Shkodër, si dhe është shpallur në k...
Aktualitet
7 November 2026, 09:17
E. D
TIRANË- Gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri vijojnë të përballen me padi të pabazuara për shpifje, ...
Aktualitet
7 November 2026, 08:32
E. D
Mjegulla
KUKËS- Mjegulla e dendur ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit dhe zonat p&...