13 November 2026, 13:14
Nga E.d
Foto ilustruse
AUSTRI- Një krim i rëndë me protagonistë dy shtetas nga Kosova po shqyrtohet nga drejtësia austriake. Një 47-vjeçar akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 38-vjeçare, ndërsa në këtë çështje është përfshirë edhe një 45-vjeçar, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e përdorur në ngjarje.
Sipas mediave austriake, 47-vjeçari ishte ndarë nga gruaja dhe dyshohet se kishte zhvilluar bindjen se ajo merrej me magji të zezë dhe ishte e lidhur me forca demonike. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në mënyrë veçanërisht brutale. Fillimisht, autori i dyshuar e ka qëlluar 38-vjeçaren tri herë me pistoletë të markës Beretta, ndërsa më pas e ka goditur rreth 40 herë me kaçavidë në pjesën e sipërme të trupit.
Rrethana shqetësuese janë zbuluar edhe gjatë ekzaminimeve të gjendjes së tij mendore. Mediat shkruajnë se edhe pas arrestimit dhe gjatë qëndrimit në burg, 47-vjeçari vazhdonte të fliste për demonët dhe magjinë e zezë. Një ekspertizë mjekësore ka konstatuar se ai vuante nga çrregullime psikotike dhe e ka vlerësuar të paaftë për të mbajtur përgjegjësi penale.
Në bankën e të akuzuarve është edhe 45-vjeçari nga Kosova, i cili dyshohet se i ka siguruar armën autorit të dyshuar, duke qenë në dijeni të planit të tij për të vrarë bashkëshorten. Autoritetet austriake po shqyrtojnë rrethanat e kësaj çështjeje, e cila përmban detaje të rënda si për mënyrën e kryerjes së krimit, ashtu edhe për gjendjen psikike të të akuzuarit./Dosja.al
Austri Kosova 47-vjeçari
Aktualitet
13 November 2026, 12:39
E.d
Viktima
BELGJIKË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e shqiptarit i cili u vra në zemër të Brukselit pak ditë me par&...
Aktualitet
13 November 2026, 12:06
E.d
Pamje
THETH- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Nga ky ndryshim atmosferik eshte prek...
Aktualitet
13 November 2026, 11:58
G.M
foto ilustruese
SHKODËR- Një 52-vjeçar malazez ka rënë në prangat e policisë gjatë ditën së sotme në ...
Aktualitet
13 November 2026, 11:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar listën me 1818 dosje legalizimi të papërfunduara në Bashkin&...
Aktualitet
13 November 2026, 11:05
E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin, ka prekur edhe qytetin e Kukësit, Hasit dhe Tropojë s. Reshjet e shiut d...
Aktualitet
13 November 2026, 11:04
G.M
foto ilustuese
TIRANË- Maratona e Tiranës rikthehet këtë vit në edicionin e saj të dhjetë, duke sjellë kufizime në...
Aktualitet
13 November 2026, 11:03
Enkeleda Memisha
Shqipëria ka turizëm përgjatë gjithë vitit dhe këtë e tregon numri në rritje i turistëve të huaj dhe i bashka...
Aktualitet
13 November 2026, 10:51
I.A
TIRANË- Një nismë ligjore e qeverisë shqiptare në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë t&eu...
Aktualitet
13 November 2026, 10:47
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ka kryer dy grabitje dhe një tentativë të tretë në të nj&eum...
Aktualitet
13 November 2026, 10:40
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Procesi gjyqësor lidhur me një rrëmbim të parandaluar pothuajse rastësisht në Herne, në ambientet ...