LIVE UPDATES
Aktualitet

Kritikat nga ndërkombëtarët/ Kosova me nismë të re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Kurti dhe PDK bien dakord

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë, u pajtuan për një nismë të re të enjten, në ditën kur votimi për ndryshimet e propozuara në këtë ligj, të cilat do t’ia kufizonin kompetencat kësaj gjykate me seli në Hagë, u shty për herë të dytë brenda ditësh.

19 November 2026, 16:35 Nga E. D

Kritikat nga ndërkombëtarët/ Kosova me nismë të re

KOSOVË- Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, pasi ndryshimet e tanishme në këtë ligj të vitit 2015 s'u miratuan mes kundërshtimeve të ashpra nga ndërkombëtarët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë, u pajtuan për një nismë të re të enjten, në ditën kur votimi për ndryshimet e propozuara në këtë ligj, të cilat do t’ia kufizonin kompetencat kësaj gjykate me seli në Hagë, u shty për herë të dytë brenda ditësh.

Ndryshimet e miratuara në tetor u kthyen në Kuvend për rishqyrtim nga presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, me kërkesën e vet iniciueses, PDK-së. Ato u miratuan pak javë pasi kjo gjykatë i dënoi në shkallë të parë katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti e takoi më herët gjatë ditës ushtruesen e detyrës së kryetarit të PDK-së, Vlora Çitakun, për të biseduar për këtë çështje, pasi ai kishte shprehur ngurrim për ta lejuar të futet në fuqi një ligj që nxiti kundërshtime nga ndërkombëtarët.

PDK-ja kishte ngulur këmbë që ndryshimet të miratoheshin dhe më pas ligji të ndryshohej në dy javët pas hyrjes në fuqi, për t’i adresuar shqetësimet e ndërkombëtarëve, por në fund hoqi dorë nga kjo kërkesë. Kurti tha gjatë seancës se ai nuk dyshon “në qëllimin e mirë” të PDK-së për ta ndryshuar Ligjin, por shtoi se “nuk mjafton vetëm kjo, duhet të kemi sukses, duhet të dalim fitimtarë”.

“Për këtë na duhet një ligj i cili nuk kthehet mbrapsht, nuk anulohet, por një ligj i cili ka efekt në realitet, në praktikë më pastaj”, tha Kurti.

Çitaku, duke folur më vonë në një konferencë për media, tha se me kryeministrin janë pajtuar për përmbajtjen e ligjit dhe për ndryshimet që duhet bërë në të.’

“Dallimet kanë qenë tek procedura parlamentare. Si rezultat, sot u pajtuam edhe për rrugën që do të ndjekim. Nismën e re ligjore menjëherë javën tjetër, me propozime tona konkrete dhe me propozimet e ekspertëve”, ka thënë Çitaku.

Kurti theksoi se pret që javën e ardhshme të dorëzohet një draft i ri për ligjin për Specialen, përmbajtja e të cilit duhet të hidhet në diskutim e më pas edhe në votim. Ai bëri thirrje që përmbajtja e re të jetë në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Kosovës, “në mënyrë që të ndihmohet drejtësia”.

Ndryshimet që nuk kaluan

Ndryshimet kryesore, që përfundimisht dështuan të kalonin, synonin ngushtimin e juridiksionit të Gjykatës Speciale, duke e kufizuar atë kryesisht në pretendimet për trafikim organesh dhe në vrasje, torturë e trajtim mizor që lidhen drejtpërdrejt me këto pretendime. Po ashtu, periudha kohore e juridiksionit do të kufizohej nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000, ndërsa ai territorial vetëm në territorin e Kosovës.

Projektligji parashihte kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim, si dhe mundësinë që të dënuarit t'i vuanin dënimet në Kosovë dhe të përfitonin nga falja presidenciale.

Rastet që do të mbeteshin jashtë juridiksionit të ri do të transferoheshin në sistemin e drejtësisë së Kosovës, bashkë me provat dhe dosjet përkatëse. Ndërkaq, rastet në proces do të vazhdonin në apel në Hagë, ndërsa ndryshimet nuk nënkuptonin anulimin automatik të aktgjykimeve ekzistuese apo lirimin e të dënuarve.

Synimi për t’i kaluar këto ndryshime nxiti reagime nga ndërkombëtarët, me Bashkimin Evropian që tha se ato shkelnin zotimet ndërkombëtarë të Kosovës. Kosova rrezikonte të shkelte zotimet e marra përmes shkëmbimit të letrave të prillit 2014 ndërmjet presidentes së atëhershme, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton.

Përmes tyre, Kosova ishte zotuar që të konsultohej me Bashkimin Evropian për çdo ndryshim ligjor që prek mandatin ose procedurat e Dhomave të Specializuara, si dhe të garantonte vazhdimin e punës së Gjykatës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

Këto zotime lidhen edhe me Nenin 162 të Kushtetutës së Kosovës, që përcakton bazën kushtetuese të Dhomave të Specializuara dhe juridiksionin ekskluziv të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për çështjet që lidhen me to.

Ndryshimet e reja

Çitaku theksoi se ndryshimet e reja do të ndërtohen mbi themelet e tekstit me ndryshimet që Kuvendi i kishte miratuar në dy lexime në tetor, para se të ktheheshin mbrapsht nga presidentja. Ajo nuk shpjegoi më shumë rreth ndryshimeve të reja.

“Mbi atë tekst do të bëjmë ndryshimet e nevojshme për ta bërë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe për t’u dhënë çlirimtarëve tanë mbështetje konkrete shtetërore”, tha Çitaku.

Çitaku tha se i pranon kritikat për mënyrën se si PDK-ja e kishte trajtuar këtë çështje nga dita e parë. Ajo u zotua se këtë proces “do ta çojmë deri në fund”, duke shtuar se “projektligjin do ta hartojmë dhe do ta sjellim në Kuvend për votim, më të plotë, më të qëndrueshëm juridikisht, më të zbatueshëm praktikisht”. 

Ndërkohë, Kurti tha se beson se “korrigjimi” i aktgjykimit dënues të 16 shtatorit duhet të ndodhë në shkallën e dytë, pra në Gjykatën e Apelit në Hagë. Ai paralajmëroi se Grupi Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin në Hagë, i themeluar nga Qeveria në tetor, do ta sjellë javën e ardhshme draftin e parë të strategjisë shtetërore për ta ndihmuar ish-katërshen e UÇK-së në apelimin e dënimeve me burgim për krime lufte.

Grupin e udhëheq Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme. Hashim Thaçi, Kadi Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi - të cilët udhëhoqën UÇK-në gjatë luftës së saj kundër forcave serbe më 1998-99 - u shpallën fajtorë më 16 shtator për akuza për krime lufte.

Ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim secili, ndërsa ish-kryeparlamentari tjetër Veseli u dënua me 18 vjet, dhe ish-deputeti Selimi me 13 vjet. Që të katërtit i kanë mohuar akuzat dhe do të ankohen ndaj aktgjykimit të shkallës së parë në Apelin e Speciales./REL

Kosova Albin Kurti partia demokratike e kosoves

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin