26 October 2026, 12:41
Nga E.M

SPANJË- Kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez ka kërkuar një mandat të ri qeverisës, duke e paraqitur garën e 29 nëntorit si një zgjedhje mes vazhdimit të reformave progresiste dhe rikthimit të së djathtës në pushtet. Ai shprehet i bindur se do të sigurojë një shumicë më të gjerë parlamentare.
Në një intervistë për mediat, Sánchez pranoi se gabimi më i madh gjatë tetë viteve në pushtet ishte çështja e korrupsionit që lidhet me ish-bashkëpunëtorin e tij José Luis Ábalos. Kryeministri spanjoll theksoi se Spanja ka shënuar rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të punës, por pranoi se shumë qytetarë nuk i kanë ndier përfitimet e këtij progresi, sidomos për shkak të çmimeve të larta të banesave.
Ai mbrojti politikat e qeverisë për strehimin, duke deklaruar se shpenzimet për këtë sektor janë rritur ndjeshëm dhe se gjatë mandatit të tij janë ndërtuar rreth një milion banesa. Megjithatë, sipas tij, masat për të siguruar banesa me çmime të përballueshme janë penguar në parlament nga partitë konservatore. Sánchez kërkoi një shumicë më të fortë për të ndërhyrë në tregun e pasurive të paluajtshme dhe për të frenuar rritjen e qirave.
Kryeministri premtoi gjithashtu rritjen e pagës minimale dhe mbrojtjen e sistemit publik të pensioneve. Ai tha se inflacioni i lartë është ndikuar kryesisht nga lufta në Iran dhe se qeveria ka vënë në dispozicion miliarda euro për të mbrojtur qytetarët nga pasojat ekonomike.
Në përballjen politike, Sánchez paralajmëroi se një qeveri e Partisë Popullore dhe partisë së ekstremit të djathtë Vox do të përbënte një hap prapa për Spanjën, veçanërisht në çështjet e të drejtave të grave, abortit, emigracionit dhe politikave sociale. Ai akuzoi të djathtën se synon të kufizojë të drejtat e fituara dhe të dobësojë shtetin social.
Pavarësisht sondazheve që e nxjerrin të djathtën në avantazh, Sánchez u shpreh se nuk i konsideron ato vendimtare. Sánchez pranoi se skandalet që kanë përfshirë ish-drejtues të Partisë Socialiste kanë dëmtuar imazhin e saj, por tha se ka kërkuar falje dhe ka bashkëpunuar me drejtësinë.
Pavarësisht presionit politik dhe kritikave, ai këmbënguli se Spanja duhet të vazhdojë me një model që kombinon rritjen ekonomike, rritjen e pagave, energjinë e rinovueshme dhe mbrojtjen e të drejtave sociale. Për Sánchez, zgjedhjet e 29 nëntorit nuk janë thjesht një garë për pushtetin, por një vendim për drejtimin që do të marrë vendi në vitet e ardhshme./Dosja.al
Pedro Sánchez
Bota
26 October 2026, 12:20
E.M
SHBA- Të dielën në mbrëmje, Donald Trump është shprehur se Norvegjia “është një vend i neveritshëm&rdqu...
Bota
26 October 2026, 12:09
E.M
ITALI- Shoferët italianë të taksive dhe automjeteve private kanë organizuar një protesë jashtë Ministrisë së ...
Bota
26 October 2026, 11:55
E.M
GAZA- Një sulm ajror Izraelit ka shkaktuar vdekjen e tre personave mes tyre edhe një vajzë vetëm 7 vjeçe. Sulmi goditi zonë...
Bota
26 October 2026, 10:25
E.M
MILANO- Një studiues 30-vjeçar me origjinë marokene është akuzuar për nxitje të kryerjes së veprave penale me që...
Bota
26 October 2026, 10:16
E.M
HUNGARI- Peter Magyar, Kryeministri i Hungarisë ka përshëndetur fitoren e listës së mbështetur nga studentët në Serbi d...
Bota
26 October 2026, 09:57
E.M
BRITANI- Një djalë katër vjeçar ka përfundur në spital pasi një lodër e blerë në platformën online She...
Bota
26 October 2026, 09:41
E. D
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në qytetin Perry, në shtetin e Georgias, se Audi do të investojë katër miliard&e...
Bota
26 October 2026, 09:29
E. D
GJERMANI- Modeli ekonomik gjerman, i orientuar drejt eksporteve, ndodhet nën një presion të pashembullt, pikërisht në kohën kur m...
Bota
26 October 2026, 09:06
E.M
RUSI- Një sulm masiv me dronë në rajonin rus të Voronezhit ka shkaktuar vdekjen e dy burrave dhe plagosjen e 17 personave të tjerë...
Bota
26 October 2026, 08:54
E.M
JORDANI- Tre persona janë arrestuar në Jordani si autorë të sulmit terrorist ndaj një kishe ortodokse greke në jug të vendit...