26 October 2026, 11:55
Nga E.M

GAZA- Një sulm ajror Izraelit ka shkaktuar vdekjen e tre personave mes tyre edhe një vajzë vetëm 7 vjeçe. Sulmi goditi zonën Al-Mawasi, në perëndim të qytetit Khan Yunis, ku mijëra familje kanë gjetur strehim pas shkatërrimeve të shkaktuara nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas autoriteteve palestineze, nga bombardimi kanë mbetur edhe disa të plagosur, përfshirë gra dhe fëmijë. Mahmoud Bashal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile në Gaza, deklaroi për agjencinë AFP se ekipet e shpëtimit nxorën tre viktima nga vendi i sulmit, mes tyre një vajzë të mitur.
Ministria e Arsimit në Gaza bëri të ditur se vajza ishte vetëm 7 vjeçe, ndërsa spitali Nasser në Khan Yunis konfirmoi se kishte pranuar trupat e tre viktimave, si dhe disa persona të plagosur. Ndërkohë, tensionet janë përshkallëzuar edhe në pjesën qendrore të enklavës palestineze. Sipas burimeve lokale të cituara nga AFP, tanke dhe automjete ushtarake izraelite, të shoqëruara nga një buldozer, kanë depërtuar në një zonë në lindje të qytetit Deir al-Balah, duke kaluar në perëndim të vijës së verdhë që përcakton zonat e kontrollit ushtarak.
Sipas Mbrojtjes Civile në Gaza, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore dhe të shtënat izraelite. Zhvillimet vijnë pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, pas dy vitesh lufte të nisur nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023./Dosja.al
Khan Yunis
Bota
26 October 2026, 10:25
E.M
MILANO- Një studiues 30-vjeçar me origjinë marokene është akuzuar për nxitje të kryerjes së veprave penale me që...
Bota
26 October 2026, 10:16
E.M
HUNGARI- Peter Magyar, Kryeministri i Hungarisë ka përshëndetur fitoren e listës së mbështetur nga studentët në Serbi d...
Bota
26 October 2026, 09:57
E.M
BRITANI- Një djalë katër vjeçar ka përfundur në spital pasi një lodër e blerë në platformën online She...
Bota
26 October 2026, 09:41
E. D
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në qytetin Perry, në shtetin e Georgias, se Audi do të investojë katër miliard&e...
Bota
26 October 2026, 09:29
E. D
GJERMANI- Modeli ekonomik gjerman, i orientuar drejt eksporteve, ndodhet nën një presion të pashembullt, pikërisht në kohën kur m...
Bota
26 October 2026, 09:06
E.M
RUSI- Një sulm masiv me dronë në rajonin rus të Voronezhit ka shkaktuar vdekjen e dy burrave dhe plagosjen e 17 personave të tjerë...
Bota
26 October 2026, 08:54
E.M
JORDANI- Tre persona janë arrestuar në Jordani si autorë të sulmit terrorist ndaj një kishe ortodokse greke në jug të vendit...
Bota
26 October 2026, 08:45
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një ditë p&e...
Bota
26 October 2026, 08:39
E.M
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen përballë një zgjedhjeje vendimtare lidhur me Iranin du...
Bota
26 October 2026, 08:36
E. D
SERBI- “Ky është një shans që të fillojmë të shërohemi si shoqëri, t’i ndëshkojmë ata q...