13 November 2026, 11:31
Nga E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo. Veliaj e akuzon Bodon për shpërdorim detyre. Në lidhje me këtë ai ka pretenduar se transferimi i tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit është kryer në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me procedurat ligjore. Përmes kallëzimit, ai kërkon që prokuroria të hetojë vendimin për transferimin dhe përgjegjësinë e drejtueses së sistemit penitenciar për këtë veprim.
Transferimi i kryebashkiakut nga paraburgimi i Durrësit, ku qëndronte që prej arrestimit të tij në burgun e Fierit, u krye më 28 tetor pas vendimit të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Pë rmes një reagi mi në rrjet sociale, Velaij e ka cilë suar atë si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim. Ai qëndronte në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Erion Veliaj
Politike
13 November 2026, 11:00
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- NATO nuk do të mbajë një samit në Shqipëri vitin e ardhshëm pavarësisht planeve të mëparshme p&...
Politike
13 November 2026, 10:58
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta ka bërë publike kërkesat e tij procedurale drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke k&eum...
Politike
13 November 2026, 09:22
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës pritet të vijojë sot seancën plenare me rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar...
Politike
13 November 2026, 08:20
E.d
Foto ilustruse
Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shirok...
Politike
13 November 2026, 08:08
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shfaqur duke u drejtuar me gjeste fyese tifozëve ...
Politike
12 November 2026, 22:57
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës, në ndeshjen e zhvilluar sot n&eu...
Politike
12 November 2026, 22:36
E. D
Arben Voja
TIRANË- Arben Voja, drejtori aktual i Spitalit Rajonal të Fierit, u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë, në ku...
Politike
12 November 2026, 22:10
E. D
TIRANË- Gazetari Muhamed Veliu, ka zbardhur disa nga skenarët që pritet të shqyrtojë kryeministri Edi Rama në Asamblenë...
Politike
12 November 2026, 21:52
E. D
MAQEDONI E VERIUT- Asnjë shqiptar në mesin e rreth 80 personave të punësuar së fundmi në Spitalin e Kumanovës. Punë...
Politike
12 November 2026, 21:16
E. D
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte lirimin nga detyra të Endrit Hoxhës, i cili mbante postin e z&e...