LIVE UPDATES
Insights

LASGUSHI

Avioni I pare i Air Albania u pagezua “Lasgushi” Ishte një simbolikë e gjetur. Në fund të fundit, Lasgushi ishte ndër të paktët që kishte guxuar të ngjitej në qiell me “Vallen e yjeve” duke i dhënë poezisë shqipe një përmasë që nuk njeh as kufij tokësorë, e as kohë.

27 October 2026, 13:39 Nga Auron Tare

LASGUSHI

Disa vite më parë, me nje xhest për tu lëvduar Kryeministri i Shqipërisë nderoi Lasgush Poradecin, poetin e madh të shqiptarëve, me simbolikën e ngjitjes së tij në qiell. Avioni I pare i Air Albania u pagezua “Lasgushi” Ishte një simbolikë e gjetur. Në fund të fundit, Lasgushi ishte ndër të paktët që kishte guxuar të ngjitej në qiell me “Vallen e yjeve” duke i dhënë poezisë shqipe një përmasë që nuk njeh as kufij tokësorë, e as kohë.

Unë e di veneracionin e dikurshem për gjeniun e letrave shqipe nga polemizuesi Edi Rama. Prandaj, për një kohë të gjatë, kam shpresuar se gjatë qeverisjes prej 14 vitesh, përpos simbolikës, do të gjendej edhe vullneti për t'i kushtuar Lasgushit një copëz të vogël toke ne Poradecin e tij. Një qoshkë modeste, atje ku poeti kaloi mbrëmjet e gjata në kullën e vogël, duke përkthyer Bërnsin, Shilerin, Pushkinin e të tjerë gjigantë të poezisë botërore.

Nuk bëhej fjalë për ndonjë Muze madhështor, as për një kompleks kulturor me arkitektura futuriste e fasada të shtrenjta. Mjaftonte rindertimi I asaj shtëpie te vogël përdhese, me një kopsht me bar, ku dikur qëndronte një man i moçëm dhe ku rriteshin disa mollë te medha jeshile. Një portëz e thjeshtë që hapej drejt lumit dhe ku poeti dilte per te ‘gjezdisur anes gjolit te tij”. Një vend ku vizitori të mund të kuptonte se si jetoi, punoi dhe ëndërroi një nga poetët më të mëdhenj të Shqipërisë.

Një shtëpize e tillë, jam i bindur, nuk do t'i kushtonte shtetit as sa një e dhjeta e kopshtit në Kryeministri. Por, me sa duket kjo paska qene nje shprese e kote. Dhe kështu, ndërsa Lasgushin e propagandes e ngritëm në qiell, kujtesen Lasgushiane në tokë e lamë në mëshirë të fatit.

Sot, në Lagjen e Lasgushit ne Pogradec po kryhet nje lloj “restaurimi” i cili jo vetem po zhduk arkitekturen e dikurshme por po humb edhe hapsiren ku jetoi poeti. Bashke me te po humbet dalëngadalë edhe peizazhi njerëzor që e rrethonte poetin dhe që i dha jetë disa prej vargjeve më të bukura të letërsisë shqipe.

Rrugica e ngushtë, e shtruar me gurë lumi, nëpër të cilën kalonte Lasgushi. Ajo rrugicë që të nxirrte në oborrin e shtëpisë së Mitrush Kutelit e, pak më lart, te Kroi që poeti e bëri të pavdekshëm me vargjet e Kroit të fshatit tone” nuk eshte me. Ajo Ishte një rrugicë e thjeshtë, pa pretendime estetike, ndertuar pa projekte zhvillimi dhe pa nderhyrjen dhe nevojën e ndonjë arkitekti të famshëm. Ishte shtruar thjesht me gurë lumi me mure të vjetër ng ate dyja anet dhe shtëpi me kujtesë që vetëm qytetet e vjetra dinë ta ruajnë.

Në atë rrugicë dikur dëgjohej trokitja e shkopit të Lasgushit dhe herë pas here, lehja e mbytur e Çuçit, qenit të tij besnik. Te dy si hije kohesh te shkuara capiteshin ngadale nen driten e verdhe te nje llampe qe ndriconte zbehte rrugicen. Rrugicen e cila sot eshte mbyllur me mure, ku Gurët e lumit janë shkulur dhe godinat e vjetra po suvatohet e po modernizohen, pa respect te ndonjë kriteri te mirëfilltë shkencor restaurimi.

Ndërkohë jo me larg se 20 metra nga shtepiza e Lasgushit ndodhen rrënojat e shtëpisë së Kutelit per te cilen disa Ministra Tuaj sa here qe donin vota premtonin se do ta ringrinin si dikur por themelet e saj sot nuk jane gje tjeter vecse një vend grumbullimi plehrash.
Kjo është ironia e hidhur e kohës ku në emër të “restaurimit” po rrezikojmë të shkatërrojmë pikërisht atë që duhej të shpëtonim. Në emër të fasades, po zhdukim gjurmët e historisë. Dhe në emër të zhvillimit, po e bëjmë të kaluarën gjithnjë e më të huaj.

Dhe kur fillojme te zhdukim rrugicat, gurët, krojet dhe shtëpitë që kanë mbajtur gjallë kujtimin e njerëzve të mëdhenj, nuk humbasim thjesht disa ndërtesa të vjetra. Humbasim dëshmitë e një bote që nuk mund të rikrijohet më. Dikur me nje ceremoni te bujshme e nderuam Lasgushin me metaforen e fluturimit. Dhe bëmë mirë. Por nderimi i një poeti nuk përfundon me një ceremoni, me një simbol apo me një gjest që fotografohet bukur. Ai tregohet në mënyrën se si Shteti ruan kujtimin e tij per brezat e ardhshem, shtëpinë e tij, rrugën ku ecte, Kroin, Liqerin ku gjente frymëzim dhe peizazhin që e ushqeu shpirtin e tij.

Nuk e di nëse Lasgushi, nga lartësitë ku eshte ngjitur mund ta shohë sot atë rrugicë. Nuk e di nëse mund t'i dallojë ende gurët e lumit, themelet e shtëpisë se Kutelit apo Kroin që dikur këndonte në vargjet e tij. Lasgushi do të vazhdojë të fluturojë në qiellin e poezisë shqipe edhe kur avionët që mbajnë emrin e tij të mos jenë më. Ndërsa ata që sot kanë në dorë të ruanin kujtimin e tij, rrugicën, Kroin e tij, rrezikojnë të mbeten në kujtesë pikërisht për atë që nuk donin të bënin. Sepse historia na mëson se ajo që mbetet në fund nuk është lartësia ku të ngre pushteti, por thellësia ku të vendos shpirti i një populli.

auron tare

Sondazh

Insights 26 October 2026, 14:16 Ditmir Bushati

Era që nuk ndalet më!

Ditmir Bushati Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencë...

Insights 22 October 2026, 11:05 Prof.Romeo Hanxhari

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës 

Prof.Romeo Hanxhari Jemi të gjithë kundër dhunës. Cila është dhuna? Ja raste të dhunës publike që ka kohë q&...

Insights 21 October 2026, 18:31 Jona Dividi

Ndjesia e parë më kujtoi Meduzën…

A është çdo deformim një zgjedhje artistike? Kohët e fundit po shohim gjithnjë e më shumë figura publike dhe historik...

Insights 20 October 2026, 10:23 Paul Lendvai

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pa maskë

Edi Rama Pothuajse njëkohësisht me demonstratat masive në Francë, u raportuan protesta kundër politikave qeveritare nga kryeqyteti i ...

Insights 19 October 2026, 14:11 Çim Peka

SHERIFI I RI APO CEO I RI I ZVËRNECIT?

Një kryeministër që i paraqet gazetarët si armiq të policisë po përgatit alibinë për çdo abuzim ndaj tyre. ...

Insights 18 October 2026, 20:44 Çun Lajçi

Ikja asht shpëtimi, nuk ke rrugë tjetër

Edi Rama Sot në mëngjes e pashë njanin tue folë me vetveten. M’erdhi gjynah!Ishte futë ma në fund në zyrën e Kry...

Insights 16 October 2026, 20:36 Auron Tare

"POLICI"

"POLICI"Sa herë që shihemi në kryqëzimin e rrugës, përshëndetemi me një lëvizje të lehtë të kok&eum...

Insights 16 October 2026, 10:02 Mirko Mecaj

Mbi dy klishe të ditëve që jetojmë

Protesta 1 - Edi Rama ka votën e qytetarëve dhe është legjitim në pushtet deri në qershor 2029. Po, Edi Rama e ka votën, po...

Insights 15 October 2026, 16:25 Gjergj Erebara

A mund të qeverisë më Edi Rama?

Një qeveri qeveris në tre mënyra: a) me dakordësinë e qytetarëve!b) me tolerancën e qytetarëve!c) me regjim terrori! E ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin