https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
‘Le ta bëjë dhe burgun por ta di…’, Tahiri mbrohet me gjithçka në gjykatë: Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila kallëzua
10 September 2019, 12:11Nga DOSJA
TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është mbrojtur ashpër para akuzave që janë ngritur ndaj tij në Gjykatën për Krimet e Rënda. Tahiri ka thënë se i ka dërguar 6 shkresa zyrtare ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli për fikjen e radarëve. Tahiri ka shkuar më tej kur ka thënë se dy ish-oficerët në arrati, Gjergji Kohila dhe Jaeld Çela kanë çuar informacione në prokurori për grupin Habilaj.
Pjesë nga mbrojtja e Tahirit në gjykatë:
Gjergji Kohila, përmes një emaili ka njoftuar prokurorinë duke e vënë në dijeni për aktivitetin e grupit Habilaj. Si ka mundësi që ne jemi një grup trafiku? Dhe nga ana tjetër denoncojmë për trafik? Dhe prokurori nuk e nis kurrë procedimin, por e nisë shumë më vonë. Si është e mundur që një ministër të ketë rolin e ndihmësit?
Më akuzoni për përgjimin e Taulant Haxhirajt. Haxhiraj thotë kushot e ministrit, pse qenkam unë ministri nga Vlora? Dhe s’është një ministër tjetër? S’kam asnjë komunikim kurrë me celularët e mi me vëllezërit Habilaj. Le ta bëjë burgun, por ta di se çfarë kam bërë.
Jaeld Çela referonte në prokurori procedime për Moisi Habilaj, nga informacioni i grupit kriminal. Nëse është kështu, si ia kemi futur njëri-tjetrit? Ata flasin për 5 mln euro që fitoj dhe 20 mln që i marr në zgjedhje. Pse s’ka ardhur prokuroria tek unë dhe tek Rama që të bënin namin…?
Gjyqtarja e parë ka kaluar çdo afat logjik. Pa prova, e shënoi si targë zyrtare atë të “Audit”, kur ajo është targë personale.
Pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela. Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Dosja.al ka zbuluar detaje të reja nga gjyqi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Mësohet se Tahiri “ka përveshur mëngët” dhe ka nisur të b...
TIRANË- Luigi Soreca, Amabasadori i BE-së në Shqipëri përmes disa postimeve në Instagram ka kujtuar se sot një vit më parë, në datë 10 shtator të 2018 ka n...
TIRANE- Dosja.al zbardh detaje nga mbrojtja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në gjykatën e Krimeve të Rënda.Me një skicë në të cilën, Tahiri ka ideua...
TIRANË– Shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Seanca e radhës, ku edhe do të komunikohet vendimi i Gjykatës do të zhvillohet më 19 s...
Vlorë- Ditën e sotme IKMT vijuar me shembjen e 60 objekteve në aksin Vlorë Orikum si pjesë e projektit të qeverisë për zgjatjen e bulevardit Lungomare në Vlorë...
TIRANË– Ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku edhe ka marrë pretencën nga Prokuroria. (Lexo këtu)...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë nga seanca gjyqësore që po zhvillohet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gj...
TIRANE- Dosja.al zbardh detaje nga mbrojtja që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Tahiri ka thënë se nuk i ka n...
GREQI- 73 kg marijuanë janë kapur në kufirin shqiptaro-grek. Operacioni u zhvillua në zonën e Kefalovris, Janinë. Policia greke ndaloi një mjet që vinte nga kuf...
Gjermani- Policia gjermane ka nisur një aksion “Blic” në të gjithë vendin kundër mafies shqiptare që operon në këtë shtet.“Bild” njofton se që prej orës gjashtë...