Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Po, është dhunë! Po të bësh 2 punë, 10-12 orë në ditë, dhe prapë të mos blesh dot ushqim për fëmijët? Edhe kjo është dhunë! Të presësh me muaj për një skaner, ndërkohë që mund të jesh duke vdekur, çfarë është?

Të thyesh xhama, vitrina e semaforë, a është dhunë? Po.
Të djegësh një kosh plehrash, një derë a një godinë, a është dhunë? Po, është.
Të hedhësh gurë apo edhe shishe uji mbi policin, çfarë është? Edhe kjo është dhunë.
Jemi dakord.
Tani, flasim për pjesën tjetër. Të jesh 30 vjeç, të rropatesh në punë 6 ditë të javës e të detyrohesh të jetosh me prindërit, a është dhunë?Po. Është dhunë. Po të punosh pa kontratë, me rrogë në të zezë dhe të mos kesh të drejtë as të sëmuresh?!
Po, është dhunë! Po të bësh 2 punë, 10-12 orë në ditë, dhe prapë të mos blesh dot ushqim për fëmijët? Edhe kjo është dhunë! Të presësh me muaj për një skaner, ndërkohë që mund të jesh duke vdekur, çfarë është?
Dhunë!
Po që fëmijët e tu të mos kenë parë kurrë plazh me sy, se një javë pushime shkojnë sa 4 rroga mujore?
Është dhunë!
Po të jesh 20 vjeç dhe ta dish që nuk do ta blesh dot kurrë një apartament?Është dhunë!E një punëtor që vdes në kantierin e kullave që po ndërton dhe nuk e raporton asnjë media e pushtetit, çfarë është?
Është dhunë!Po të injorosh e pastaj të fyesh qytetarët e tu, çfarë është?
Është dhunë!Dhe për këto, sa mbledhje urgjente keni bërë si qeveri? Asnjë.
Sa VKM? Sa PPP? Sa masa parandaluese?
Asnjë.
Sa edicione lajmesh hapen me këto pamje? As edhe një. Sepse kjo dhunë nuk thyen vitrina. Kjo dhunë thyen njerëz.Dhe shumë prej atyre të rinjve e kanë përjetuar që në fillim të jetës. Na kanë bërë të besojmë se kjo është “normale”. Se “kështu është Shqipëria”. Jo, kjo është Shqipëria që ke ndërtuar ti. Ti me shokët e tu. Prandaj dalin në shesh të rinj 15, 16, 20 vjeç, mes plumbave të gomës e gazit. Dhe ti, që gjithë jetën ke folur për fasada, sot habitesh me vitrinat e thyera.
Ke lyer fasada, pa pyetur për jetët e atyre që jetojnë pas tyre; ke ngritur kulla, pa pyetur kush shkelet poshtë tyre, je marrë me turistët e punëtorët e huaj, pa u merakosur për qytetarët e këtij vendi që dhunohen çdo ditë.
Prandaj, para se të diskutojmë për xhamat e thyer e koshat e djegur, eja të flasim pak për dhunën e vërtetë. Atë që u bëhet shqiptarëve çdo ditë prej shumë e shumë vitesh. Dhe që të lë me pasoja për gjithë jetën.
Dhe sot është koha të të kërkojmë llogari për këtë!/ Piranjat news
TIRANË- Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetar&...
Ishte 17 vjeç. Fytyrën e kishte mbuluar me maskë. Vetëm sytë i dukeshin. E pyeta: “Pse proteston?” “Nuk e kam par&...
TIRANË- Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadeti...
TIRANË- Një nga episodet më të shëmtuara të protestave qytetare të javës së kaluar ishte padyshim goditja pa ...
TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua profili i biznesmenit Ermal Beqiri, i cil...
TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24, u trajtua rrëmbimi i biznes...
Arrestimi i Agasit TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua arrestimi i Ergy...
Ergys Agasi TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër” në News24, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua ngritja ...
KOSOVË- Kush është kompetent që të reagojë nëse shkatërrohet dokumentacioni në institucionet e Serbisë në...
Arlinda Zekaj, Jeton Sylaj KOSOVË- Para se të vritej nga kunati i saj, Arlinda Zekaj ishte përballur me kërcënime dhe presion ng...