9 November 2026, 19:44
Nga E.M

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, kanë ndërmarrë hapa ligjorë kundër komentatores amerikane Candace Owens. Ata e akuzuan atë për shpifje dhe përhapje të pretendimeve të pavërteta lidhur me identitetin gjinor të Zonjës së Parë të Francës.
Çifti presidencial ka paraqitur një padi federale në Nashville të Tennessee-s, duke kërkuar përgjegjësi ligjore nga Owens për deklaratat dhe teoritë konspirative që ajo ka promovuar publikisht prej vitit 2024.
Në qendër të padisë janë pretendimet e komentatores konservatore se Brigitte Macron ka lindur burrë dhe se më vonë ka marrë identitetin e një personi tjetër. Macronët i konsiderojnë këto deklarata të pavërteta dhe thellësisht dëmtuese për reputacionin dhe jetën e tyre private.
Sipas padisë, Oëens i bëri publike pretendimet e saj në mars të vitit 2024, duke deklaruar se ishte aq e bindur për atë që pretendonte, saqë ishte e gatshme të vinte në rrezik të gjithë reputacionin e saj profesional. Ajo më pas i dha hapësirë kësaj çështjeje përmes një serie podcastesh me tetë episode, të titulluar “Becoming Brigitte”, si dhe përmes publikimeve të shumta në rrjetet sociale.
Në dokumentet e reja gjyqësore, çifti pretendon gjithashtu se Oëens e ka shfrytëzuar këtë çështje për përfitime financiare, duke promovuar dhe shitur produkte me përmbajtje tallëse ndaj tyre, si dhe duke kërkuar donacione për mbulimin e historisë. Presidenti dhe Brigitte Macron kanë kërkuar një urdhër gjykate që ta ndalojë Oëens të ripublikojë deklaratat që mund të cilësohen si shpifëse./Dosja.al
Emmanuel Macron
Bota
9 November 2026, 19:00
E.M
SHBA- Papa Leone XIV gjatë meshës së mbajtur në Monumentin e Spanjollëve, në Buenos Aires, u ka bërë thirrje familjeve ...
Bota
9 November 2026, 18:35
E.M
FRANCË- Qeveria franceze ka njoftuar një rritje prej 1.6% të pagës minimale, e cila do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Ky...
Bota
9 November 2026, 18:25
E.M
KENIA- Një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është zhvilluar në Kenia duke sekuestruar kë...
Bota
9 November 2026, 18:18
E.M
NEW YORK- Një ndërtesë gjashtëkatëshe në Manhattan, New York, është përfshirë nga flakët nd&eu...
Bota
9 November 2026, 17:50
E.M
ITALI- Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia e Ministrisë së Brendshme Italiane është përballur me një sulm kibernetik. Mediat italiane ...
Bota
9 November 2026, 17:36
E.M
SHBA- Në Uashington, afër Shtëpisë së Bradhë ka ndodhur një incident duke shkaktuar në këtë mënyrë ...
Bota
9 November 2026, 17:10
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij të parë pas fitores së demokratëve dhe humbjes së r...
Bota
9 November 2026, 16:59
E.M
UKRAINË- Lufta e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të Moskës në shkurt të vitit 2022 ka bërë që më shu...
Bota
9 November 2026, 16:50
E.M
TURQI- Numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën në Turqi është rritur në të paktën 10, me numrin e t&eu...
Bota
9 November 2026, 16:37
E.M
BRITANI- Komediani dhe aktori Russell Brand është dënuar me 10 vite e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një...