22 November 2026, 02:57
Nga DOSJA

ITALI - Roma dhuron spektakël në javën e 12-të të Serie A, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 në transfertën ndaj Parmës. Protagonisti absolut ishte Donyell Malen, i cili realizoi një poker personal, ndërsa Rodrigo Mora kontribuoi me një tjetër gol për verdhekuqtë.
Holandezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 39-të, me një volej fantastik pas krosimit të Lullit, duke i dhënë Romës avantazhin në pjesën e parë.
Megjithatë, Parma reagoi pas pushimit dhe gjeti barazimin me Elphege, i cili përfitoi nga një gabim në mesfushë dhe mposhti portierin Svilar për rezultatin 1-1.
Gëzimi i vendasve zgjati pak. Në minutën e 68-të, Malen përfitoi nga një tjetër gabim në mbrojtjen e Parmës dhe riktheu avantazhin për Romën. Vetëm tre minuta më vonë, Rodrigo Mora shënoi golin e tretë, duke shfrytëzuar një top të kthyer në zonë nga Delprato.
Malen nuk kishte ndërmend të ndalej. Në minutën e 78-të, sulmuesi holandez realizoi golin e tij të tretë personal, pas një tjetër asistimi të Wesley-t. Por spektakli nuk kishte përfunduar ende: në minutat e fundit, ai vulosi pokerin me golin e katërt, duke kaluar edhe portierin Daffara përpara se të dërgonte topin në rrjetë.
Me këtë fitore 5-1, Roma konfirmon ambiciet e saj në kampionat dhe ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit, dy pikë larg kreut, në pritje të përballjes Atalanta-Inter. Nga ana tjetër, Parma mbetet vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 02:39
ANGLI - Java e 11-të e Premier League nuk solli lajme të mira për dy skuadrat që synojnë kreun e kampionatit. Manchester City vazhdon ...
Sport
21 November 2026, 23:07
SPANJE - Real Madridi ka marrë një fitore të vuajtur në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Celta Vigon në “Santiago Bernabéu&r...
Sport
21 November 2026, 23:06
ITALI - Napoli rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Torinon në javën e 12-të të kampionatit italian...
Sport
21 November 2026, 20:51
TIRANE - Një gol i sulmuesit shkodran në minutën e 57-të i dhuron tri pikë të rëndësishme kuqebluve, ndërsa Partiza...
Sport
21 November 2026, 17:54
RROGOZHINE - Teuta ka bërë detyrën në përballjen me Laçin, duke siguruar një fitore minimale 1-0 në javën e 12-t&...
Sport
21 November 2026, 16:13
E.M
AUSTRI- Lara Colturi ka siguruar fitoren e saj të parë në Kupën e Botës, duke triumfuar kështu në sllallom në Austri, p...
Sport
21 November 2026, 15:30
ITALI - Juventusi ka nisur të lëvizë në merkato përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit. Drejtuesit bardhezinj po shqyrt...
Sport
21 November 2026, 15:16
AUSTRI - Në moshën 20-vjeçare, skiatorja kuqezi siguron triumfin e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës n&eum...
Sport
21 November 2026, 15:15
Patrice Motsepe dhe Gianni Infantino në Kupën e Botës 2026
NIGERI - Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka zgjedhur kandidatin e saj për...
Sport
21 November 2026, 15:00
ANGLI - Andoni Iraola beson se Manchester United ka një avantazh të vogël përpara përballjes me Liverpoolin, pasi debutimi i Mauricio P...