21 November 2026, 23:07
Nga DOSJA
SPANJE - Real Madridi ka marrë një fitore të vuajtur në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Celta Vigon në “Santiago Bernabéu”, në një sfidë që rezervoi emocione deri në minutat e fundit.
Mysafirët befasuan madrilenët që në minutën e 6-të, kur Pablo Durán përfitoi nga një aksion i shpejtë i nisur nga Williot Swedberg dhe dërgoi topin në rrjetë. Një goditje e papritur për skuadrën e José Mourinhos, e cila u detyrua të ndiqte rezultatin përballë publikut të saj.
Përgjigjja e madrilenëve erdhi në minutën e 66-të. Kylian Mbappé shërbeu për Jude Bellingham, i cili me një goditje të saktë riktheu baraspeshën dhe ndezi shpresat e tifozëve vendas.
Kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, në skenë doli Carlos Espí. I futur në fushë në minutën e 79-të, sulmuesi u bë heroi i mbrëmjes, duke shënuar golin e fitores në minutën e 85-të.
Kështu, Reali shmang një tjetër hap fals në kampionat dhe siguron tri pikë me shumë peshë, pas një ndeshjeje ku u desh të luftonte deri në fund për të përmbysur disavantazhin.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 23:06
ITALI - Napoli rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Torinon në javën e 12-të të kampionatit italian...
Sport
21 November 2026, 20:51
TIRANE - Një gol i sulmuesit shkodran në minutën e 57-të i dhuron tri pikë të rëndësishme kuqebluve, ndërsa Partiza...
Sport
21 November 2026, 17:54
RROGOZHINE - Teuta ka bërë detyrën në përballjen me Laçin, duke siguruar një fitore minimale 1-0 në javën e 12-t&...
Sport
21 November 2026, 16:13
E.M
AUSTRI- Lara Colturi ka siguruar fitoren e saj të parë në Kupën e Botës, duke triumfuar kështu në sllallom në Austri, p...
Sport
21 November 2026, 15:30
ITALI - Juventusi ka nisur të lëvizë në merkato përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit. Drejtuesit bardhezinj po shqyrt...
Sport
21 November 2026, 15:16
AUSTRI - Në moshën 20-vjeçare, skiatorja kuqezi siguron triumfin e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës n&eum...
Sport
21 November 2026, 15:15
Patrice Motsepe dhe Gianni Infantino në Kupën e Botës 2026
NIGERI - Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka zgjedhur kandidatin e saj për...
Sport
21 November 2026, 15:00
ANGLI - Andoni Iraola beson se Manchester United ka një avantazh të vogël përpara përballjes me Liverpoolin, pasi debutimi i Mauricio P...
Sport
21 November 2026, 14:45
ANGLI - Mykhailo Mudryk ka ashpërsuar tonet ndaj Andriy Shevchenkos, duke e akuzuar presidentin e Federatës Ukrainase të Futbollit se ka gën...
Sport
21 November 2026, 14:30
ANGLI - Estêvão mbërriti te Chelsea me pritshmëri të mëdha, pasi kishte mahnitur Brazilin me paraqitjet e tij te Palmeiras. Mad...