22 November 2026, 02:39
Nga DOSJA

ANGLI - Java e 11-të e Premier League nuk solli lajme të mira për dy skuadrat që synojnë kreun e kampionatit. Manchester City vazhdon serinë negative, ndërsa Arsenali nuk arrin të përfitojë nga një tjetër hap fals i rivalëve, duke marrë vetëm një pikë në transfertën e vështirë ndaj Newcastle.
Manchester City-Fulham 1-1
Kriza e Manchester Cityt vazhdon. Skuadra e drejtuar nga Maresca nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Fulhamit, duke regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Premier League.
Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 16-të, kur Muniz finalizoi saktë pas një aksioni të nisur nga Bobb. City mendoi se kishte gjetur barazimin me Haalandin në minutën e 25-të, por goli u anulua për një faull të pretenduar ndaj portierit Leno, vendim që shkaktoi protesta të shumta nga vendasit.
Barazimi për kampionët erdhi në minutën e 57-të. Anderson përfitoi nga një top në hyrje të zonës dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë. City kërkoi golin e fitores, por nuk arriti të ndryshonte rezultatin.
Kështu, skuadra e Marescas regjistron vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit dhe mbetet në kuotën e 22 pikëve. Fulham merr një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Newcastle-Arsenal 2-2

Arsenali gjithashtu nuk arriti të shfrytëzonte ndalesën e Manchester Cityt. Skuadra e Artetës u përball me një Newcastle luftarak në St. James' Park, ku dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.
Londinezët kaluan në avantazh në minutën e 33-të me Eze, i cili finalizoi një aksion të bukur pas kombinimit mes Havertz dhe Rice.
Por Newcastle reagoi menjëherë pas pushimit. Në minutën e 49-të, Barnes riktheu baraspeshën pas një aksioni të shpejtë të vendasve. Vetëm 13 minuta më vonë, Thiaw përmbysi rezultatin, duke përfituar nga një top i mbetur në zonë pas goditjes me kokë të Burn.
Arsenali nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 78-të. Madueke shfrytëzoi pasimin e Odegaard dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin Hornicek, duke vulosur rezultatin 2-2.
Me këtë barazim, Arsenali shkon në 28 pikë dhe ruan diferencën prej gjashtë pikësh ndaj Manchester Cityt dhe Brightonit. Ndërkohë, Newcastle mbetet në vendin e 12-të.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 23:07
SPANJE - Real Madridi ka marrë një fitore të vuajtur në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Celta Vigon në “Santiago Bernabéu&r...
Sport
21 November 2026, 23:06
ITALI - Napoli rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Torinon në javën e 12-të të kampionatit italian...
Sport
21 November 2026, 20:51
TIRANE - Një gol i sulmuesit shkodran në minutën e 57-të i dhuron tri pikë të rëndësishme kuqebluve, ndërsa Partiza...
Sport
21 November 2026, 17:54
RROGOZHINE - Teuta ka bërë detyrën në përballjen me Laçin, duke siguruar një fitore minimale 1-0 në javën e 12-t&...
Sport
21 November 2026, 16:13
E.M
AUSTRI- Lara Colturi ka siguruar fitoren e saj të parë në Kupën e Botës, duke triumfuar kështu në sllallom në Austri, p...
Sport
21 November 2026, 15:30
ITALI - Juventusi ka nisur të lëvizë në merkato përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit. Drejtuesit bardhezinj po shqyrt...
Sport
21 November 2026, 15:16
AUSTRI - Në moshën 20-vjeçare, skiatorja kuqezi siguron triumfin e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës n&eum...
Sport
21 November 2026, 15:15
Patrice Motsepe dhe Gianni Infantino në Kupën e Botës 2026
NIGERI - Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka zgjedhur kandidatin e saj për...
Sport
21 November 2026, 15:00
ANGLI - Andoni Iraola beson se Manchester United ka një avantazh të vogël përpara përballjes me Liverpoolin, pasi debutimi i Mauricio P...
Sport
21 November 2026, 14:45
ANGLI - Mykhailo Mudryk ka ashpërsuar tonet ndaj Andriy Shevchenkos, duke e akuzuar presidentin e Federatës Ukrainase të Futbollit se ka gën...