19 October 2026, 18:01
Nga DOSJA

ANGLI - Manchester City do të duhet të bëjë pa Antoine Semenyon për rreth tetë javë. Lajmin e konfirmoi trajneri Enzo Maresca, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Champions League kundër AEK Athinës, e programuar për të martën në orën 21:00.
Sulmuesi ganez u dëmtua në përballjen e së shtunës ndaj Ipswich Town, të fituar 3-2 nga skuadra e tij. Semenyo hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 77-të, por e përfundoi takimin duke çaluar, duke ngritur menjëherë shqetësime për gjendjen e tij fizike.
“Do të duhen tetë javë. Për momentin, gjëja më e rëndësishme është rikuperimi. Kur të kthehet në dhjetor, do të jetë sikur të kemi një lojtar të ri. Është një dëmtim anësor, jo një problem muskulor”, deklaroi Maresca.
Mungesa e Semenyo-s është një goditje për Cityn, që kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive në Champions League. Pas fitores 2-0 ndaj Portos në ndeshjen e parë, anglezët pësuan një humbje 4-2 kundër Paris Saint-Germain, duke e bërë të domosdoshme marrjen e pikëve në përballjen e radhës.
Megjithatë, trajneri italian mund të marrë një lajm pozitiv për Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez ka gjithashtu probleme fizike, por Maresca nuk e përjashtoi mundësinë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj AEK-ut.
“Erling Haaland mund të jetë i disponueshëm. Do ta shohim, pasi kemi një seancë stërvitore më vonë gjatë ditës”, u shpreh trajneri.
Maresca theksoi se City ka nevojë për fitore dhe se do të zbresë në fushë me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion, duke mos paralajmëruar një rotacion të madh në formacion. Përballja me AEK Athinën merr kështu rëndësi të veçantë për skuadrën angleze, e cila synon të rikuperojë pikët e humbura dhe të përmirësojë pozicionin në fazën e ligës së Champions League.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 October 2026, 17:49
KROACI - Një incident i rëndë ka tronditur futbollin kroat. 23 mbështetës të Hajduk Split janë akuzuar për nxitje ...
Sport
19 October 2026, 17:28
Tifozët e Freiburgut gjatë ndeshjes së tyre jashtë fushe kundër Racing Genk më 12 mars në ndeshjen e parë të raund...
Sport
19 October 2026, 17:19
ZVICER - Çështja e finales së diskutuar të Kupës së Afrikës 2025 do të mbetet pezull edhe për disa javë...
Sport
19 October 2026, 17:12
Nga e majta në të djathtë, Joan Laporta, presidenti i Barçës, Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s dhe Nasser al-Khelaïfi, p...
Sport
19 October 2026, 17:00
ITALI - Pasi u rikthye në formë në ligë, Roma po kërkon të sigurojë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve...
Sport
19 October 2026, 16:53
BRAZIL - Një histori e pazakontë ka përfshirë sulmuesin brazilian Richarlison dhe Flavio Bolsonaron, djalin e ish-presidentit të Brazi...
Sport
19 October 2026, 16:30
GJERMANI - Michael Olise është në prag të një marrëveshjeje të rëndësishme sponsorizimi me Nike, por gara p&e...
Sport
19 October 2026, 16:12
Nga Endi Tufa
TIRANE - Deri para dorëheqjes së Ivan Gvozdenoviç nga Elbasani, Abissnet Superiore kishte pesë trajnerë të huaj, ...
Sport
19 October 2026, 16:00
Luis Enrique dhe Ivan de la Pena në stolin e AS Roma në korrik 2011
FRANCE - Pas suksesit të Luis Enriques në pankinën e Paris Saint-...
Sport
19 October 2026, 15:30
SPANJE - Konflikti mes Javier Tebas dhe Real Madridit është rikthyer në qendër të vëmendjes. Pas fitores 4-1 ndaj Sevillas, tifoz...