LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtrohen për 750 mijë euro 85 gra në Norvegji/ Policia norvegjeze heton rrjetin që drejtohej nga Kosova

Policia norvegjeze është nën hetim të një rrjeti të madh mashtrimi financiar në rajonin e Rogalandit, i cili dyshohet se drejtohej nga tre persona që qëndronin në Kosovë, ndërsa në organizimin dhe realizimin e skemës ndihmoheshin nga të rinj në Norvegji

21 November 2026, 15:09 Nga E.M

Mashtrohen për 750 mijë euro 85 gra në Norvegji/ Policia

NORVEGJI- Policia norvegjeze është nën hetim të një rrjeti të madh mashtrimi financiar në rajonin e Rogalandit, i cili dyshohet se drejtohej nga tre persona që qëndronin në Kosovë, ndërsa në organizimin dhe realizimin e skemës ndihmoheshin nga të rinj në Norvegji.    

Sipas transmetuesit publik norvegjez, NRK, më shumë se 20 persona të moshës 18 deri në 24 vjeç nga jugu i Rogalandit janë nën hetime. Policia norvegjeze ka gati një vit që po heton këtë rast, ndërsa deri më tani janë identifikuar 85 viktima, kryesisht gra të moshuara. Autoritetet dyshojnë se numri i të mashtruarve mund të kalojë 100 persona.

Sipas vlerësimeve të policisë, dëmi financiar arrin në rreth tetë milionë korona norvegjeze, apo afërsisht 750 mijë euro.

“Deri më tani bëhet fjalë për 85 raste”, ka deklaruar Lars Ole Berge, prokuror policor në Distriktin Policor Sor-Vest. Shuma më e madhe e përfituar nga një viktimë e vetme dyshohet të jetë 853 mijë korona norvegjeze, rreth 80 mijë euro.

Bëhet fjalë për mashtrime të njohura si smishing dhe vishing, të cilat realizohen përmes mesazheve SMS dhe telefonatave, me qëllim që viktimat të zbulojnë të dhënat personale, fjalëkalimet bankare ose të transferojnë para në llogari të caktuara.

Sipas prokurorit Berge, personat që kryenin telefonatat vepronin nga Kosova, ndërsa viktimat ishin të shpërndara në pjesë të ndryshme të Norvegjisë.

“Viktimat janë nga i gjithë vendi dhe të gjitha rajonet e tij. Personat që kanë kryer telefonatat kanë qëndruar në Kosovë”.

Hetimet nisën më 18 dhjetor të vitit të kaluar, pasi një grua rreth të pesëdhjetave kishte raportuar në polici se ishte mashtruar. Mesazhet dhe telefonatat vinin nga Kosova, por paraqiteshin sikur dërgoheshin nga numra norvegjezë.

Në këtë skemë, të dyshuarit në Norvegji dyshohet se kishin role të ndryshme në organizimin e mashtrimeve, përfshirë përgatitjen dhe zbrazjen e llogarive bankare, si dhe përdorimin e të ashtuquajturave “mushka financiare”.

Ky term përdoret për personat që pranojnë para në llogaritë e tyre bankare dhe më pas i transferojnë ato në llogari të tjera, shpesh jashtë vendit, ose i tërheqin për t’ua dorëzuar personave të tjerë.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga personat që dyshohet se vepronte nga Kosova është arrestuar në aeroportin Gardermoen, në kuadër të një operacioni të zhvilluar në fillim të këtij viti. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim.

Ndërkohë, një tjetër person që dyshohet se kishte rol udhëheqës në rrjet është ekstraduar nga jashtë vendit në Oslo. Sipas Berge, ky person fillimisht duhet të përballet me akuza për vepra të tjera të rënda dhe me një aktakuzë në një rajon tjetër të Norvegjisë lindore, para se të merret me rastin që po hetohet nga policia e Sør-Vest.

Prokurori ka bërë të ditur gjithashtu se hetimet kanë nxjerrë në pah se personat kryesorë të dyshuar kishin bërë jetë luksoze, duke blerë mallra të shtrenjta dhe vetura sportive. Dy nga të dyshuarit vazhdojnë të jenë në paraburgim, ndërsa policia synon t’i mbajë atje deri në fillimin e gjykimit, i cili pritet të mbahet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, hetimet ende nuk kanë përfunduar. Autoritetet janë duke mbledhur informacione nga bankat dhe institucionet financiare brenda dhe jashtë Norvegjisë, si dhe duke analizuar provat e sekuestruara dhe intervistuar personat e përfshirë.

“Na pret ende shumë punë. Jemi duke mbledhur informacione nga bankat dhe institucionet financiare në Norvegji dhe jashtë saj. Po bëjmë grumbullim të gjerë të informacioneve, shqyrtim të provave të sekuestruara dhe analiza, ndërsa duhet të zhvillohen ende edhe intervista me persona të përfshirë”, ka deklaruar Berge.

Policia norvegjeze po zhvillon paralelisht edhe hetime për gjurmimin dhe rikuperimin e përfitimeve financiare që dyshohet se janë siguruar përmes kësaj veprimtarie kriminale./Dosja.al 

Norvegji Kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin