21 November 2026, 14:21
Nga E.M

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, në kuadër të planit “Shkolla të Pastra”, për goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë ambienteve shkollore.
Sipas raportimeve një 29-vjeçar u arrestua, ndërsa një 22-vjeçar u procedua penalisht, pasi u kapën pranë dy shkollave në qytet me doza kanabisi. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi lëndën narkotike, një automjet dhe dy telefona celularë.
Njoftimi i policisë
“Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Final Sale”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.
Kapen në flagrancë me doza kanabisi, pranë dy shkollave në Gjirokastër, arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e ndarë në doza, 1 automjet dhe 2 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në zbatim të planit operacional “Shkolla të Pastra” dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.
Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi K. K., 29 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi O. Ç., 22 vjeç, të dy banues në Gjirokastër. Këta shtetas u kapën pranë dy shkollave në qytetin e Gjirokastrës, me nga një sasi të vogël kanabisi të ndarë në doza.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.Dosja.al
Gjirokaster
Aktualitet
21 November 2026, 14:14
E.M
ELBASAN- Tre persona janë arrestuar në Elbasan, pasi u kapën duke transportuar me dy automjete 9 emigrantë nga vendet e treta, të...
Aktualitet
21 November 2026, 14:06
E. D
TIRANË- Studentët janë mbledhur te Ministria e Arsimit në protestën kundër qeverisë Rama. Të rinj, qytetarë p...
Aktualitet
21 November 2026, 13:58
E.M
BERAT- Prokuroria e Beratit ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme, automjete dhe prona të tjera në pronësi të shtetasit Donald Lav...
Aktualitet
21 November 2026, 13:52
E.M
TIRANË- Studentët të mbledhur para Universitetit të Politeknikut kanë dhënë një deklaratë pë...
Aktualitet
21 November 2026, 13:45
E.M
KOSOVË- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizit&...
Aktualitet
21 November 2026, 13:39
E.M
TIRANË- Studentët janë mbledhur këtë të shtunë në protestën e paralajëruar. Ata janë grumbulluar aty ku ...
Aktualitet
21 November 2026, 13:28
E.M
BERAT- Prokuroria e Beratit ka sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme dhe dy automjete Mercedes-Benz të Donald Lavdarit dhe familjarëve të ti...
Aktualitet
21 November 2026, 11:14
E.M
ITALI- Një i burgosur nën regjimin 41-bis në burgun e Operas në Itali, ka tentuar të vetëvritet duke u varur kështu me nj&eu...
Aktualitet
21 November 2026, 11:04
E.M
VLORË- Në sheshin e Flamurit në Vlorë qytetarët janë mbledhur në një protestë me sloganin “Mos ma prek Vlor&...
Aktualitet
21 November 2026, 10:56
E.M
DELVINË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Delvinë ndërkohë që u dënua me 9 vite burg p&eum...