21 November 2026, 21:18
Nga E.d
Jakup Krasniqi
KOSOVA- Jakup Krasniqi është larguar këtë të shtunë nga Kosova, duke u rikthyer në Hagë pas katër ditësh qëndrimi pranë familjes në Prishtinë. Ndarja me të afërmit është shoqëruar me emocione të forta, lot dhe përqafime, në një moment të vështirë për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi kishte marrë një leje të posaçme nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për të vizituar bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, atij iu lejua të kalonte disa orë në ditë në banesën familjare në lagjen Velania.
Momenti i largimit u përcoll me emocione, ndërsa në hyrje të banesës e priti djali i tij, deputeti Altin Krasniqi, i cili e përshëndeti në çastet e fundit para nisjes drejt Hagës. Ai u largua me automjetet e EULEX-it, ndërsa në zonë ishin të pranishme edhe forcat e policisë së Kosovës. Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me kufizime në takimet me familjarët.
Vëllai i tij, Daut Krasniqi, bëri të ditur se nuk ishte lejuar t'i afrohej banesës dhe për këtë arsye nuk kishte mundur ta takonte. Kufizimet e vendosura gjatë vizitës janë kritikuar edhe nga kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Kjo ishte vizita e dytë e Jakup Krasniqit në Kosovë që prej arrestimit në nëntor të vitit 2020. Në tetor 2024, ai kishte marrë një leje të ngjashme për t'u kthyer në vendlindje pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Azem Krasniqi.
Jakup Krasniqi mbahet në paraburgim në Hagë prej rreth gjashtë vitesh. Ai është dënuar në shkallë të parë me 25 vite burg për krime lufte, në të njëjtin proces me ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Mbrojtja e të katër të dënuarve pritet të apelojë vendimin, ndërsa procesi gjyqësor vijon të mbetet në vëmendjen e opinionit publik në Kosovë dhe Shqipëri./Dosja.al
Jakup Krasniqi
Politike
21 November 2026, 16:27
E.d
Bashkia Tiranë
TIRANA- Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me funksionimin dhe vendimmarrjen e ...
Politike
21 November 2026, 16:25
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur suksesin historik të skiatores Lara Colturi, e cila ka arritur të fitojë...
Politike
21 November 2026, 16:10
Elton Qyno
Foto ilustruse
Një dosje voluminoze që flet për një seri akuzash penale ndaj ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, ...
Politike
21 November 2026, 16:00
E.M
BRUKSEL- Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani P...
Politike
21 November 2026, 14:25
E. D
TIRANË- Drejtuesja politike e PS Tiranë dhe njëherësh zv.kryeministrja Albana Koçiu, kërkoi bashkim në rrugëtimin dre...
Politike
21 November 2026, 13:37
E. D
Edi Rama
TIRANË- Detaje të reja janë bërë të ditura nga diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asambles&e...
Politike
21 November 2026, 13:36
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha tha se me ardhjen e PD-së në pushtet prioritet do të jetë krijimi i një ag...
Politike
21 November 2026, 13:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike ka shprehur rezerva ndaj identifikimit elektronik në zgjedhje, pasi sipas kryetarit të saj, Sali B...
Politike
21 November 2026, 13:25
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali kanë më shumë informa...
Politike
21 November 2026, 13:10
E. D
TIRANË- Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Ervin Demo, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, theksoi rëndës...