LIVE UPDATES
Politike

NATO shqyrton ndryshimin e planeve për vitin 2027/ Samiti në Tiranë nën hije dyshimi, EL MUNDO: Shanset thuajse janë zero

Sipas gazetës spanjolle, pasiguria për organizimin e takimit dhe tensionet politike brenda Aleancës e bëjnë gjithnjë e më të paqartë mundësinë që Tirana të presë liderët e vendeve anëtare në vitin 2027.

27 October 2026, 13:37 Nga E. D

NATO shqyrton ndryshimin e planeve për vitin 2027/ Samiti në

SHBA- Gazeta e njohur spanjolle EL MUNDO raporton se samiti i NATO-s i parashikuar për vitin 2027 në Tiranë rrezikon të mos zhvillohet. Sipas diplomatëve të kontaktuar nga gazeta, gjasat për mbajtjen e samitit thuajse janë zero. Një nga arsyet kryesore lidhet me dëshirën e aleatëve për të shmangur përplasjet e reja mes presidentit amerikan Donald Trump dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s, në një kohë kur marrëdhëniet brenda Aleancës mbeten të tensionuara.

Një tjetër faktor që vë në pikëpyetje organizimin e samitit në Tiranë është niveli i shpenzimeve të Shqipërisë për Mbrojtjen. Sipas burimeve diplomatike të cituara nga EL MUNDO, ekzistojnë dyshime nëse vendi përmbush objektivat e përcaktuara për investimet ushtarake, ndërsa Shtetet e Bashkuara, sipas këtyre burimeve, nuk do ta mbështesnin zhvillimin e samitit në Shqipëri nëse nuk plotësohen kushtet përkatëse.

NATO ka përcaktuar objektivin afatgjatë të shpenzimeve prej 5% të PBB-së për Mbrojtjen dhe investimet e lidhura me të. Megjithatë, sipas diplomatëve të cituar nga gazeta, një samit i ri nuk shihet si i domosdoshëm, pasi përmbushja e angazhimeve nga vendet anëtare mund të monitorohet përmes mekanizmave të rregullt të Aleancës.

EL MUNDO shkruan gjithashtu se një takim i liderëve në vitin 2027 mund të zhvillohet vetëm nëse rrethanat ndërkombëtare e bëjnë të nevojshëm, për shembull në rast të përshkallëzimit të tensioneve me Rusinë. Sipas gazetës spanjolle, pasiguria për organizimin e takimit dhe tensionet politike brenda Aleancës e bëjnë gjithnjë e më të paqartë mundësinë që Tirana të presë liderët e vendeve anëtare në vitin 2027.

ARTIKULLI I EL MUNDO:

Samiti i NATO-s i vitit 2027, i cili fillimisht ishte parashikuar të mbahej në Tiranë (Shqipëri), duket se tashmë është pothuajse plotësisht jashtë planit. Të paktën për momentin, pothuajse askush në Aleancë nuk sheh arsye për ta zhvilluar atë, ndërsa ka arsye për ta shmangur takimin.

Më e rëndësishmja është se të gjithë duan të shmangin një përplasje të re mes Donald Trump dhe disa, ose shumë, prej aleatëve të tij. Sigurisht me Spanjën, por edhe me Danimarkën, siç ndodhi gjatë takimit të vitit 2026 në Ankara, apo edhe me Gjermaninë. Dhe, në përgjithësi, me të gjithë Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, nga e cila presidenti i Shteteve të Bashkuara kërcënoi sërish para disa ditësh se do të distancohej dhe e cila përballet me çdo sulm verbal të tij.

“Gjasat janë shumë, shumë të vogla”, thonë njëzëri diplomatë nga disa vende të kontaktuar nga gazeta EL MUNDO.

“Më e mundshmja është që të mos ketë fare takim. Jo vetëm për shkak të paparashikueshmërisë së presidentit të Shteteve të Bashkuara, por edhe për shkak të vendit të parashikuar për zhvillimin e tij”, theksojnë ata.

Arsyeja e kësaj pike të fundit është se ka dyshime për nivelin real të investimeve të Shqipërisë në Mbrojtje dhe nëse ato e tejkalojnë vërtet pragun prej 2% të PBB-së.

“Dhe Shtetet e Bashkuara e kanë bërë plotësisht të qartë se nuk do të pranojnë zhvillimin e një samiti në Shqipëri, nëse vendi nuk e përmbush këtë kusht”, theksojnë burime diplomatike.

Duhet shtuar se vendimet për shpenzimet ushtarake janë marrë pikërisht që në takimin e Hagës në vitin 2025. Është përcaktuar tashmë objektivi që duhet arritur: 5% e PBB-së, të ndara në 3,5% për shpenzime të drejtpërdrejta ushtarake dhe 1,5% për investime të lidhura me Mbrojtjen, të cilat Spanja i kundërshton. Për këtë arsye, as një takim i posaçëm për këtë çështje nuk do të ishte i nevojshëm.

Tani NATO-ja duhet të monitorojë ecurinë e vendeve dhe të verifikojë nëse secili aleat i përmbush detyrimet e veta. Kjo është ajo që qeveria spanjolle pretendon se mund ta bëjë duke investuar shumë më pak se 5% të PBB-së, por sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, thotë se kjo është e pamundur. Megjithatë, për këtë nuk është aspak e domosdoshme të mbahet një samit, pasi situata mund të vlerësohet përmes shqyrtimeve të rregullta që kryen Organizata.

“Mundësia e vetme që shoh për zhvillimin e një takimi të liderëve vitin e ardhshëm është që ngjarjet të detyrojnë thirrjen e një samiti të jashtëzakonshëm, ndoshta joformal, qoftë në selinë e NATO-s në Bruksel, siç ndodhi pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, qoftë përmes videokonferencës”, shtojnë burime nga një vend i Evropës Jugore.

Për shembull, nëse Rusia i çon edhe më tej provokimet e saj. Pikërisht këtë javë, Rumania e ka akuzuar regjimin e Vladimir Putinit se qëndron pas sulmit me dron ndaj një anijeje mallrash në Detin e Zi, sulm që shkaktoi vdekjen e të paktën një marinari dhe zhdukjen e tre të tjerëve.

Presidenti rumun, Nicușor Dan, bëri të ditur se anija e mallrave Khoryv ishte “goditur nga një dron dhe ishte fundosur pranë ujërave territoriale të Rumanisë”, një vend që është pjesë jo vetëm e BE-së, por edhe e vetë NATO-s.

“Një anije civile me ekuipazh ukrainas dhe azerbajxhanas është goditur në brigjet e Rumanisë. Këto sulme të pamatura vënë në rrezik jetën e njerëzve të pafajshëm dhe sfidojnë hapur të drejtën ndërkombëtare”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në rrjetet e saj sociale.

Por, për momentin, ende nuk dihet se kur do të mbahet samiti i ardhshëm. Edhe në përfundimet e takimit të Ankarasë nuk thuhej qartë se ai do të zhvillohej në Tiranë në vitin 2027, ndërsa deklaratat që po qarkullojnë këto ditë në Bruksel vetëm sa e konfirmojnë këtë. Takimet e Aleancës nuk kanë një periodicitet të përcaktuar dhe varen nga rrethanat e secilës periudhë.

Për shembull, gjatë dekadës së kaluar ishte shumë e zakonshme që ato të mbaheshin çdo dy vjet. Por, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ato janë zhvilluar çdo vit, madje në vitin 2022 u mbajtën dy samite: një i jashtëzakonshëm në Bruksel, i thirrur nga ish-sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, dhe një tjetër në Madrid./Dosja.al

samiti në tiranë el mundo NATO donald trump shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin