26 October 2026, 23:18
Nga E.d
Pamje
SERBI- Një grup personash të identifikuar si mbështetës të “Listës së studentëve” në Serbi ka hyrë me forcë mbrëmjen e së hënës në ambientet e televizionit “Informer TV”, një media e njohur për qëndrimet e saj në mbështetje të ish-presidentit Aleksandër Vuçiç.
Personat kanë shkaktuar dëme në ambientet e televizionit dhe janë përplasur fizikisht me gazetarët dhe punonjësit që ndodheshin brenda ndërtesës. Pas incidentit, televizioni “Informer TV” reagoi përmes një postimi në faqen e tij online, duke ironizuar mbështetësit e studentëve dhe premtimet e tyre për një shoqëri më të mirë.
“Meqenëse dhuna shënoi të gjithë fushatën e tyre, nuk mund të prisnim asgjë më të mirë”, shkroi televizioni, duke e lidhur ngjarjen me pretendimet e tij për mënyrën se si ishte zhvilluar fushata zgjedhore.
Ngjarja shkaktoi reagime edhe në skenën politike serbe. Ish-presidenti Aleksandër Vuçiç e cilësoi sulmin si të turpshëm, ndërsa incidenti riktheu vëmendjen te tensionet mes mbështetësve të lëvizjes studentore dhe mediave që mbështesin pushtetin e mëparshëm.
Pas hyrjes në “Informer TV”, grupi u pa duke iu drejtuar edhe ambienteve të televizionit “TV Pink”, një tjetër media e njohur për mbështetjen ndaj Vuçiçit. Megjithatë, ndërhyrja e policisë pengoi hyrjen e tyre në këtë televizion./Dosja.al
Aleksandër Vuçiç
Politike
26 October 2026, 23:01
E.d
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim ...
Politike
26 October 2026, 22:41
E.d
Michael Martens
TIRANA- Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk përcaktohet nga q&e...
Politike
26 October 2026, 22:33
E.d
Michael Martens
TIRANA- Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se fajësimi i faktorëve të huaj për protestat dhe pakënaq...
Politike
26 October 2026, 22:08
E.d
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se masat e propozuara në Shqipëri për të parandaluar dhunën g...
Politike
26 October 2026, 20:41
E.d
Aulon Kalaja
TIRANA- Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj akuzave të Taulant Ballës dhe disa fa...
Politike
26 October 2026, 20:30
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar zbardhjen e plotë t&e...
Politike
26 October 2026, 19:45
E.d
Ministria e Jashtme e Shqipërisë
TIRANA- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, du...
Politike
26 October 2026, 19:37
G.M
TIRANË- Demokratët Europianë kanë kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë prot...
Politike
26 October 2026, 19:11
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar për median greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë d...
Politike
26 October 2026, 17:35
E.d
Justina Shiroka-Pula
KOSOVA- Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Parlamentin e Serbisë, me Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin si deputet&eu...