27 October 2026, 10:46
Nga E. D

TIRANË- Komisioni i Ligjeve është zhvilluar me tensione të ashpra mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe mazhorancës socialiste. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe vetëshpërndarjen e Parlamentit. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi denoncoi edhe ndërhyrjet e policisë në protestat studentore, duke theksuar se qindra qytetarë kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore si pasojë e përdorimit të forcës dhe plumbave të gomës.
Demokrati kërkoi hetimin e të gjithë zinxhirit komandues të Policisë së Shtetit për mënyrën e menaxhimit të protestave, si dhe largimin nga radhët e uniformave blu të efektivëve që kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve. Nga ana tjetër, deputeti socialist Ulsi Manja iu përgjigj me ironi kërkesave të opozitës, duke deklaruar se demokratët duhet të vazhdojnë të shohin ëndrra.
Pjesë nga diksutimi:
Bylykbashi: Dita e 15-të që studentët dhe gjimnazistët janë në protestë, përballen me dhunë nga policia, njërit i nxorën syrin. Dhunë joproporcionale, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Arrestimi është përdorur si mjet intimidimi.
Qindra kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore nga plumbat e gomës. Duhej hetim për të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit. Duhet spastrim i policisë nga efektivët kriminelë që rrahin në mënyrë shtazarake protestuesit. I gjëmojnë nëpër rrugica, i rrahin dhe i lënë në shesh.
Ka dy kërkesa: Rama të japë dorëheqjen, është kërkesa e atyre në shesh, edhe e juaja nga brenda. Dhe një qeveri tranzitore. Kuvendi ka detyrimin moral të vetëshpërndahet. Mos u bëni me atë bandit, nëse Kuvendi nuk shpërndahet, turpi do të jetë i juaji. Provoni t’i takoni ata atje dhe do ta shihni faturën.
Manja: Vazhdoni të shihni ëndrra, por kur dilni te Lana, vishuni me plastmas. Mos i mbroni ata të dhunës në selinë tuaj. Për të qenë të ndershëm deri në fund, duhet të dënohet dhuna nga të gjitha anët. Nëse ka tejkalim nga policia, le të bëhet hetim./Dosja.al
komisioni i ligjeve
Politike
27 October 2026, 07:57
E. D
pamjet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të ri...
Politike
26 October 2026, 23:18
E.d
Pamje
SERBI- Një grup personash të identifikuar si mbështetës të “Listës së studentëve” në Serb...
Politike
26 October 2026, 23:01
E.d
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim ...
Politike
26 October 2026, 22:41
E.d
Michael Martens
TIRANA- Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk përcaktohet nga q&e...
Politike
26 October 2026, 22:33
E.d
Michael Martens
TIRANA- Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se fajësimi i faktorëve të huaj për protestat dhe pakënaq...
Politike
26 October 2026, 22:08
E.d
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se masat e propozuara në Shqipëri për të parandaluar dhunën g...
Politike
26 October 2026, 20:41
E.d
Aulon Kalaja
TIRANA- Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj akuzave të Taulant Ballës dhe disa fa...
Politike
26 October 2026, 20:30
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar zbardhjen e plotë t&e...
Politike
26 October 2026, 19:45
E.d
Ministria e Jashtme e Shqipërisë
TIRANA- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, du...
Politike
26 October 2026, 19:37
G.M
TIRANË- Demokratët Europianë kanë kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë prot...