27 October 2026, 11:55
Nga E. D

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Bëhet me dije se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës në sallën e gjyqit, për shkak të bojkotit kundër rregullores së re të GJKKO-së.
Këtë herë, gjykata nuk vendosi gjobë për asnjë nga avokatët, ndërkohënë seancë nuk u paraqitën as avokatët e ndihmës juridike falas, të kërkuar nga Gjykata. Po ashtu, përmes një deklarate, Erion Veliaj ka kërkuar që të mbrohet vetëm nga avokati i tij, Plarent Ndreca, duke kundërshtuar përfaqësimin nga avokatë të tjerë. Seanca e radhës për çështjen ndaj Veliajt dhe të bashkëpandehurve pritet të mbahet më tre nëntor.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
gjkko erion veliaj na gjkko
Politike
27 October 2026, 10:46
E. D
TIRANË- Komisioni i Ligjeve është zhvilluar me tensione të ashpra mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe mazhorancës...
Politike
27 October 2026, 07:57
E. D
pamjet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të ri...
Politike
26 October 2026, 23:18
E.d
Pamje
SERBI- Një grup personash të identifikuar si mbështetës të “Listës së studentëve” në Serb...
Politike
26 October 2026, 23:01
E.d
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim ...
Politike
26 October 2026, 22:41
E.d
Michael Martens
TIRANA- Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk përcaktohet nga q&e...
Politike
26 October 2026, 22:33
E.d
Michael Martens
TIRANA- Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se fajësimi i faktorëve të huaj për protestat dhe pakënaq...
Politike
26 October 2026, 22:08
E.d
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se masat e propozuara në Shqipëri për të parandaluar dhunën g...
Politike
26 October 2026, 20:41
E.d
Aulon Kalaja
TIRANA- Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj akuzave të Taulant Ballës dhe disa fa...
Politike
26 October 2026, 20:30
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar zbardhjen e plotë t&e...
Politike
26 October 2026, 19:45
E.d
Ministria e Jashtme e Shqipërisë
TIRANA- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, du...