Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Berisha: Dënoj terrorin që po ushtrohet ndaj protestuesve, dhuna nuk do mund ta shpëtojë dot Vuçiçin shqiptar(VIDEO)
Kryedemokrati e krahasoi Kryeministrin Edi Rama edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe ish-diktatorin rumun Nicolae Çaushesku, ndërsa paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen.
27 October 2026, 13:03Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër veprimet e policisë ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor frikën dhe dhunën për të ruajtur pushtetin. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se komisariatet e policisë po ushtrojnë presion ndaj protestuesve pa asnjë shkak ligjor, duke shkelur, sipas tij, Kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve.
Kryedemokrati e krahasoi Kryeministrin Edi Rama edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe ish-diktatorin rumun Nicolae Çaushesku, ndërsa paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen.
"Së fundi, dënoj me forcën më të madhe terrorin, dhunën antikushtetuese që komisariatet në shkelje të gjitha ligjeve po ushtrojnë ndaj qytetarëve në qytete dhe kudo për pjesëmarrjen e tyre në protesta paqësore. Pa asnjë shkak, pa asnjë motiv, duke shkelur kode dhe Kushtetutë, marrin deklarata dhe besojnë si të verbër se me instrumentet e frikës do mund të shpëtojnë Vuçiçin shqiptar. Edi Rama, argati i Vuçiçit, apo siç e kanë quajtur, Pashiqi shqipfolës, do të ketë fatin e tij ose të Çausheskut. Duhet të zgjedhë vetë. Protestat nuk ndalen," tha Berisha./Dosja.al