27 October 2026, 07:57
Nga E. D
pamjet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojnë në Tiranë. Pas karrigeve dhe stolave të vendosur në ditët e mëparshme, Rama ka nxjerrë sërish një tavolinë të madhe prej guri, mbi të cilën janë vendosur fletë me mbishkrimin “Dialog”.
Tavolina prej guri vjen pas episodeve të mëparshme, kur ulëset e vendosura përpara Kryeministrisë u larguan ose u dëmtuan nga protestuesit. Studentet prej dy javësh refuzojnë ftesën e kryeministrit për dialog, pasi kërkojnë dorëheqjen e tij.
Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
edi rama
Politike
26 October 2026, 23:18
E.d
Pamje
SERBI- Një grup personash të identifikuar si mbështetës të “Listës së studentëve” në Serb...
Politike
26 October 2026, 23:01
E.d
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim ...
Politike
26 October 2026, 22:41
E.d
Michael Martens
TIRANA- Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk përcaktohet nga q&e...
Politike
26 October 2026, 22:33
E.d
Michael Martens
TIRANA- Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se fajësimi i faktorëve të huaj për protestat dhe pakënaq...
Politike
26 October 2026, 22:08
E.d
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se masat e propozuara në Shqipëri për të parandaluar dhunën g...
Politike
26 October 2026, 20:41
E.d
Aulon Kalaja
TIRANA- Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj akuzave të Taulant Ballës dhe disa fa...
Politike
26 October 2026, 20:30
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar zbardhjen e plotë t&e...
Politike
26 October 2026, 19:45
E.d
Ministria e Jashtme e Shqipërisë
TIRANA- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, du...
Politike
26 October 2026, 19:37
G.M
TIRANË- Demokratët Europianë kanë kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë prot...
Politike
26 October 2026, 19:11
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar për median greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë d...