LIVE UPDATES
Politike

Ndërprerja e Microsoft prek dhe administratën shqiptare, MIA për Dosja.al: Pa akses në email-et zyrtare, nuk kemi sistem elektronik alternativ

Në një përgjigje të interesimit të Dosja.al, Agjencia për Media dhe Informim thekson se problematika lidhet me infrastrukturën globale të Microsoft dhe ka prekur kryesisht shërbimin Exchange Online, përmes të cilit administrohen email-et zyrtare.

13 November 2026, 14:07 Nga Izmir Akulli
Ndërprerja e Microsoft prek dhe administratën shqiptare, MIA për
Foto Ilustruese

TIRANË- Problematika globale e shërbimeve Microsoft 365 ka prekur edhe administratën publike shqiptare, duke shkaktuar vështirësi në aksesimin e postës elektronike zyrtare dhe ndërprerje të shërbimit për një pjesë të konsiderueshme të përdoruesve. Në një përgjigje të interesimit të Dosja.al, Agjencia për Media dhe Informim thekson se problematika lidhet me infrastrukturën globale të Microsoft dhe ka prekur kryesisht shërbimin Exchange Online, përmes të cilit administrohen email-et zyrtare. Si pasojë, përdoruesit kanë hasur vështirësi në aksesimin e postës elektronike përmes Outlook, si dhe vonesa në dërgimin dhe marrjen e mesazheve.

"Problematika globale e shërbimeve Microsoft 365 ka ndikuar edhe në funksionimin e postës elektronike të administratës publike shqiptare. Janë evidentuar vështirësi në aksesimin e email-eve zyrtare dhe ndërprerje të shërbimit për një pjesë të konsiderueshme të përdoruesve. Sipas njoftimit zyrtar të Microsoft, problematika lidhet me infrastrukturën globale të ofruesit dhe ka ndikuar kryesisht në shërbimin Exchange Online, duke shkaktuar vështirësi në aksesimin e postës elektronike përmes Outlook, si dhe vonesa në dërgimin dhe marrjen e mesazheve. Microsoft ka konfirmuar se po zbaton masa për rikuperimin gradual të shërbimeve në rajonet e prekura. Ndërkohë, problematikat mund të vijojnë të shfaqen në mënyrë të ndërprerë deri në rikthimin e plotë të funksionalitetit," thuhet në përgjigjen e MIA-së.

MIA bën të ditur se një pjesë e konsiderueshme e institucioneve të administratës publike shqiptare e kanë të mbështetur shërbimin e postës elektronike në platformën Microsoft 365. Megjithatë, ministria nuk ka dhënë një shifër konkrete për numrin e institucioneve apo adresave zyrtare që përdorin këtë platformë. 

"Shërbimi i postës elektronike për një pjesë të konsiderueshme të institucioneve të administratës publike shqiptare ofrohet nëpërmjet platformës Microsoft 365, përkatësisht Exchange Online. Përdorimi i kësaj platforme mundëson administrimin e centralizuar të komunikimit elektronik, zbatimin e politikave të sigurisë dhe menaxhimin e aksesit të përdoruesve," thekson MIA.

E pyetur nga Dosja.al nëse administrata shqiptare disponon një sistem alternativ elektronik në rast të një ndërprerjeje të zgjatur të Microsoft, MIA pranon se aktualisht nuk ekziston një platformë tjetër që mund të zëvendësojë plotësisht shërbimin Microsoft Exchange Online.

"Komunikimi zyrtar ndërinstitucional mund të vijojë nëpërmjet korrespondencës shkresore, duke mundësuar vijimësinë e shkëmbimit të informacionit dhe dokumentacionit zyrtar. Gjithashtu, komunikimet telefonike dhe takimet e drejtpërdrejta përbëjnë forma alternative për koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve. Aktualisht, nuk disponohet një sistem elektronik alternativ që të zëvendësojë plotësisht shërbimin e postës elektronike Microsoft Exchange Online në rast të një ndërprerjeje të përgjithshme të platformës. Këto forma komunikimi mundësojnë vijimin e veprimtarisë dhe koordinimit ndërinstitucional gjatë periudhës së ndërprerjes, deri në rikthimin e funksionalitetit të shërbimeve elektronike," thuhet në përgjigjen për Dosja.al.

Sa i përket rrezikut të humbjes së email-eve, dokumenteve apo të dhënave të administruara përmes Microsoft 365, MIA sqaron se ndërprerja e përkohshme e aksesit nuk nënkupton automatikisht humbjen e informacionit të ruajtur në platformë. Sipas saj, dokumentet e ruajtura drejtpërdrejt në SharePoint Online kanë vijuar të jenë të aksesueshme, ndërsa disa funksione të tjera të integruara me Exchange Online mund të kenë shfaqur kufizime.

"Një ndërprerje madhore e shërbimeve Microsoft 365 mund të shkaktojë kufizime të përkohshme në aksesin ndaj postës elektronike dhe funksionaliteteve të tjera të platformës. Në rastin konkret, problematika ka ndikuar kryesisht në shërbimin Exchange Online, duke shkaktuar vështirësi në aksesimin e email-eve dhe vonesa në përpunimin e mesazheve elektronike. Sipas njoftimit zyrtar të Microsoft, funksionalitetet që nuk varen nga Exchange Online vijojnë të jenë operative. Konkretisht, aksesi në dokumentet e ruajtura drejtpërdrejt në SharePoint Online mbetet funksional, ndërsa disa funksione të tjera të integruara me Exchange Online mund të paraqesin kufizime. Duhet theksuar se ndërprerja e përkohshme e aksesit në shërbime nuk nënkupton automatikisht humbjen e të dhënave të ruajtura në platformë. Microsoft ka konfirmuar se po vijon procesin e rikuperimit të shërbimeve dhe reduktimit të vonesave në dorëzimin e mesazheve elektronike. Gjithashtu, sipas informacionit të publikuar deri më tani, nuk janë evidentuar prova që e lidhin incidentin me aktivitet keqdashës. Pas përfundimit të procesit të rikuperimit, Microsoft ka njoftuar se do të publikojë një raport të detajuar mbi shkaqet e incidentit dhe masat e ndërmarra për parandalimin e problematikave të ngjashme," përfundon MIA.

Microsoft u përball me një ndërprerje globale të shërbimeve Microsoft 365, duke shkaktuar probleme për përdoruesit në vende të ndryshme të botës. Defekti preku kryesisht Outlook dhe shërbimin Exchange Online, duke pamundësuar ose vështirësuar aksesimin e email-eve, dërgimin dhe marrjen e mesazheve. Kompania konfirmoi se po punonte për rikthimin gradual të shërbimeve, ndërsa bëri të ditur se deri në atë moment nuk kishte prova që incidenti të ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik. Shkaku përfundimtar i ndërprerjes pritej të sqarohej në një raport teknik të Microsoft./Dosja.al

mia Microsoft

Sondazh

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...