LIVE UPDATES
Insights

Nga cikli "Protestojmë por edhe Mësojmë" 

Lajmëtarët iu afruan dhe i dorëzuan mesazhin e Senatit. Roma ishte në rrezik. Ushtria e saj ishte rrethuar nga armiqtë dhe Republika kishte nevojë për një komandant që të merrte menjëherë drejtimin e luftës.

29 October 2026, 20:25 Nga Auron Tare

Nga cikli "Protestojmë por edhe Mësojmë" 

CINCINATI

Diku, në pranverën e vitit 458 para Krishtit, dy lajmëtarë të Senatit romak kaluan Tiberin dhe, në një arë të punuar përgjysmë, gjetën njeriun që kërkonin.
Ishte Lucius Quinctius Cincinnatus, gjenerali që ishte tërhequr në pronën e tij dhe punonte tokën me Qe, larg zhurmës së Forumit dhe intrigave të politikës romake.
Lajmëtarët iu afruan dhe i dorëzuan mesazhin e Senatit. Roma ishte në rrezik. Ushtria e saj ishte rrethuar nga armiqtë dhe Republika kishte nevojë për një komandant që të merrte menjëherë drejtimin e luftës.
Cincinati la parmendën në arë dhe u nis drejt Romës.
Një turmë qytetarësh, të shqetësuar për fatin e qytetit, e shoqëroi deri në selinë e Senatit. Senatorët u ngritën në këmbë sapo Ai u fut ne salle. Zedhenesi i Senatit lexoi me solemitet vendimin e senatoreve. Lucius Quinctius Cincinnatus ishte emëruar Diktator, me pushtet të jashtëzakonshëm për të shpëtuar Republikën.
Cincinati pa humbur kohë, mblodhi ushtrinë dhe mori komandën e legjioneve. Me aftësinë e tij ushtarake, arriti të mposhtte armiqtë dhe të shpëtonte ushtrinë romake. Rreziku kaloi dhe Roma mund të merrte frymë sërish.
Por, pas fitores, shtrohej një pyetje shumë më e madhe se ajo e një beteje.
Cincinati ishte ende Diktator. Pushteti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Legjionet fitimtare i bindeshin, ndërsa Republika ia kishte besuar fatin e vet.
Çfarë do të bënte ai me këtë pushtet?
A do ta përdorte fitoren si arsye për të qëndruar në krye? A do të gjente një kërcënim të ri për të justifikuar vazhdimin e sundimit? Apo do të kuptonte se pushteti që i ishte besuar për të shpëtuar Republikën nuk ishte pronë e tij?
Kjo është pyetja që historia ua shtron të gjitha kohërave, Kur një komb i beson një njeriu pushtet të jashtëzakonshëm, si mund të jetë i sigurt se ai do t'ia kthejë atë?
Përgjigjja e Cincinatit, ashtu siç e ka ruajtur tradita romake, ishte e thjeshtë.
«E përmbusha detyrën time ndaj atdheut. E kthej pushtetin që m'u besua dhe kthehem në arën time.»
Historia e Gjeneralit Cincinatius është një nga mësimet më frymëzuese. Një njeri që la parmendën, mori në duar fatet e Romës, mposhti armiqtë dhe, në vend që ta shndërronte fitoren në pushtet personal, u kthye në arën e vet.
Më shumë se dy mijë vjet më vonë, emri i Cincinatit mbetet simbol i një ideali politik që nuk e ka humbur aktualitetin.
Madhështia e një udhëheqësi nuk matet vetëm me pushtetin që arrin të marrë, por edhe me aftësinë për të kuptuar se kur dhe si duhet të heqë dorë prej tij.
Burimi antik: Tit Livi, Historia e Romës, Libri III, kapitujt 26–29.
"CEZARI, Dictator perpetuo"
Në vitin 44 para Krishtit, gjenerali i famshëm Jul Cezari, pas një vargu fitoresh në luftën civile, arriti të shpallej nga Senati "Dictator perpetuo". Pra, diktator i përjetshëm.
Senati romak, i dobësuar nga lufta e gjatë civile dhe i gjunjëzuar përballë legjioneve fitimtare të Cezarit, nuk kishte më forcën për t'iu kundërvënë vullnetit të gjeneralit. Institucioni që dikur kishte qenë zemra e Republikës po i nënshtrohej gjithnjë e më shumë autoritetit të një njeriu të vetëm.
Cezari kishte fituar betejat, kishte mposhtur rivalët dhe kishte arritur të impononte vullnetin e tij mbi Romën. Por, mes gjithë atyre fitoreve, duket se nuk arriti të kuptonte një të vërtetë të vjetër sa vetë pushteti, se Ti mund të sundosh mbi njerëzit me forcë, por nuk mund ta bësh të përjetshëm pushtetin tënd vetëm duke e përqendruar atë në duart e tua.
Jul Cezari kishte triumfuar në Gali, kishte luftuar në Egjipt dhe kishte mposhtur kundërshtarë të shquar të Romës. Kishte mundur Pompeun ne Farsala. Legjionet i bindeshin, Senati mund të votonte sipas vullnetit të tij dhe Roma mund të përkulej përpara autoritetit të tij. Por jo të gjithë ishin të gatshëm ta pranonin fundin e Republikës dhe përqendrimin e pushtetit në duart e një diktatori të përjetshëm.
Dhe kështu, në Ides e Marsit, të vitit 44 para Krishtit, gjenerali fitimtar u vra brenda Senatit, nga një grup senatoresh që Ai vete i kishte pasur pranë.
Historia e tij mbetet një nga paradokset e mëdha të politikës. Nje Diktator qe pushteti e shpalli të perjetshem por u vra sepse besoi se nga pushteti mund të mos largohej kurrë.
Pikturat
1. Cincinatius nga Xhovani Batista Tiepolo
2. Vrasja e Cezarit ne Senat. nga Vincenzo Camuncini

Sondazh

Insights 27 October 2026, 13:39 Auron Tare

LASGUSHI

Disa vite më parë, me nje xhest për tu lëvduar Kryeministri i Shqipërisë nderoi Lasgush Poradecin, poetin e madh të shqiptar...

Insights 26 October 2026, 14:16 Ditmir Bushati

Era që nuk ndalet më!

Ditmir Bushati Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencë...

Insights 22 October 2026, 11:05 Prof.Romeo Hanxhari

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës 

Prof.Romeo Hanxhari Jemi të gjithë kundër dhunës. Cila është dhuna? Ja raste të dhunës publike që ka kohë q&...

Insights 21 October 2026, 18:31 Jona Dividi

Ndjesia e parë më kujtoi Meduzën…

A është çdo deformim një zgjedhje artistike? Kohët e fundit po shohim gjithnjë e më shumë figura publike dhe historik...

Insights 20 October 2026, 10:23 Paul Lendvai

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pa maskë

Edi Rama Pothuajse njëkohësisht me demonstratat masive në Francë, u raportuan protesta kundër politikave qeveritare nga kryeqyteti i ...

Insights 19 October 2026, 14:11 Çim Peka

SHERIFI I RI APO CEO I RI I ZVËRNECIT?

Një kryeministër që i paraqet gazetarët si armiq të policisë po përgatit alibinë për çdo abuzim ndaj tyre. ...

Insights 18 October 2026, 20:44 Çun Lajçi

Ikja asht shpëtimi, nuk ke rrugë tjetër

Edi Rama Sot në mëngjes e pashë njanin tue folë me vetveten. M’erdhi gjynah!Ishte futë ma në fund në zyrën e Kry...

Insights 16 October 2026, 20:36 Auron Tare

"POLICI"

"POLICI"Sa herë që shihemi në kryqëzimin e rrugës, përshëndetemi me një lëvizje të lehtë të kok&eum...

Insights 16 October 2026, 10:02 Mirko Mecaj

Mbi dy klishe të ditëve që jetojmë

Protesta 1 - Edi Rama ka votën e qytetarëve dhe është legjitim në pushtet deri në qershor 2029. Po, Edi Rama e ka votën, po...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin