LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga fshehja e identitetit te zhvendosja/ Analiza: Si mbrohen dëshmitarët e krimeve të luftës?

Thaçi u dënua me 17 muaj burgim. Gjykatësi konstatoi se, gjatë vizitave në paraburgim në vitin 2023, Thaçi u kishte dhënë vizitorëve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe, përmes tyre, u kishte përcjellë dëshmitarëve udhëzime se si të dëshmonin.

17 November 2026, 14:30 Nga G.M
Nga fshehja e identitetit te zhvendosja/ Analiza: Si mbrohen
Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë. Foto arkivi.

 

Sot në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të tjerë u dënuan nga Gjykata Speciale për pengim të administrimit të drejtësisë. Çështja lidhet me ndërhyrjet te dëshmitarët në gjykimin për krime lufte ndaj Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Thaçi u dënua me 17 muaj burgim. Gjykatësi konstatoi se, gjatë vizitave në paraburgim në vitin 2023, Thaçi u kishte dhënë vizitorëve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe, përmes tyre, u kishte përcjellë dëshmitarëve udhëzime se si të dëshmonin.

Ndërhyrja te dëshmitarët përmes frikësimit ishte evidentuar edhe në aktgjykimin e 16 shtatorit, kur katër ish-krerët e UÇK-së, Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u shpallën fajtorë për krime lufte. Gjykatësit konstatuan se procesi ishte zhvilluar në një klimë të vazhdueshme frikësimi, ku disa dëshmitarë kishin tërhequr deklaratat ose ndryshuar dëshmitë e tyre.

Në një çështje tjetër, Gjykata Speciale kishte dënuar më herët edhe dy ish-udhëheqës të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Ata kishin publikuar dokumente konfidenciale me të dhëna për dëshmitarët dhe u shpallën fajtorë, ndër të tjera, për frikësim gjatë procedurës penale.

Gucati dhe Haradinaj dënohen me nga katër vjet e gjysmë burgim

Mbrojtja e dëshmitarëve në rastet e krimeve të luftës është prej kohësh sfidë për Kosovën. Që në vitin 2011, teksa mandati i Tribunalit për ish-Jugosllavinë po i afrohej fundit, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përmendi vrasjen e disa dëshmitarëve në Kosovë dhe u kërkoi autoriteteve të Kosovës të miratonin një ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve në rastet e krimeve të luftës dhe të krimeve të tjera të rënda.

Në prill të vitit 2014, Kosova dhe BE-ja u pajtuan që Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale, të kishin një seli jashtë Kosovës dhe të punonin me gjykatës e staf ndërkombëtar. Marrëveshja e vitit 2016 mes Kosovës dhe Holandës mundësoi mbajtjen e gjykimeve në Hagë. Sipas Speciales, frikësimi i dëshmitarëve ishte një nga arsyet për zgjedhjen e Hagës. Gjykata i përcaktoi masat për mbrojtjen e dëshmitarëve që në fillim.

Si mbrohen dëshmitarët në Hagë e si në Kosovë?

Dhomat e Specializuara kanë një Zyrë për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve, e cila funksionon në kuadër të Regjistrit të Gjykatës, që merret me mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve para, gjatë dhe pas dëshmisë.

Gjykata tha për Radio Evropën e Lirë se, në pesë gjykime të zhvilluara deri më tani, 92 dëshmitarë që dëshmuan në sallë ose përmes video-lidhjes kishin një formë të masës mbrojtëse brenda gjykatës, por tha se nuk mban statistika të detajuara për llojet e masave të përdorura.

Masat e urdhëruara nga gjyqtarët kanë përfshirë përdorimin e pseudonimeve, ndryshimin e zërit ose të imazhit, heqjen e emrave dhe të të dhënave identifikuese nga dokumentet, mbajtjen e dëshmisë në seanca private ose të mbyllura për publikun, si dhe dëshmimin përmes video-lidhjes. Në disa raste është lejuar edhe prania e një psikologu gjatë dëshmisë. Gjykata thotë se mund të zbatohen edhe masa të tjera, varësisht nga rrethanat e secilit rast pasi për çdo dëshmitar bëhet vlerësim individual i rrezikut.

“Masat mbrojtëse shtrihen përtej dëshmisë dhe përfundimit të procedurave gjyqësore, kur kjo është e nevojshme. Vlerësime bëhen edhe për rreziqet e mundshme të sigurisë pas dëshmisë dhe ndërmerren masat e duhura”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për REL-in.

Ajo konfirmoi se ka mundësi ligjore të bashkëpunojë me autoritetet vendore dhe shtetet e tjera për të siguruar mbrojtjen e vazhdueshme të dëshmitarëve, përfshirë zhvendosjen e tyre. Megjithatë, Gjykata tha se nuk mund të ofrojë hollësi për këto raste. Ndërkohë, në Kosovë, mbrojtja e dëshmitarëve rregullohet me Ligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, të miratuar më 2011. Ligji parasheh masa para, gjatë dhe pas procedurës penale, kur ekziston rrezik serioz për jetën ose shëndetin fizik dhe psikik të dëshmitarit apo të familjarëve të tij.

Masat përfshijnë mbrojtjen fizike, zhvendosjen e përkohshme në një vend të sigurt, ndërrimin e vendbanimit, punës ose shkollimit, ndryshimin e identitetit dhe mbështetjen financiare, sociale e ligjore. Megjithë këto masa të parapara me ligj, zbatimi çalon. Misioni i OSBE-së në Kosovë analizoi 48 raste gjykimesh për krime lufte me 138 të akuzuar, të trajtuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë gjatë viteve 2019–2025.

Raporti, i publikuar në korrik të vitit 2026, identifikoi vonesa të gjata që lidheshin, ndër të tjera, me mosparaqitjen e dëshmitarëve në gjykatë. Në fund të raportit, OSBE-ja kërkoi masa më të forta mbrojtëse dhe mbështetje më efektive për viktimat dhe dëshmitarët. Por, efekti i frikësimit të dëshmitarëve ndihet përtej vonesave në gjykim.

Presioni publik mund të ndikojë te dëshmitarët

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se praktikat gjyqësore në rastet e krimeve të luftës kanë nxjerrë në pah ndjeshmërinë e pozitës së dëshmitarëve, veçanërisht në proceset ndaj të akuzuarve të profilit të lartë.

“Vëmendja publike, komentet dhe, në raste të caktuara, etiketimet mund të krijojnë presion mbi dëshmitarët”, thotë Alija për REL.

Meqë në të kaluarën janë evidentuar raste të zbulimit të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ai thotë se këto raste kanë ngritur shqetësime për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

“Situata të tilla mund të ndikojnë në besimin ndaj mekanizmave të mbrojtjes dhe në gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë”, thotë ai.

Alija vlerëson se në proceset aktuale në Kosovë për krime lufte ndaj pjesëtarëve të forcave serbe, ku të dëmtuarit janë kryesisht civilë shqiptarë, rrethanat mund ta kenë lehtësuar dëshmimin publik. Megjithatë, ai thotë se përvoja dhe ndjenja e sigurisë ndryshojnë nga një dëshmitar te tjetri.

“Nevoja për mbrojtje duhet të vlerësohet individualisht, duke përfshirë, kur është e nevojshme, edhe fshehjen e identitetit nga publiku”, thotë Alija.

Dënime për ndërhyrje te dëshmitarët

Në aktgjykimin e shpallur më 17 nëntor, Gjykata Speciale në Hagë e shpalli fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për tentim të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. Për këto vepra, ai u dënua me 17 muaj burgim.

Gjykatësi konstatoi se Thaçi, gjatë vizitave në objektin e paraburgimit më 2023, u kishte dhënë vizitorëve informacione konfidenciale për dëshmitarët e Prokurorisë dhe u kishte përcjellë udhëzime se si duhej të dëshmonin në procesin për krime lufte. Në dy raste, vizitorët i kishin përcjellë këto udhëzime te dëshmitarët Rrustem Mustafa dhe Bislim Zyrapi.

Në këtë proces u dënuan edhe tre të tjerë, teksa një nga të akuzuarit u shpall i pafajshëm. Dënimet lidhen me veprimet për pengimin e drejtësisë në procesin kryesor ndaj Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte, që kishte nisur në prill të vitit 2023.

Në atë proces, Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18, Rexhep Selimi me 13 dhe Jakup Krasniqi me 25 vjet. Ata u shpallën përgjegjës për krime lufte që përfshinin ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje. Gjykata i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Verdikti pritet të apelohet.

Por, gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit për atë rast, gjykata tha se disa dëshmitarë të Prokurorisë kishin ndryshuar deklaratat e tyre të mëparshme. Sipas gjykatës, disa mund të kenë pasur frikë ose të mos kenë qenë të gatshëm t’i tregonin të gjitha rrethanat, për shkak të shqetësimit për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

Verdikti i sotshëm s’është dënimi i parë nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë. Në shtator të vitit 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, atëherë drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pranuan dokumente konfidenciale që lidheshin me hetimet e Task-Forcës Speciale Hetimore dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ata i publikuan dokumentet në konferenca për media, paraqitje televizive dhe në rrjete sociale. Dokumentet përmbanin emra dhe të dhëna personale të dëshmitarëve dhe dëshmitarëve të mundshëm. Në maj të vitit 2022, të dy u dënuan me nga katër vjet e gjashtë muaj burgim. Në shkurt të vitit 2023, Gjykata e Apelit ua uli dënimet në nga katër vjet e tre muaj burgim, duke ua llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Gjykata konstatoi se Gucati dhe Haradinaj kishin përdorur edhe etiketime si “tradhtarë”, “spiunë” dhe “bashkëpunëtorë” për t’iu referuar dëshmitarëve. Sipas trupit gjykues, këto deklarata synonin t’i frikësonin ata dhe t’i bënin të hezitonin të bashkëpunonin me Prokurorinë./REL

hashimthaci

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin