17 November 2026, 13:44
Nga I.A
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar zyrtarisht nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit caktimin e personave të kontaktit për të formalizuar bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Në një shkresë drejtuar drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, KQZ kërkon që institucioni të caktojë një përfaqësues për komunikimin e drejtpërdrejtë dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit mes institucioneve.
“I nderuar z. Braho, Në zbatim të rekomandimit me numër 11 të Rezolutës së Kuvendit “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025 dhe rekomandimet për vitin 2026”, bashkëlidhur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndërmerr hapat për formalizimin e bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor. Për këtë qëllim, si dhe në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027, kërkojmë caktimin e një personi kontakti nga institucioni juaj. Caktimi i tyre synon komunikimin e drejtpërdrejtë, shkëmbimin e shpejtë të informacionit me qëllim hartimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin, evidentimin dhe trajtimin e veprave penale që lidhen me procesin zgjedhor“, thuhet në shkresë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, duke kërkuar caktimin e një personi kontakti për të koordinuar bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
“I nderuar z. Çela, Në zbatim të rekomandimit me numër 11 të Rezolutës së Kuvendit “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025 dhe rekomandimet për vitin 2026”, bashkëlidhur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndërmerr hapat për formalizimin e bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor. Për këtë qëllim, si dhe në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027, kërkojmë caktimin e një personi kontakti nga institucioni juaj. Caktimi i tyre synon komunikimin e drejtpërdrejtë, shkëmbimin e shpejtë të informacionit me qëllim hartimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin, evidentimin dhe trajtimin e veprave penale që lidhen me procesin zgjedhor“, shkruhet në kërkesë.
KQZ i është drejtuar zyrtarisht Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke kërkuar caktimin e një personi kontakti për koordinimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor. Në shkresën drejtuar kreut të Policisë së Shtetit, KQZ kërkon që institucioni të caktojë një përfaqësues për komunikimin e drejtpërdrejtë dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit lidhur me veprat penale që mund të cenojnë procesin zgjedhor.
“I nderuar z. Hita, Në zbatim të rekomandimit me numër 11 të Rezolutës së Kuvendit “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025 dhe rekomandimet për vitin 2026”, bashkëlidhur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndërmerr hapat për formalizimin e bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor. Për këtë qëllim, si dhe në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027, kërkojmë caktimin e një personi kontakti nga institucioni juaj. Caktimi i tyre synon komunikimin e drejtpërdrejtë, shkëmbimin e shpejtë të informacionit me qëllim bashkëpunimin ndërinstitucional për parandalimin, evidentimin dhe trajtimin e veprave penale që lidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në shkresë./Dosja.al
KQZ spak
Aktualitet
17 November 2026, 12:41
E.d
Pamje
CËRRIK- Një zjarr i rënë gjatë natës në një stan bagëtish në fshatin Pazhok të Bashkisë C&eu...
Aktualitet
17 November 2026, 12:23
E.d
Pronari i kompanive farmaceutike, Ilir Shehu
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar ditën e sotme disa pasuri të luajtshme dhe të pal...
Aktualitet
17 November 2026, 11:41
E.d
Ermal Lulaj
VLORA- Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë...
Aktualitet
17 November 2026, 11:16
E.d
Prokuroria e Vlorës
VLORA- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një pasuri me vlerën rreth 7.5 milionë euro në pronësi të...
Aktualitet
17 November 2026, 10:28
E.d
Pamje
HAGA- Seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe katër të pandehurve të tjerë sapo ka nisur në Hagë. Në...
Aktualitet
17 November 2026, 10:21
E.d
Prokuroria e Posaçme
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për dy efektivët e policisë, të akuzuar p...
Aktualitet
17 November 2026, 10:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Organizatat shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes së...
Aktualitet
17 November 2026, 09:54
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Një tjetër person i kërkuar ndërkombëtarisht për përfshirje në trafikun e 485 kilogram&...
Aktualitet
17 November 2026, 09:22
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Një mësues i shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë ësht...
Aktualitet
17 November 2026, 07:39
E.d
Pamje
Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian ...